Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm edhe dy zyrtarë të tjerë në Bashkinë e Lushnjes krahas kryetarit Fatos Tushe.
Në pranga janë vënë nënkryetari Gentian Nushi si edhe Drejtori i Prokurimeve, Leonard Sefa, raporton ABC News.
Të dy ata akuzohen për abuzime me procedurat e tenderit për asfaltimin e një rruge.
Në korrik të këtij viti, SPAK arrestoi kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe si edhe 10 persona të tjerë me akuzën se kishin abuzuar me procedurat e tenderit për një kanal vaditës.
Të gjithë ata u akuzuan për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
Ishte një tender me vlerë 24 milionë lekë ai që çoi pas hekurave kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe bashkë me 10 persona të tjerë me tyre zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe dhe biznesmenë.
Mes të arrestuarve ishte edhe Flamur Peqini, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje i cilësuar si “koka” e grupit, Gazment Çela, zv. drejtor i Ndërmarrjes së Pasurive Publike dhe Xhemal Hasko, përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje.
Prokuroria është rikthyer sot në Bashkinë e Lushnjes duke i vënë prangat edhe dy zyrtarëve të tjerë.
j.l./ dita
Cironka zotninj, cironka….Ku jane peshkaqenet qe mbartin ne barkun e tyre djersen dhe gjakun e ketj populli? Qe po i bejne karshillek me vila, apartamente, para te fshehura, toka , biznese etj etj?
Po riciklohen politikanet e njejte qe nga 1991 dhe populli po varferohet dhe emigron. ShBA dhe BE vetem retorika dhe ne perfundim mbeshtezin kedo politikan hajdut qe vjen ne krye te pushtetit. Nuk e shohin ata qe ketu nuk ka sindikata se i kane blere qeverite me ish shtepite e pushimit te punetoreve dhe se fundi u mbajne nga paga eche 2000 leke cdo mesuesi per sindikatat e pavarura, te cilet ja dine per faleminderit qeverise per kete veprim dhe tallin bytthen me problemet e punonjesve. Po te donin, te dy palet, BE dhe ShBA ti shpallnin jo nongrada por kriminele e megahajdute te gjithe politikanet shqiptare qe jane pasuruar ne keto 30 vite me djersen e vjedhur te ketij populli.
Por ju vjen keq ta bejne kete, se nuk ju intereson. Pra asnje shprese ne popullin e varferuar.