Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Piramidat misterioze të Sudanit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Piramidat misterioze të Sudanit
Bote

Piramidat misterioze të Sudanit

anazapta
Published February 8, 2013
Share
SHARE

Faqja e internetit “Livescience” ka publikuar një artikull mbi zbulimin e 35 monumenteve në Sedeingas të Sudanit të ngjashme me piramidat e egjiptianëve të lashtë. Arkeologu Vinsent Francinji, drejtuesi i ekspeditës jep detaje për ndërtimin e tyre

 

Faqja e internetit “Livescience” ka publikuar lajmin e zbulimit të 35 piramidave të vogla të rrethuara nga disa varre, të gjetura në nekropolin (varrezë e lashtë) e Sedeingas në Sudan. Ekzistenca e këtyre varreve antike të  zbuluara në fund të vitit 2012  i ka befasuar jo pak studiuesit, që mendonin se në një hapësirë aq të vogël nuk mund të kishte aq shumë varre. Në të vërtetë, në një kamp prej vetëm 500 metra katrorësh janë gjetur jo pak, por 35 piramida. Janë ndërtuar 2000 vjet më parë, gjatë epokës Kush, periudhë e cila ka marrë emrin e mbretit që ishte në fuqi. Ky e adhuronte arkitekturën e stilit egjiptian dhe megjithëse epoka Kush përfundoi me vdekjen e mbretit, nuk ndodhi e njëjta gjë me ndërtimin e piramidave, që zgjati për shekuj me radhë.

Përmasat

Megjithatë, këto piramida në miniaturë nuk mund të barazohen me tri veprat madhështore të Gizës, sepse janë më të vogla në përmasa, ndonëse të ngjashme në strukturë. Arkeologu Vinsent Francinji, një ndër autorët e zbulimit, tregon se këto monumente përdoreshin për të mbushur të gjitha boshllëqet e nekropolit të Sedeingas. Më e madhja e tyre është 7 metra e lartë, ndërsa më e vogla, ndoshta për të përkujtuar një fëmijë, 0.75 metra. Sipas Francinjit, e para është e dekoruar me figura shelgjesh lotuese dhe shpendësh të ndryshme. Janë ndërtuar me materiale mjaft të qëndrueshme dhe nga brenda janë të veshura tërësisht me blloqe gëlqerore.

Piramidat e zbuluara ruajnë imazhet e perëndive egjiptiane, si: Isida, perëndesha e pjellorisë, apo Anubi, zoti i të vdekurve. Gjithashtu, ato shfaqin imazhet e disa traditave të lashta, në të cilat populli i drejtonte lutje ndihme dhe adhurimi perëndive. Në pjesën strukturale të harkut të piramidave, njëra plotëson pjesën e brendshme të kupolës. Me shumë mundësi kjo strukturë është ndërtuar në dy kohë, me një kube të realizuar poshtë monumentit dhe të ristrukturuar në një periudhë më të vonë.

 

Përgatiti: Dorina Gjuzi

 

anazapta February 8, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?