Gjek Çelaj, i pranishëm edhe më parë në faqet e DITA-s, është ndër dëshmitarët okularë të ngjarjeve të 2 prillit 1991 në Shkodër, ku katër njerëz, mes tyre i riu Arben Broci, u vra dhe 20 policë u plagosën rëndë. Si zv.drejtor i Policisë së Shkodrës, ai dhe disa drejtues të tjerë të policisë u piketuan si “kokë turku” për vrasjet në fjalë, autorët e të cilave sot e kësaj dite mbeten mister zyrtarisht. Çelaj u dënua në një gjyq qesharak tipik berishian, por në vitin 1997 u pargua nga burgu dhe fitoi azilin politik në Kanada.
Nga Gjek Çelaj
Më 12 dhjetor 1990, u njoftua krijimi i së parës parti politike opozitare të pas Luftës së Dytë Botërore, e cila do të merrte pjesë në zgjedhjet e para politike pluraliste që do mbaheshin më vonë, më 31 mars 1991. De jure sistemi kishte ndërruar. Mbetej të realizohej në praktikë zgjedhja e lirë shumëpartiake dhe shndërrimi i ekonomisë nga kolektive e shtetërore në atë private.
….
Menjëherë pas legalizimit të PD-së, një nga ndjenjat mbizotëruese ishte edhe ajo e kuriozitetit dhe e dëshirës së shumicës së njerëzve për të ditur se ç’është dhe ç’përfaqëson kjo parti dhe kush janë ata persona që qëndrojnë në krye të saj. Sapo u njoftua krijimi i PD-së në mass-media, TVSH (Televizioni Shqiptar) dha në mbrëmje, në emisionin e lajmeve, përfaqësuesin e studentëve dhe kryetarin e Komisionit Nismëtar të kësaj partie i cili quhej Azem Hajdari. Kronika ishte bërë në Qytetin e Studentëve dhe personi në fjalë lexoi disa kërkesa e objektiva të partisë së re. Dy gjëra ranë menjëherë në sy nga kronika. Personi që u prezantua si përfaqësues i studentëve ishte në një moshë më të madhe se gjithë studentët e tjerë dhe, së dyti, të bënte shumë përshtypje fakti se protagonisti nuk ishte në gjendje jo vetëm t’i shqiptonte rrjedhshëm, por, madje, as t’i lexonte si duhet ato që kishte shkruar në letër.
Duke diskutuar për këtë problem, një kolegu im nga Tropoja më sqaroi se e njihte shumë mirë atë që më vonë do të quhej “Lideri i Dhjetorit”. Azem Hajdari ishte nga një fshat i Bajram Currit dhe rridhte nga një familje dinjitoze. I ati ishte anëtar i PPSH, kurse i vëllai jo vetëm anëtar i thjeshtë por edhe punonjës i aparatit të Komitetit të PPSH së rrethit të Bajram Currit. Azemi kishte mbaruar shkollën e mesme me shumë vështirësi, dhe pas ndërprerjes së shërbimit ushtarak, kishte punuar 5-6 vjet këpucar në qytetin e Bajram Currit. Më pas, në saj të ndërhyrjes së të vëllait ishte dërguar në moshën 26 vjeçare, padrejtësisht, në shkollë të lartë, në Universitetin e Tiranës ku studionte për filozofi. Përherë kishte manifestuar deficite të mëdha të karakterit me sjelljet e qëndrimet e tij në vendlindje, të cilat qenkëshin përligjur me një raport mjekësor, sipas të cilit shëndeti mendor kishte qenë shkak edhe për të ndërprerë shërbimin e detyruar ushtarak.
Pyetja e parë që i lindte çdo njeriu ishte: A nuk kishte vallë njerëz më të ditur dhe më me reputacion që të përfaqësonin këtë lëvizje kaq të rëndësishme politike dhe shoqërore, por duhet të dilte si i tillë një njeri që nuk dinte të fliste mirë as gjuhën shqipe? Koha do të dëshmonte më vonë se peshkaqenët politikë qëndronin në skalionin e dytë dhe po prisnin motin politik për të peshkuar më të sigurt…
ZGJEDHJE POLITIKE DHE POLITIKË HORRASH
Zgjedhjet politike të 31 marsit 1991, janë konsideruar si të parat zgjedhje pluraliste të pas Luftës së Dytë Botërore. Po ta shikojmë me vëmendje historinë politike të Shqipërisë, ndoshta do të konkludonim se ato janë zgjedhjet e para politike pluraliste dhe të lira në gjithë historinë e varfër të shtetit shqiptar. Por, e rëndësishme është se si u zhvilluan ato dhe çfarë i sollën ato Shqipërisë.

