Në orët e para të vitit 2019, konkretisht në 00:30, ka ndodhur një tragjedi në një familje nga komuna e Gjilanit. Dyshohet se burri ka vrarë aksidentalisht gruan e tij, përderisa ishte duke festuar me armë Vitin e Ri. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Gazetën Express.
Ismet Hashani nga zyra për informim në policinë e Gjilanit, tha se viktima është 62-vjeçare, ndërsa rasti ka ndodhur në fshatin Selvishtë afër Zhegrës, në komunën e Gjilanit.
“Është e vërtetë, ngjarja ka ndodhë mbrëmë, saktësisht në 00:30, në emergjencë është është sjellë një grua pa shenja jete. Hetimet e para thonë se burri i saj aksidentalisht ka shkrep me armë të gjuetisë në drejtim të saj. Gruaja ka ndërruar jetë”, tha Hashani.
Burri është ndaluar për 48 orë në Polici, ndërsa trupi i gruas është dërguar për obduksion.
Rasti po cilësohet si “Vrasje nga pakujdesia”.
v/l/ Dita
Tregues i qartë i nivelit kulturor të popullsisë !
Tregues i qartë i nevelit kulturor vajtues të kësaj popullsie !
Po më vjen shumë keq për familjen.Ngushëllime familjes!Kjo tregon se ne cfare niveli jemi dhe se ligji është vetëm pro forma.Ma do mendja, se ky ka qenë madje nën ndikimin e alkoholit.Tek ne meshkujt festojnë me armë nga ideja absurde se janë më burra nëse ja shkrepin.Këto atavizma të mesjetës duhet ndaluar dhe duhet dënuar rëndë.Çfarë tragjedie!