Tani që Lulzim Basha hipi në majë të piramidës partiake teorikisht duhet uruar. Partia Demokratike tani për tani është ende një aset i madh kombëtar. Veçse.. Në reshperim të veprave që bëhen, të synimeve politike partiake të projektuara, a duhet vallë që t’i thërrasë Lulzimi vetëdijës? Për të bërë një vetëskaner (edhe pse të vështirë! ) të përvojave dhe veprave që i ka lënë deri më tani vendit dhe politikës?
Unë nuk do të dëshiroja kurrë t’u ndërprisja kënaqësinë e celebrimit Lulzimit dhe miqve të tij, drejt atyre majave të lavdisë, por… Por tani kur ai gjendet në atë post, sipas projektit të Berishës, po edhe të vetvetes gjithashtu, a duhet vallë të ndjejë nëse ka gjë tjetër Brenda tij veç boshllëkut? Mund të jetë e mjerë ajo ekzistencë që teksa kërkon të reflektojë gjerësisht vlera. brenda mbart antivlera. E tillë sjellje fatkeqësisht nuk duhet të përkonte me gjeneratën e re që po synon ta menaxhojë shtetin shqiptar të së nesërmes.
Ndaj na mbetet si shpresë e fundit brejtja e vetëdijes. Ajo sjell ditë të vështira nëse nuk ndodh atëherë kur duhet. Nëse e ke atë, apo nëse nuk e ke, kjo duhet të jetë e qartë: dhe atëherë mund të themi se hipja në majë të piramidës mund të komentohet me një thënie dibrane: “Shkofsh e shkofsh, e në majë mos hipsh!”. Është një urti e madhe popullore dhe një dilemë filozofike që do ta ketë çdo udhëheqës për përgjegjësitë që ai mban ndaj bashkësisë që tenton të drejtojë.
Berisha dhe Lulzimi bartin dhe do ta bartin në historinë e këtij kombi një Marrëveshje Detare me Greqinë. Ishin arredues të kurorës që i vunë mbi krye, Paktit të Shitjes së Detit Kombëtar, në një festë të turpshme, që historia do ta shkruajë sot apo nesër. Ky ishte dueti i pare: Kryeminsitri dhe Ministri i Jashtëm i një Shqipërie që s’e kish mbledhur ende vetveten e saj të shprishur në Ballkan. Ky duet dhe “shou” para një mjedisi diplomatik, gjeostraegjik dhe politik të shformuar kësillojshëm, habiti edhe vetë fqinjën tonë Greqinë. Ndërsa ata të dy, në lavdinë e rreme, vijuan të mbanin kokën lart, në kreninë e tyre të çuditshme e të pavend, ardhur kushedi prej ç’shtysash të dyshimta.
Berisha vetë, bëri edhe një sakrificë tjetër, në ruajtjen e Lulzimit, në mos ballafaqimin e tij, me mediumet dhe opinionin shqiptar: Ai mori përsipër oponencën (ashtu siç mori në po të njëtën mënyrë oponencën për 21 janarin kur Lulzim Basha ishte Ministër i Rendit Publik) duke marrë në duar edhe kompasin, (si dhe rregulloret e Gardës). Fotografia e parë yllndiçuese që kaloi rrotull globit ishte ajo e Lulzimit me Bakojanis me buzëqeshje frymëzuese, çka afroi me fishekzjarre, të dytën: dy kryeminsitrat Berishë- Karamanlis.
Në nënshkrimin e Marrëveshjes, fjalët shoqëronin firmat, po në fakt, shumica e tyre, lundronin shumë larg prej këtej, përdoreshin terma detare, dhe emra brigjesh, që Basha nuk i kish parë e dëgjuar kurrë dhe që me sa duket as që i duheshin.
