Një 27-vjeçar akuzohet nga policia vendore se mesditën e djeshme, pas një grindjeje familjare në fshatin Memëlisht, ka goditur me thikë fqinjën e tij duke e plagosur. Sandokan Meçaj, është autori i dyshuar, kurse e dëmtuara B. M., 34 vjeçe, njëkohësisht e afërme e të riut, ndodhet në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat. Po dje nisi procedimi ndaj M. K., 53 vjeç, pasi në grindje e sipër ka goditur me grusht M. P., 52 vjeç, banues në Shkup.