Një trafikant droge do të ekstradohet në Itali pas arrestimit në Londër.
Shkëlzen Zuna, 39 vjeç nga Berati ishte në kërkim nga shteti italian që prej vitit 2013, pasi u dënua me 14 vjet burg për trafikim heroine për një periudhë 10-vjeçare.
Zuna u largua nga Italia para daljes në gjyq dhe shkoi në Britaninë e Madhe, ku dyshohet se është përfshirë në një bandë të krimit të organizuar me bazë në Londër dhe Essex.