Drejtori i uniformave blu Ardian Çipa është larguar për një specializim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në vend të tij është komanduar për disa ditë Arben Dashi.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë.
Por këto burime shtojnë se komandimi i Drejtorit të Tiranës Dashi është i vlefshëm edhe për 4 ditët e ardhshme, pasi me rikthmin në Shqipëri, Çipa do të mbajë postin që kishte.
Komandimi është bërë edhe për vijimin e hetimeve mbi vrasjen e biznesmenit Artan Santo.
Arben Dashi mban postin e Drejtorit të Krimeve të Rënda dhe Akteve Terroriste në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Me mire ti rri atje se per pune ishte kot fare.