Policia sqaron rrethanat e plagosjes së 58-vjeçarit Nezir Buci, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme në Kamëz, Tiranë. Sipas uniformave blu, në konflikt janë përfshirë Nezir Buci, 58 vjeç, dhe çifti i bashkëshortëve Idriz dhe Dallandyshe Pitarka, përkatësisht 33 vjeç dhe 32 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie, pasi djali i viktimës, Adriatik Buci, dyshohet se mund të ketë ngacmuar bashkëshorten e autorit Idriz Pitarka.
Arrestimi
Një 58-vjeçar është plagosur me armë zjarri sot paradite në Kodër Kamëz. Sipas policisë, Nezir Buci, 58 vjeç, është plagosur nga Idriz Pitarka, 32 vjeç, nga Bathorja. Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë personin e dyshuar si autor të plagosjes. Në momentin e arrestimit atij iu sekuestrua dhe pistoleta me të cilën ka kryer plagosjen. I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak.