Turma të mëdha njerëzish me flamurin tajlandez në duar, kanë marshuar nëper rrugë, duke filluar nga parku kryesor i kryeqytetit Bangkok. Aktivistët anti-qeveritarë kërkojnë që kryeministrja të dorëhiqet dhe që sistemi politik të reformohet. Në kulmin e demonstratave, që filluan në nëntor, protestuesit bllokuan rrugët kryesore të Bangkokut, si dhe zaptuan godinat e ministrive. Lideri i protestuesve deklaroi para mases se manifestuesve se qytetarët i kërkojnë qeverisë një reformim te menjehershem qe mund te ndryshoje jetesen e tyre.
Ai beri apel qe autoritetet aktuale që të mos riorganizojnë zgjedhje, pasi çdo proces i tillë do të bojkotohet nga qytetarët.
Demonstratat vijnë një javë, pasi Gjykata Kushtetuese e Tajlandës, i shpalli zgjedhjet e përgjithshme të 2 shkurtit të pavlefshme.
Leave a comment