Në kërthizë të lajmeve duhet të ketë pasur një “thagmë” të ardhur s’dihet se nga ku, prej Ministrisë së Jashtëme, që Basha drejtonte. Lajmi fluturonte si një shpend i marrë pa orientim të qartë, herë me shpejtësi, duke lëshuar sinjale alarmi se diçka nuk shkonte në atë anije hidrografike kërkuese dhe ndarëse. Kurse Basha buzëqeshte asaj dite të shitjes së madhe. Fjalët fluturonin me valët elektromagnetike, në krahë. Valë të dukshme dhe të padukshme. Nga fundi i detit Ilirik, sinjalet vinin tek zemra e Kombit. Mallkimi vinte prej vetvetes, sigurisht. “Tkurren kufijtë detarë të Shqipërisë në Jug të vendit. Qeveria Berisha i ka dhuruar dje Greqisë ujërat tona territoriale. Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua dje në selinë e Kryeministrisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe homologut të tij grek, Kostas Karamanlis – shkruante kronika e kohës.
Mbi ujanë, u mblodh gjithë ai gatim diabolik i koordinatave. Lajmi ishte përmbytës. Nuk ia kishte pritur mendja kurkujt. Dhe dy personazhet e historisë së tradhëtisë moderne të shqiptarëve ishin Berisha dhe Basha. Të dy udhëheqësit dhuruan detin me nje mirëdashje të veçantë dhe plot fisnikëri të habitshme miqësore dhe fqinjore. Shënd e verë ishte Karamanlisi pak më tej. Përfaqësuesit e medias nuk duhet të bëjnë asnjë pyetje. Këtë realitet e sjell historia e pesonazheve politikë më të dyshimtë të Shqipërisë: Berisha që dha dorëheqjen dhe Basha që mori dorën e regjisorit në krye të Partisë Demokratike, një parti deri më sot, sunduar, jo e drejtuar.
Shumë gjëra mund të ndodhin. Por Lulzim Bashës nuk do t’i ndahet asnjëherë ajo pyetja e fillimit të këtij shkrimi: “A e bren vetëdija për antiveprën që ia ka bërë Shqipërisë?”
TURP QE KETA QUAJNE VETEN SHQIPTAR!
Zoti Myslym Pashaj, ju i beni thirrje Lulzim Bashes,kryetarit te ri te PD-se dhe opozites, qe t’i therrase vetedijes.Shume bukur.
Por, une kam nje thirrje per ju: po zotit Ilir Meta,partnerit kryesor te Edi Rames,krahut te tij te djathte,atij qe i dha fitoren koalicionit te majte dhe vete Edi Rames, pra, a keni gje per t’i thene Ilir Metes,zoti Pashaj?!
Sepse, i nderuar kolonel, ishte Ilir Meta,ai qe sapo beri koalicion me Berishen,jo vetem qe e mbeshteti fuqimisht marreveshjen qe ju denoncuat,por edhe juve vete ju quajti “sharlatan”,”matuf” etj etj….! Te pakten, Basha nuk ju ka ofenduar si Ilir Meta.
He pra zoti Pashaj ,c’keni per t’i thene Ilir Metes,zevendeskryeministrit te atekohshem ,per shitjen e detit?!
Ju jeni i ndershem (apo jo), prandaj si i tille duhet qe, te njejten gje qe thoni per Bashen ta beni edhe per Meten,sepse edhe Ilir Meta e mbeshteti fuqishem shitjen e detit,madje shkoi deri aty sa ju quajti “plak matuf”… apo e ke harruar e?! Flm.
Ore Robespjere ka firmosur ministri ai denohet she kryeministri mos u merr kush shau etj te tjerat kane te bejne me moralin she jo me ligjin.Shqiperia eshte e te gjitheve she jo prone e Lulit.
Zoti Myslym,qe te te vrasi apo te te kenaqi ndergjegja,ne rradhe te pare duhet te kesh nje te tille.Ndergjegje apo vetedije kane qeniet njerezore… Berisha eshtnje e moster instiktive qe nuk arrin te kontrollojne asnje nevoje e deshire normalisht.Ai nuk ka filtra dhe “tjetri”per te eshte “objekt” dhe jo “subjekt”.Basha eshte nje objekt i persosur ne te gjithe kuptimin e fjales,pra nje cope mishi me dy sy,i lene totalisht te manipulohet e perdoret per cdo gje qe ka nevoje Berisha.
Kjo eshte nje dyshe klasike qe do rrokullist bashke nese ligji do funksionoje.Kete duhet te bejme ne!
