Të gjithëve na bren ndërgjegjia kur shkojmë në treg dhe shikojmë tregtarët e varfër tek ulërasin dhe bërtasin për të tërhequr klient për produktet e tyre në mënyrë që të rrisin shitjet. Në rradhë të parë na vjen keq më tepër për xhepat tonë që nuk blejmë tani produktet bazë jetike. Zbrazëtia e tyre na bënë të të ndalojmë para çdo tezge të tregut dhe në fund pasi e kemi qesdisur të gjithë, vetëm një qese arrijmë të mbushim. Kanë qenë kohë të arta ato kur arrinimin të mbushnim sofrën familjare sipas dëshirës së gjithë pjesëtarëve të familjes. Sigurisht kjo jo për mungesë të dëshirës për t’i plotësuar kënaqësinë e shijes çdo kujt në tryezën e familjes por më tepër nga zbrazëtia e xhepave tona që çdo ditë e më tepër po bëhet edhe më e frikshme. Në tregunë e lagjes çdo ditë po boshatisen tezgat. Kjo jo për faktin se ka blerje të mëdha por më tepër nga mungesa e blerjeve. Fuqia blerëse në treg sapo vjen e shteron. Madje edhe Dyli, tregtar i produkteve ushqimore me eksperiencë shume vjeçare, do ta mbyllë tezgën pasi nuk është i kënaqur me shitjet, madje nuk mbyll dot as qeranë e tezgës tani. Dyli është i njohur në të gjithë tregun si tregtar me zemër të gjerë. Peshorja e tij nuk të hante hakun madje Dyli të mbushte qeset gjithmonë më tepër se nga sa paguaje. Ishte tregtari më me emër në tregun e lagjes, aq i njohur u bë i njohur në lagjen tonë për zemër bujarin e tij sa në çdo bisedë emri i Dylit nuk mungonte. Por kohët e fundit Dyli filloi të mbante një fytyrë të pezmatuar në treg. Buzëqeshja e ngrohtë që e karakterizonte i ishte ngrirë. Tashmë Dyli nuk kishte më dëshirë të punonte si më parë. Tregtia po i shkonte çdo ditë e më keq. Peshores së Dylit filloi t’i humbte nami i mirë dhe gjithmonë e më shumë njerëzit filluan ta shihnin me dyshim. Kjo jo për faj të tij, por më tepër nga nevoja për të rritur në mënyrë artificiale fitimin pasi çdo ditë e më tepër Dyli po e boshatiste tryezën e familjes së tij. Tre fëmijët e Dylit tashmë nuk kishin më çantat e shkollës mbi shpinë, por vetëm trastat e fruta – perimeve që i sillnin babait çdo ditë për furnizim. Çdo kush filloi të kuptonte hallin e Dylit, por nuk vepronim pasi nuk kishim më fuqi për të blerë produktet e tij. E vetmja gjë që mund të bënim ishte që të rrinim përball tezgës së Dylit disa minuta duke u shtirur sikur do të blenim në mënyrë që të rrisnim shpresën e tij por pas disa çastesh largoheshim nga peshorja e Dylit vetëm me kujtimin e vjetër.
Email nga adresa: [email protected]