Shashka e fundit e votimit të 16 vjecarëve nuk do jetë e fundit deri në votimet e 23 Qershorit. Sigurisht shqiptarët nuk i trëmb votimi i motakëve, por i shqetëson shumë manipulimi me votën sikundër ka ndodhur gjithmonë kur zgjedhjet i ka organizuar Saliu. Padyshim që shqiptarët nuk duan të dëgjojnë nga Sali Shashka të tilla ide idiote por kanë kohë dhe i kërkojnë Saliut që t’ia dorëzojë P.D (pasurinë e tij të cmuar) të rinjve, të cilët kanë mbushur dhe moshën sipas Kushtetutës dhe Ai të largohet përgjithmonë nga politika. Pikërisht ky veprim do të ishte shumë e mirpritur e do ju bënte një nderë të gjithë shqiptarëve sidomos për perspektivën e rinisë. Por kujdesin maksimal duhet ta bëjë OPOZITA aktuale, sidomos me shashkën e re të plakut Sali, sepse ai me bandën e tij në Ministrinë e brëndshme mundet të ketë avancuar me listat e votimit. Saliu është tërbuar fare sepse e ka të qartë, se pas rrëzimit nga pushteti patjetër do të përballet me ligjin dhe drejtësinë dhe do të dënohet shumë rëndë për krimet ndaj popullit dhe vëndit.
Letër e nënshkruar: Teki koka