Sot në Pendik të Stambollit është përuruar parku “Adem Jashari”. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Fadil Osmani i ftuar special nga Komuna Pendik e Stambollit.
Të dielën në Komunën Pendik të Stambolli me iniciativën e Remzi Sheker nënkryetar i komunës Pendik i përkrahur edhe nga Kenan Shahin kryetar i komunës është përuruar parku modern që mbanë emrin e kryelegjendarit Adem Jashari.
Fadil Osmani zyrtar komunal i cili për një kohë të gjatë ka ruajtur lidhjet me komunën Pendik tha se kësaj radhe është ftuar si mik special i Komunës Pendik.
Osmani tha se ishte ndjenjë e veçantë të shikoje tërë atë krenari që e kanë shqiptarët në Stamboll për emrin që tash e tutje do ta ketë ky park. “Adem Jashari ishte sot i gjallë tek shqiptarët e Stambollit sepse të gjithë shprehën emocionet e tyre në momentin kur parku u pagëzua me emrin e tij” tha Osmani.
Bravo,ju lumte.
Kosovaret e Stambollit te mbledhin te holla dhe te vendosin nje shtatore te Adem Jasharit ne kete park.