Procedim penal ndaj tre inspektorëve të Policisë Pyjore në Pogradec, pasi lejuan prerjen e pyjeve në mënyrë të paligjshme. Procedimi ka nisur ndaj I. Z., 40 vjeç, D. H., 27 vjeç dhe inspektorit të tretë më iniciale F. B., 47 vjeç. Burime zyrtare të policisë vendore thanë se nga hetimet e kryera ka rezultuar se të dyshuarit, gjatë ushtrimit të detyrës, kanë abuzuar duke favorizuar subjekte të ndryshme në rrethin e Pogradecit, me qëllim prerjen e paligjshme të pyjeve. Tashmë tre inspektorët e arrestuar do të përballen me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.