SMS në DITA
Në 0689073730
Zonja Nikolla! Nuk shohim asgjë konkrete nga ana juaj në lidhje me ndërtimet me leje abuzive apo pa leje në oborret e shkollave. Bëni një inspektim dhe do shihni me sytë tuaj këtë maskaradë. Ejani shikoni shkollën “3 Dëshmorët”, shkollen “Rilindja”, shkollën “Fiqiri Kurti” e Gjimnazin e qytetit të Kavajës për të nxjerrë një përfundim për gjithë shkollat e vendit.
Unë tani jam ish-mësues në pension, por më djeg zemra për gjeneratat e reja, ku përveç degradimit të procesit mësimor dhe kurseve private që me nismën tuaj do eliminohen, nxënësit nuk kanë hapësirat e nevojshme për edukim fizik.Veç kësaj, lokalet janë ndërtuar deri ngjitur me hyrjet për në shkolla. Respekte Dita!