Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti gjatë një takimi me komisioneren e BE-së për Peshkimin dhe Çështjet e Detit, Maria Damanaki theksoi se qeveria aktuale e ka në fokus të veçantë sektorin e peshkimit i cili sipas tij ka potenciale të mëdha ekonomike si për punësimin e njerëzve dhe rritjen e eksporteve. Nga ana tjetër duket se Bashkimi Europian kërkon rritjen e shfrytëzimit të kapaciteteve ujore të Shqipërisë. Standarde më të larta dhe teknika bashkëkohore në peshkim do të ndikojnë në rritjen e mirëqënies së vendit dhe do të garantojnë mbrojtjen e mjedisit. Në takim u diskutua rreth mundësisë për ngritjen e një porti peshkimi dhe turistik në qytetin e Shëngjinit si edhe të një kantieri për riparimin e anijeve. Gjithashtu, gjatë diskutimeve u ra dakord që të bashkëpunohet me BE-në për hartimin e një strategjie për zhvillimin e sektorit të peshkimit në detin Adriatik dhe Jon. Gjatë takimit me ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, Komisionerja e BE-së ka kërkuar nxitjen ekonomike të aktivitetit të peshkimit dhe plotësimin e standardeve të BE-së në këtë sektor. “Industria e përpunimit të peshkut duhet të punojë me lëndë të parë vendase si edhe të shihet mundësia e ngritjes së një tregu të specializuar për peshkun”, u shpreh komisionerja e BE-së, Maria Damanakis. Ministri Panariti theksoi rëndësinë e madhe që ka sektori i peshkimit, si përsa i përket sigurimit të të ardhurave për banorët e zonave bregdetare, punësimin e tyre, por edhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve “made in Albania”. Një tjetër çështje që u sugjerua ishte gjetja e mënyrave për nxitjen ekonomike që mund t’u jepet peshkatarëve shqiptare për të realizuar aktivitetin e tyre në respekt të standardeve europiane si dhe për diversifikimin e nevojave të gjuetisë me qëllim mbrojtjen e rezervave të peshkut. Njëkohësisht vendi ynë duhet të shfrytëzojë dhe rezervat e paeksploruara deri tani, duke mundësuar që industria e përpunimit të peshkut të punojë me lëndë të para të vendit.
6 Comments
Le te shpresojme!
Ore po tani qe do marim armet kimike ne Shqiperi do rtitet peshkimi ne emnyre skandaloze fare -hahahahahahaha
Po ashtu Turizmi do lulezoje ne kulm, se turistet jane tipa kurioze qe kane qejf te shikojne amret kimike te Asadit ..hahahahaha
A e dini se akoma edhe sot pas 23 vitesh tranzicion, ku serbomalazezi Sali Ram Shiqere Berisha shiti edhe guret e qenefit te tij viçidolor, ekziston Ndermarrja Shteterore e Rritjes se Midhjeve me zyra ne Sarande e Tirane, qe i kushton kontribuentit shqiptar miljona e miljona lek, perfshire edhe telefonata me celulare per e me midhjet?
Nuk e ka pare akoma Edi Rama apo i duhet ta mbaje ne eficience mbase per guston e tij te njohur si midhje-ngrenes.
Ku ka ngel peshk me ne det,kur deti esht bere infeksion plenash!
Pervecse bretkocave ku jetojn ne uij te qelbet, nuk ju ngelet vec peshkatarve!
Haruat brigjet e Kroacise,u mbyten nga plenat tona!
Por ka edhe me keq ,kush ka kaluar dikur anes liqenit te Pogradecit shihte tufa te medha zogjesh te zinj mbi liqen ,pse ska me do te pyesnit ? Aty bregut te liqenit deri ne mesin e tij jane vendosur brenda ne uje disa rrjeta fluturuese e kane emrin qe kapin edhe ne furtune gjithcka u del para perfshi edhe Guzat qe shiten per njemije leke te vjetra copa…
E tere ekonomia e peshkimit aktuale eshte vetem produkt i njerezve pa ndihmen e shtetit;perjashtoj ketu ndermarrjen e midhjes Sarande.
Me gjysmen e vijes kufitare,bregdet,peshkimi dhe perpunimi i tij duhet te perbenin nje nga komponentet me te rendesishme te ekonomise sone.
Shpresoj ne mekembjen e ketij sektori jetik ekonomik te Shqiperise,me programin me serioz qe eshte bere per te ,ne 23 vjetet e fundit,nga qeveria e zotit Rama.