Jo vetem berisha e basha qe dihet qe dy monstra ,por vete pd in se eshte nje krijese e tille ,por cfare ndergjegje pret nga njerez qe militojne ne nje parti qe eshte nje lloj hibridi .
Pd qenka aset kombetar???? Zot, o zot, ku je? Dil e shih se çfarë po i bëjnë krijesës tënde më të bukur me emrin Shqipëri!
Pd, aset kombetar???? Pu pu pu pu pu puuu! O nëne o nëne! Pd-ja aset kombëtar? Zot, mos durofsh! Mbi gjysmën e popullatës e largoi në dherat e huaj, dhjetra mijë shqiptarë te vrarë, të sëmurë, të vdekur nga uria e sëmundjet, grabitja dhe shkatërrimi total i pasurive kombëtare. Ku jane bonifikimet, tokat e reja, taracat, pemishtet , fabrikat, uzinat, konsultoret, infermeritë, bibliotekat, shtëpitë dhe vatrat e kulturës, Institutet kërkimore shkencore, laboratoret dhe mijra objekte social kulturore e tërrci e vërrci. Zoti nuk më paska dëgjuar!
E cfar vrarje ndergjegjeje thua zoti Myslim,ku ka ndergjegje kjo lloj specie e ngjizur ne laboratorin e Saloiut,me mire thuaj mut I jati,mut I biri mut, kush beri te jatin.Hibridet e dale nga laboratori I Saliut ,si ky palo kryetar I pd-es me emrin Lul Basha,nuk mund ta nxjerin partin e Saliut nga bataku ku ka rene.
jam shqiptar mijera vjecar
por dua te them qe ne shqiptaret jemi te vonuar si kudo por dhe ne nacionalizem.
tregoj vetem nje fragment
ne fillim te 1992 jetoja ne Greqi.
filloi konflikti per emrin e Maqedonise nga Greqia
cdo mbremje shikoje ne tv protesta masive te grekeve ne cdo ane te botes
qe nga Australia e deri ne Alaske.
protestat kishin vetem nje thirrje “Maqedonia eshte greke”.
Basha eshte thjeshte nje antishqiptar qe duhet te jete prapa hekurave te burgut ja vetem per detin, por ne radhe te pare per 21 janarin dhe vjedhjen e fondeve ne rrugen e Kombit. Berisha le ti bjere legenit e le ta nbroje.
Basha,berisha duan plumbin lule te ballit .jane te dy njesoj si esat pashe toptani dhe ahmut bej zogolli tradhetare te felliqur ,per fajin e berishisteve e nanoisteve shqiperia ngjan me spital psiqatrik ne qiell te hapur ,nje vend pa bosht ,pa nje politik kombetare .
Kta jan tradhtaret ma te medhenj qe ka pas kombi Shqiptar tuj bashku edhe mbretin laskaruk dhe hujdut
RROFT SHQIPNIA DHE ASHT E JONA DHE KURR MOS TJA DERZOJM KERKUJT DHE TA MBROJM ME CDO KUSHT
O zoti Myslym, mos u perzje me ne politiken e sotme se nuk ka vend per enveristet. Hesht qe te ngelesh i nderuar me ate qe bere per denoncimin e ceshtjes se kufirit ujor me Greqine. per te tjerat je vecse nje ish oficer te cilet kishit partine mbi te gjitha.
Lulzim Basha eshte djali i Ilir Enver Hoxhes.
E GEZFSHI HUMNEREN KU U HODHI POPULLI.
MIRE ESHTE TE LINI GRATE PER CA KOHE DO ZOTI JU FUTE RAMA NE BURG
Do te kisha deshire te dija nga prof.Pashaj se si ka shkuar filli i kufijve detare,po qe se di dhe per ata tokesore ,mire do te beje.?
U shiten,u falen ,u delimituan apo kane ngrire procedurat.
Na i sqaro keto gjera, e per mendimin tim personal,mos u perzje me politike se te perdoren keq.
U merzitem shume dhe me rezultatin e partise ku ishit deri me 23 qershor.
Mos u zhvlereso akoma sepse une qe te shkruaj ju njof si teknicien shume te afte,se ckerkon ketu(ne llumpolitiken) ti e di.
Numrat nuk bejne politike,ajo i perdor ata kur nuk e kane mendjen.
Respekte.