Delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit do të paraqesin sot në Bruksel planet e tyre për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Një ditë më parë, kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se marrëveshja është në favor të fqinjësisë së mirë dhe të paqes. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e p111arë për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill në Bruksel, nën praninë edhe të shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.