Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 17:35 të mbrëmjes së djeshme pas një ceremonie fejese. Remzi Brahimi 51 vjeç është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi ka plagosur me armë zjarri automatik Hekuran Aliun 40-vjeç për motive të dobëta në një gëzim familjar ku ishin të dy prezent. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një grindje të vogël momentale mes autorit dhe 40-vjeçarit. Nën efektin e lartë të alkoolit 51-vjeçari Remzi Brahimi ka drejtuar automatikun drejt mikut të ardhur nga Rrogozhina dhe ka zbrazur me breshëri 12 herë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje djali i autorit ka marrë menjëherë të plagosurin me një automjet triçikël që kishte në oborr dhe e ka çuar në Spitalin Ushtarak. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të plagosurit është e rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e saj. Sipas grupit hetimor pista kryesore është humbje e ekuilibrit dhe vetëkontrollit të autorit për shkak të alkoolit. Policia ka marrë dëshminë e 6 personave ndërkohë që janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë për tu marrë në pyetje. Në vendngjarje janë gjetur 12 gëzhoja. Dëshmitarët bëjnë me dije se autori dhe i plagosuri janë miq me njëri-tjetrin.
Miq ???
vetem ligjet e ENVERIT na sjellin ne isllah ne si popull,se ndryshe do shuhemi.