Një polic Gjerman nga Baden-Württemberg ka mbetur i vdekur dhe një tjetër u plagos, në një aksident rrugor, teksa transportonin në aeroport një shqiptar, i cili duhet të kthehej në vendin tonë.
Nga aksidenti, shqiptari 33-vjeçar i cili ishte ulur në sediljet e pasme të makinës së policisë ka marrë vetëm disa plagë të lehta.
Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50 të ditës së hënë, në autostradën 5, në Zeppelinheim, afër Neu-Isenburg të Gjermanisë, kur makina e policisë goditi nga prapa një kamion, i cili transportonte shtylla çeliku.
Sipas “Bild”, nga goditja shtylla shpoi xhamin e parë të veturës dhe e godet kokën e policit, i cili ngiste veturën.
Nga plagët e marra polici gjerman 45-vjeçar nuk arrin të mbijetojë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik.
Edhe Zoti nuk duron me…