Një SMS më erdhi atë ditë nga Stasburgu: “Ngjarja e 21 janarit pa autor?? Sa pak kushton jeta e një shqiptari”, shkruhej në ekranin e celularit. Ishte vajza ime. Është studente e vitit V master për Drejtësi e Ligje Europiane. Godina ku ajo studion nuk është shumë larg nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. (gjykatës së cilës Gjykata e Tiranës ju referua në mënyrë tallëse në vendimin për 21 janarin). Megjithëse në periudhë intensive provimesh, vajza kishte mundur të informohej para meje për atë se çfarë po ndodhte në Shqipëri.
Gjatë këtyre dy ditëve kam replikuar vazhdimisht me kolegë të mi, gazetarë, jo për gjyqin e 21 janarit se ai vendim është një turp i madh, por për faktin që ne gazetarët kemi heshtur gjatë përsa u perket njerëzve të “drejtësisë”. Nuk e di se pse media nuk është marrë thuajse kurrë me gjyqtaret, por jemi marre p.sh me nje kryetar bashkie bie fjala ne Poliçan, Leskovik apo Belsh. Pasojat nga mekatet e një kryetari bashkie të një province jane disa herë me te vogla se pasojat që sjell vendimi i padrejtë i nje gjyqtari. E kemi vene gishtin te politika dhe kjo i ka ndihmuar të korruptuarit e drejtësisë të ndihen komod dhe të mbrojtur (kopertina mbresëlënëse e DITA-s dy ditë më parë ishte një përjashtim i rrallë dhe ndoshta hera e parë në dy dekada).
Klithet për pavarësi të drejtësisë, por kjo farë drejtësie në Shqipëri nuk e do pavarësinë. Po të ishin të pavarur ato do ishin si ne, pasi vetëm rrogën do merrnin. Nuk do të kishin mundesi të kishin Porsche e Cadillac, shtepi e banesa në Tiranë e bregdet, por do të udhetonin ashtu si një gazetar me një “Benz 190” prodhim i vitit 1986. Rrogën e kemi njësoj teorikisht. (të njejtin mendim kam edhe për disa peudogazetarë që marrin me mijra euro të pamerituara në muaj; as këta nuk kanë ç’e duan pavarësinë sepse ashtu do jetonin me rroga dhe nivel jetese si ne të tjerët). E megjithatë ata janë pakicë në komunitetin e gazetarëve, kurse gjykatësit kanë qenë të gatshëm t’i shërbejnë në bllok pushtetit pa bërë ndonjë rezistencë.
Pas vitit 1997 kur në presidencë erdhi Rexhep Meidani, tentoi të ndermerrte një reformë në drejtësi në fokus të së cilës ishin “plepistët”. Por gjyqtarët e Plepave u mbrojten duke formuar një shoqatë me një emër të gjatë dhe të vështirë (fillonte me “eks” dhe mbaronte me “seks”) duke e detyruar presidentin Meidani që të tërhiqej. Që nga ajo kohë u vendos një si kompromis i heshtur midis socialistëve e demokratëve. Njera palë do të kishte gjyqtarët e Plepave që do të shantazhoheshin nga socialistët në pushtet, ndersa pala tjetër do të kishte gjyqtarët e regjimit komunist që do të shantazhoheshin kur demokratët të vinin në pushtet. Kjo marëveshje të kujton marëveshjen Thaçi-Rugova-Kushner të korrikut të vitit 1999 për ngritjen e policisë së Kosovës. Hashim Thaçi kërkonte që të punësonte në policinë e Kosovës ish luftëtarët e UÇK-së me kusht që ato të dorezonin armët, pra UÇK-ja të demilitarizohej. Këtë kerkesë të Thaçit e ka shfrytëzuar Ibrahim Rugova duke kërkuar edhe ai që të punësoheshin në polici ish- policët shqiptarë që kishin sherbyer në kohën e Titos. Kjo marëveshje u pranua nga guvernatori Bernard Kushner dhe sot e kësaj dite policia e Kosoves perbehet nga ish- luftëtarë të UÇK-së dhe ish policë të kohës së Titos.
Pasojat e këtij kompromisi të heshtur për gjyqësinë në Shqipëri po i vuajnë shqiptarët sot. Sistemi i drejtësisë është i tëri në sherbim të politikës. Pandeshkueshmëria, apo ndeshkueshmëria selektive vjen edhe për faktin se tashmë gjyqtarët janë shnderruar në sekt. Ato perpos legjislacionit në fuqi mjaft favorizues për ta , mbrohen edhe nga “sekti”, ku gjykojnë njeri-tjetrin në një cikël të mbyllur. Asnjëherë dhe në asnjë rast, asnjë gjyqtar apo prokuror nuk është ndeshkuar, pasi ato janë mbrojtur nga kolegët e tyre. Kështuqë gjyqtarë e prokurorë në Shqipëri sot janë “Lule mos me prek”.
