Nga ditët biblike, në garën për të kolonizuar Botën e Re, e deri në Luftën e Dytë Botërore, historia njerëzore ka qenë e pasur me njerëz që i kanë shërbyer vetes duke tradhtuar kombet e tyre. Por në fund, jo të gjithë e patën mundësinë të shijojnë frytet e tradhtisë së tyre. Rrjeti amerikan “ABC news” hap librat e historisë dhe na propozon nje lexim alternativ, atë të tradhtarëve
1.Juda Iskariot – Një nga 12 apostujt e Jezusit, Juda, e tradhtoi atë pas Darkës së Fundit, në kopshtin e Gjetsemanit, duke e dorëzuar te ushtarët romakë për 30 sikla argjendi. “Do të arrestoni atë që do të puth”, iu tha. Shpejt mori ndëshkimin për fajet e tij. Pas kryqëzimit i flaku tutje paratë në shenjë pendimi dhe kreu vetëvrasje. Juda është shndërruar në një prej figurave më të përqeshura të historisë perëndimore dhe emri i tij sot është sinonim i tradhtisë.
2.Marcus Brutus – Ishte një nga vrasësit e Jul Çezarit. E famshme është fraza: “Edhe ti Brut, biri im?” e shqiptuar kur senatori romak iu bashkua komplotit për rrëzimin e Çezarit nga pushteti. Tradhtia e Brutusit u nxit nga shqetësimet e tij për Republikën Romake. Mik i dashur i Çezarit, ai u përball me këdo që aspironte pozitën e diktatorit. Sedra e tij e ndjeshme bëri që armiqtë e Çezarit ta manipulonin lehtë, duke e shtyrë të besonte se vdekja e tij ishte e domosdoshme për mbijetesën e republikës. Marcus Brutus “fisniku i romakëve” tradhtoi miqësinë për republikën sepse e donte më shumë këtë të fundit.
3. Doña Marina – Ndoshta një nga gratë më të urryera në botën hispanike, në disa qarqe e njohur si prostitutë, e tradhtoi popullin e saj duke e dorëzuar te pushtuesit e pamëshirshëm. Një ish-skllave e lindur në një familje acteke, Dona Marina ishte e përkthyesja dhe e dashura e pushtuesit të “Spanjës së re” (Meksika e sotme), Hernando Cortes. Si skllave iu dhurua atij në vitin 1519, bashkë me 19 gra të tjera dhe orendi floriri nga banorët e Tabascos.Sipas legjendës, ajo ishte një hallkë vitale gjuhësore që ndihmoi Cortesin për të pushtuar Botën e Re, ku ajo njihej si La Malinche (tradhtarja).
4. Benedict Arnold
Në fillim të Luftës së Pavarësisë Amerikane, Benedict Arnold, ishte një hero dhe një general brilant, por në fund të saj, ai e tradhtoi ushtrinë e tij duke kaluar te ajo britanike. Kjo e fundit e humbi luftën dhe Arnold, përveçëse një gjeneral disfate njihet në historinë amerikane edhe si renegat dhe tradhtar. I pezmatuar ngaqë mendonte se nuk vleresohej sa duhej gjenialiteti i tij ushtarak, ai ua ofroi West Point-in britanikëve për 20 mijë sterlina, por pasi komploti iu kuptua, ai u tërhoq bashkë me trupat britanike. Pas luftës ai dhe bashkëshortja e tij jetuan në Angli. Arnold njihet si tradhtari më i madh në historinë amerikane.
5.Marshal Pétain
Pasi kishte takuar Adolf Hitlerin, Marshal Petain mbajti një fjalim më 30 tetor të 1940-s para popullit të tij francez, në të cilin deklaronte: “Sot unë po përgatis rrugën e kolaboracionit (bashkëpunimit)”, kjo thënie e ndryshoi njëherë e përgjithmonë konotacionin për fjalën “kolaboracionist”. Megjithëse Petain e përdori atë në sensin pozitiv, veprimet dhe roli i tij në histori, e ktheu termin në një sinonim të ‘tradhtarit’. Një hero i ushtrisë gjatë Luftës së Parë Botërore, Petain mbështeti regjimin pro-nazist në Francë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi firmosi një armëpushim me Gjermaninë. Qeveria Vichy në Francë me orientim fashist, të cilën ai e mbështeste është një nga kapitujt më të errët të historisë së këtij vendi. E gjithë jeta kulturore dhe politike u ndikua duke kaluar ligje antisemite, ku Franca ashtu si Spanja dhe Evropa e Lindjes i deportoi hebrenjtë në kampet e përqendrimit. Me fitoren e aleatëve, Petain fluturoi drejt Gjermanisë, por më vonë u kthye në Francë për t’u përballur me gjyqin për tradhti të lartë. Ai u shpall fajtor dhe mori dënimin me burgim të përjetshëm, të cilin e kreu deri në vdekje në ishullin Ile d’Yeu./ D.Gjuzi
ne kemi tradhetret tone.
ndryshimi eshte se i kemi bere heronj duke na zene dhe rrugen me shtatore tek treni.
saliu (ber-ish) ka bere me shume se keta duhet te njihet edhe ky si tradhetar i lart,apo sipas ca oportunisteve ne opozite mjafon dalja ne pension, shqitaret evertet nuk mendojn keshtu.
i takon dhe ahmet zogut nje vend ne renditje se vec tradhetis vodhi dhe floririn
Se shpejti do t’ja shtojme listes.
Pa Hamza Kastrioti dhe Kastrioti i sotem, Kaçi i Zi, ku jane?!
Duhet ta nisim nga Hamza Kastrioti, pastaj Ahmeti i Fatimes dhe i fundit Sali Ram Berisha. E dini si e ka namur Skenderbeu familjen Berisha pasi e spiunoi te turqit. Ua them une: “Or Berishe, or Berishe qeni / As kurkund te mos zant veni / As ne trillik, as pleqni / Mos u bafshi kurr tri shpi”.
per shqiperine
esat toptani,ahmet zogolli, sali ber isha
Ky Gjenerali Amerikan(Benedict rnold) qe kaloi me Anglezet gjate luftes per Pavarsi te Amerikaneve me ngjan si dy pika uji me Kacin e Zi.Kaloi me Berishen kur ky i fundit pesoi disfate.
Po të mos ishin tradhëtorët e sojit ali shukria,fadil hoxha,azem vllasi,tahir zema etj, kurr serbia nuk do të mund të kullotej nëpër “bahqet” e Kosovës.
po sali serbi dhe luli femra e haruat qe shiten ujrat dhe token ton e haruat ?ku do ta marin denimin kur te gjallet enveri apo tani qe jan gjall se populli i do ne litar te varur