Pretendimi se prona ku po ndërtohej një pikë karburanti ishte e tija dhe ende në proces gjyqësor mes palëve, ka çuar një 50-vjeçar që të pengojë punonjësit për të ndërtuar objektin. Policia vendore mori nën hetim në gjendje të lirë A. G., banues në fshatin Buçimas, që u denoncua se nuk ka lejuar disa punëtorë dhe penguar punën tek ky karburant, pasi është në proces gjyqësor me F. A., administrator i kësaj firme që po kryen punimet. Akuza e ngritur është “vetëgjyqësi”.