Ndaj është tepër irrituese shprehja që u pëlqen aq shumë disave: “Kur flet gjykata duhet te heshtim”, sikur të ishim ne Amerike. Cila gjykatë – pyes si gazetar. Media nuk ka investiguar asnjëherë se si i gjithë personeli i gjykatës apo prokurorisë së Tropojës, por edhe një numer i madh gjyqtarësh nga Shkodra janë transferuar (edhe gjatë kohës së Mosiiut e Topit) në gjykatat kryesore në zemër të Shqipërisë, kur në Tropojë “de facto” deri para pak vitesh gjykata e prokuroria ka funksionuar vetëm në bordero edhe për faktin se ka ende 150 vrasje pa autor. Ndryshe ndodh në Kosovë: Faqet e gazetave atje hapen çdo ditë me akuzat për dyshime të korrupsionit të gjyqtarëve e prokurorëve. Edhe në Kosovë ka gjyqtarë e prokurorë që emërohen në poste të rendesishme për t’u shantazhuar, por media ka investiguar për të tilla raste. I tillë ka qenë rasti i Nazmi Mustafit, kryetari i Task-Force Antikorupsion në Prokurorinë Speciale të Kosovës, i arrestuar nga EULEX për korrupsion. Nazmi Mustafi kishte punuar si oficer policie në kohën e Milosheviçit në Kosovë deri në vitin 1999. Me hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë ai u largua nga Kosova nga frika e ndonjë hakmarje. Më pas ai është kthyer dhe ka punuar në UNMIK. Pas largimit të UNMIK-ut, me nderhyrje të kryeministrit Hashim Thaçi ai u emërua Shefi Task-forcës kundër korrupsionit në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Nderkohë që media në Kosovë hetoi lidhur me të kaluarën e tij duke hedhur dyshime se ai ishte vendosur në atë detyrë për t’i sherbyer klanit të kryeministrit, pasi ky i fundit e kishtë të lehtë t’a shantazhonte për shkak të së kaluarës së tij. Shkrimet e mediave i paraprinë arrestimit të tij nga ana e EULEX-it. Në Shqipëri nuk ka EULEX, por as media nuk ka bërë ndonjë investigim për ndonjë gjyqtar a prokuror.
Përmirësim? Shpresat janë të vakta. Marr shkas nga replikat e Kryetares së Kuvendit të enjten në parlament, ku ajo akuzoi ata që ka përballë se “edhe ju keni vrarë”. Kjo replikë sipas meje perkthehet: “Ne kemi vrarë, ju keni vrarë. Jemi barazim. Asnjeri nga ne nuk denohet, atëherë çfarë keni që flisni”.
Pas 23 qershorit a do të vazhdojnë të jenë në sistemin e drejtësisë ish- gjyqtarët e regjimit komunist dhe plepistët e gatshëm për të marrë “detyra të reja” nëse nderrojnë pushtetet? Është një pyetje së cilës opozita e sotme duhet t’i japë një përgjigje të prerë.
Shkrim shume i goditur dhe i kuptueshem per lexuesin. Eshte e vertete se nuk po merret kush me gjykatat sikur keto jane jashtetokesore. Kjo eshte e habitshme se si do te funksionoje. Nese vazhdohet keshtu me kete drejtesi me mire te ikim te gjithe nga Shqiperia ne menyre qe te nderhyje Europa se ndryshe na la ne fatin tone te mjere
Shkrim me nerv dhe ishte koherent. Per sa i perket drejtesise, bashkohem me artikullshkruesin , por me teper problemi me duket se politika se bashku me drejtesine jane problemi numer nje, sepse veprojne si nje trup. Shume rralle gjykatat tona kane dhene vendime kunder grupit politik ne pushtet.
Bravo, Bashkim Shala.
Nga nje ish kolegu juaj.
Jo o gazetare. Nuk trajtohen problemet kaq politikisht dhe kaq cektesisht. Eshte trmerrsisht e dhimbshme vrasja e kater protestuesve te pafajshem. Vrasja e tyre meriton nje trajtim te gjithanshem, politik, social, ligjor, por akoma me e pafaleshme do te ishte denimi me 48 vjet burg dy personave te cilet mund te jene jo fajtor por fatekeq, nder te gjithe ato plumba vetem te atyre sollen vdekjen e protestuesve. a nuk qelluan edhe te tjeret. a mund te akuzohen edhe ata nw tw njetwn forme per tentative vrasje.
Kjo ceshtje kerkonte hetim shume te hollesishem, te paanshem, akuza duhej te formulohej ndryshe, kerkonte shume profenalizem. rishihe me kete sy edhe nje here ceshtejn dhe mos ji aq i politizuar. Gjynahi i ketyre ushtereve qe punojne per buken e gojes mund te te vrasin … ndergjegjien ( ne se e ke).