Është zbuluar një arsenal armësh dhe municionesh nga policia e Peshkopisë.
Personi që dyshohet se i përkasin armët është arrestuar.
Sipas policisë së Peshkopisë, municionet dhe armët u gjetën në një banese në fshatin Pollozhan, kurse në pranga u vendos Shaban Murati.
Sipas policisë u sekuestruan 3 pushkë, mina e predha antitank, një pistoletë dhe mitralozi, si dhe katër arka me nga 700 fishekë.