Kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi ka reaguar me një sqarim te gjate lidhur me gjithë sa qarkulloi në rrjetet sociale për pikturën e Edi Ramës si basketbollist në palestrën e qytetit.
Në faqen e tij në FB, Peçi shkruan se palestra po dekorohet me foto sportistësh të shquar që kanë një lidhje me Tepelenën, si Agim Fagu, Lefter Shkëmbi, Shpëtim Mellara , Strakosha, Igli Tare, Muhedin Targa, etj.
Sqarimi i Tërmet Peçit
Unë, Tërmeti i fitores “publiçitare” dhe punës revolucionare, siç duket nuk mund të ndahem dot nga disa njerëz e portale për së largu, të cilet, paskan vendosur që më shumë se të merren me çështje thelbësisht të rëndësishme për shoqërinë, merren me mbushjen e boshllëkut të kafeneve e derexheve të atyre që skanë e s’dinë si t’i zënë orët me punë.
Ne po i ndërtojmë Tepelenës në këto ditë një nga qëndrat sportive multifunksionale që ndoshta rajoni i ka ëndërruar dhe kjo megjithëse nuk ua zuri syrin këtyre “të ngopurve me punë”, sigurisht që duhej një pikturë murale që t’i frymëzonte për të ngjallur kreativitetin deri ne dëlir, duke thënë se një kryeministër ish-basketbollist, paska zënë vendin në një kënd sportiv të lojrave më dorë.
Ju, skeptikët e informacionit pa moral e pa kurrkund formimi që i keni rënë në qafë profesionit, duhet të dini ose pyesni nëse s’dini, se aty nuk qëndron një kryeministër me gravatë por rend e rreth janë disa nga njerëzit që i kanë dhënë mjaft vlerë sportit shqiptar në fund të viteve 70 – 80-të, duke e përfaqësuar atë në arenën europiane. Kushtrim Zaçe, nëse e shohim me këndin tuaj, është një demokrat me shumë vlerë dhe kontribut në sport si një Tepelenas.
Më tej Agim Fagu, Lefter Shkëmbi, Shpëtim Mellara apo mandej Strakosha, Igli Tare, Muhedin Tarka e shumë e shumë të tjerë po aq të rëndësishëm e me vlerë sa emrat që përmendëm, janë frymëzim i një brezi me talent që preku Europën. Pse jo të mos jenë ikonat të fëmijëve në qytetin tonë,të jenë motivi për të qënë apo bërë dikush, të rriten me sportin, ta duan, ta vlersojnë, të bëhen ata shembulli i gjurmëve të historisë në sportin Shqipëtar ?
Këta njërëz nuk i shqetësoi mjerimi i ekzistencës së asaj gërmadhe që flinte në mes të qytetit me dekada, por as nuk i frymëzoi ky projekt kaq dimensional që do të jetë “mjeku” më i mirë në shëndetin fizik të fëmijëve që rriten në këtë Tepelenë.
Kryeministri ju që se dini ka qënë ai që inicioi me atë vullnet dhe shpirt sportisti, që ai projekt të realizohej për këta fëmijë sepse do të gjente financim, që ky brez që rritet të njohi standartin dhe qytetarinë dhe jo baltën e harresën. Mos kjo duhet të më bëjë të skuqem prej turpit ?!
Nëse ky imazh do ishte shqetësim për fëmijët apo vet qytetarët e mi, atëherë sesi e zgjidh unë si kryetar, te ashtuquajturin “problem”, ajo është krejtësisht çështje e imja si i zgjedhuri me votë nga po Ata. Jam i sigurt se ai imazh aq sportiv me topin e basketbollit në dorë është rezultati frymëzues i votëbesimit që ky qytet i fali më 25 qershor jo vetëm në Tepelenë, po mbarë vendin.
Tepelena di se çbën me njerëzit e saj, sepse mjaft mirë dihet prezenca e këtyre figurave që janë me emër të madh në art, sport, kulturë, akademi, shkencë, inxhinieri, mjekësi e çfardo fushe tjetër të jetës. Ne jemi po aq krenarë që i mbajmë në gjardanin e vlerave të çmuara të kulturës dhe traditës tonë.
Bëjini pyetjen vetes sesa i peshoni këtij vendi dhe çfarë bëni për ta parë më mirë, përpara se të bëheni sehirxhinj dhe mediokër ndaj atyre që me punë, mund dhe djersë e duan këtë vend të vogël në Europën e madhe…
Ti Termet debil dhe injorant, duhet te kuptosh se parate qe jep buxheti i shtetit, te ardhurat nga taksat lokale, etj, jane para te taksapaguesit shqipetar dhe as kryeministri e as ti nuk i keni nxjerre ato para nga xhepi. Eshte e turpshme qe te vendosni portretin e Kryeministrit neper palestra ku do te hyjne femije dhe sportdashes te cilet nuk kane pse ndikohen nga figura politike. Ngaqe je katunar 100 karat dhe ne jeten tende nuk ke pa noiher sport, mesoje qe Edi Rama, nuk ka qene ndonjehere ndonje sportist i shquar, por nje lojtar medioker i Dinamos si mijra sportiste te tjere te asaj kohe, dhe qe edhe ndonje grumbullim ne kombetare vinte si rezultat i miqve qe e rrethonin. Nuk e kemi pare kurre te luante me kombetaren, sepse ne ate kohe luanin emra te tjere te medhenj te paarritshem nga Edi Rama. Po te jap vetem nje emer qe nuk e ke degjuar kurre Gaz Caci…Vere atje dhe askush nuk do te te shaje por perkundrazi do te thone ke vene nje legjende….E plot e plot emra te tjere pa fund qe shkelqyen ne ate kohe…
Ty “Demi” patjeter qe te ka tredhur Saliu, se s’ka mundesi ndryshe. Po ju dhe te tredhur, luftoni me gjishtin qe u ka lene pa prere.
VETEM KY DHE KIM JONG UN-I, BEJNE
NGA KETO MANOVRA STRATEGJIKE.
Vleresoj shkrimin e z Termet por njekohesisht kritikoj komentuesin Demi duke i thene se njerezit qe punojne eshte me mire te mos komentosh sesa te injorosh.Mjafton te shohesh punen qe ka berre partia tende qe te bindesh .Njerezit qe punojne duhen vletesuar dhe mbeshtetur . I tille eshte dhe z Termet qe drejton qytetin e nderuar te Tepelenes.hpun