Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Rakip Suli, i cili mbulon njësinë bashkiake nr.11, ka denoncuar presionin dhe dhunën që po ushtrohet ndaj mbështetësve të opozitës në zonën e Laprakës.
Ai ka denoncuar me emra Erzen Breçanin, i bërë i njohur tashmë, dhe Alfons Muçën, punonjës i Bashkisë së Tiranës, duke i akuzuar se po ushtrojnë presion duke keqpërdorur detyrën.
“Mbrëmë në orën e vonë 23:00 të mbrëmjes, familja Kuta, e njohur si mbështetëse e imja dhe e Partisë Socialiste në njësinë 11, është dhunuar me urdhër të Erzen Breçanit, duke shoqëruar në komisariat kryefamiljarin. Motivi: përse djali i tij bën fushatë me Rakip Sulin.
Në njësinë 11 prej kohësh kanë zbarkuar eksponentë të makinerisë së pushtetit duke ushtruar presione mbi simpatizantët e PS-së, për të shtypur vullnetin e tyre.
U bëj thirrje publike Erzen Breçanit, i njohur si dhunuesi i operatorit të Top Channel, dhe Alfons Muçës, punonjës i Bashkisë së Tiranës, i instaluar në Laprakë me fushatë, si dhe çdo funksionari tjetër publik të mos keqpërdorin detyrën.
Njësia 11 do rilindë me 23 qershor, asnjë qytetar i saj nuk do lejojmë të preket nga ky pushtet shantazhues. E gjithë kjo na bën thjesht më të fortë dhe fitoren tonë më shkëlqyese”, shprehet Suli. / TEMA
ky pushtet ika ditet e numruara prandaj ben presion mbi opoziten socialiste
Ore trimat e Ps-s,lerini thirrjet ju se sdegjon haleja nga pordhet,por pergjiugjuni me te njejten force legeneve te tille,se keta shurraqe po nuk qene ne grup ikin si te dhjere rruges mos i shoh njeri/
E dine dhe vete qe jane te humbur.nuk dine cte bejne,dhe disa dite sa ti shporim qelbesirat