Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Pique projektohet si president klubi i skuadrës katalanase
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Pique projektohet si president klubi i skuadrës katalanase
Sport

Pique projektohet si president klubi i skuadrës katalanase

Leda Hysa
Published December 28, 2018
Share
SHARE

Gerard Pique bleu para pak ditësh aksionet e skuadrës së Andorrës në futbollin spanjoll, ndërsa kompania e tij “Kozmos” po reformon Kupën “Davis” në tenis. Por, futbollisti i Barcelonës nuk kërkon t’u vendosë frè ambicieve të tij, e tani po projektohet si presidenti i ri i skuadrës katalanase.

Mbrojtësi, që i dha lamtumirën kombëtares spanjolle pas polemikave të vazhdueshme dhe mbështetjes së referendumit për Katalonjën, pritet të braktisë futbollin e luajtur për të qëndruar gjithsesi në të njëjtin ambient.

Ai synon Presidencën e Barcelonës, një objektiv të cilin synon ta realizojë në kohën kur të skadojë mandati i kreut aktual të klubit “blaugrana”, Jozep Bartomeu.

Pas suksesit në fushë, me 7 kampionate spanjolle, 4 Champions, 3 Superkupa europiane, 3 Botërorë klubesh, 1 titull kampion bote dhe një Europian me Spanjën; Gerard Pique do t’i dedikohet tani karrierës si drejtues. Mediet iberike thonë gjithashtu se, në platformën e tij të ardhshme do të ketë vend edhe për Xavi, Iniesta dhe Puyol.

Leda Hysa December 28, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?