Duhet thënë se, pavarësisht nga disa incidente të vogla gjatë fushatës elektorale, këto zgjedhje u bënë në kushte shumë normale, shumë të qeta dhe të rregullta. Për 46 vjet shqiptarët ishin mësuar të shkonin në zgjedhje herët nën shoqërimin e muzikës, të votonin të qetë dhe vetëm për një kandidat apo parti politike. Siç do të tregonte koha më vonë, shqiptarët nuk i kishin mësuar ende hiletë e zgjedhjeve apo zgjedhjet me hile.
Falë tolerancës së regjimit që po jepte shpirt, si dhe faktit se shumica dërrmuese e kolektivit të RTVSH kishte kaluar me opozitën, kjo e fundit gjeti në radio dhe në televizion kohën dhe mundësitë e mjaftueshme për të propaganduar programin e vet.
Për të vëzhguar procesin zgjedhor erdhën në Shqipëri një numër i madh vëzhguesish dhe organizmash ndërkombëtare. Dita e 31 marsit 199l kaloi shumë qetë dhe pa asnjë incident në mbarë vendin.
Kutitë e votimit u mbyllën në orën 20.00 dhe filloi numërimi i fletëvotimeve. Edhe në qytetin e Shkodrës dhe fshatrat e këtij rrethi nuk pati incidente. Mbas orës 20.00 ne, si organe rendi, organizuam patrullime me makina në qytete për të mos lejuar dhunimin e qendrave të votimit.
Mbas një dite të lodhshme, rreth orës 23.00, shkova në DPB dhe u thashë eprorëve të mi se nuk kishim asnjë informacion për incidente në rrethin e Shkodrës. Pak mbas orës 24.00 morëm vesh se në rrethin e Shkodrës kishin fituar shumicën deputetët e PD. Gjithashtu, morëm njoftim se në shkallë vendi kishte fituar shumicën e vendeve në parlament PPSH-ja, por Ramiz Alia kishte humbur në zonën e tij elektorale në Tiranë kundrejt kandidatit të PD-së, një inxhinieri të panjohur.
Unë ndihesha i lodhur dhe shkova të fle në zyrën time, që ndodhej në katin e dytë të godinës. Më 1 prill 1991, u zgjova rreth orës 07.00 dhe pasi piva një kafe, u paraqita tek zyra e shefit të policisë. Pastaj, së bashku vajtëm në zyrën e kryetarit të DPB, ku ndodheshin edhe disa kuadro të tjerë drejtues.
Tema qendrore e bisedës ishte çështja e zgjedhjeve dhe kryesisht problemet e rendit që lidheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë me punën dhe detyrat e policisë. Ne ndiheshim të kënaqur që s’kishte pasur incidente në përgjithësi dhe, në mënyrë të veçantë, në rrethin tonë, për të cilin ne mbanim përgjegjësi…
Në orën 15.30′ të datës 1 prill 1991, ndoqa emisionin e lajmeve në TVSH. Lajmi i parë fliste për zgjedhjet dhe bënte të ditur se, sipas rezultateve paraprake, PPSH kishte fituar rreth 62 % dhe PDSH rreth 27% të vendeve në parlamentin e ardhshëm me 250 deputet. Shumë zona mbeteshin në balotazh. Ramiz Alia kishte humbur në zonën e tij elektorale përballë kandidatit të PD-së. Në emër të PPSH foli sekretari i Komitetit Qendror të saj, Xhelil Gjoni, i cili, pasi falënderoi popullin për votëbesimin, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Pyetjes për shkakun e humbjes së Ramiz Alisë në zgjedhje, ai iu përgjigj se humbja ka ardhur si rezultat i shkëputjes së partisë nga masat. Siç do të merrnim vesh më vonë, kjo thënie u kuptua nga shumë njerëz në Shkodër si kritikë e Gjonit për Alinë dhe si mundësi e zgjedhjes së tij në postin e presidentit të republikës. Gjoni njihej në opinion si njeri i vijës së ashpër dhe askush nuk dëshironte që ai të zëvendësonte Alinë e moderuar e tolerant.
Sapo përfundoi emisioni i lajmeve, patrulla e policisë së qytetit njoftoi për grumbullime të tjera njerëzish në qendër të qytetit. U lidha me radio me shefin e policisë dhe, pasi u takuam, u nisëm së bashku drejt selisë së PD. Kur mbërritëm aty pamë se këtë radhë numri i njerëzve të grumbulluar ishte më i madh, ndoshta rreth 1000 vetë, tepër të irrituar dhe shumë banalë në shprehjet e tyre. Ramë dakord të shkonim edhe një herë tek selia e PD-së për të kërkuar ndihmën e drejtuesve të saj për qetësimin dhe shpërndarjen e turmës. Por, sapo u nisëm për atje, një djalë i ri, për të cilin dinim vetëm se punonte banakier në stacionin e trenit, na doli përpara dhe na tha se në seli nuk ka asnjë drejtues të PD dhe se dera e saj ishte e mbyllur.
I kërkova ndihmë personit të lartpërmendur për të gjetur Pjetër Arbnorin dhe ai më premtoi të më ndihmonte.
…
Pasi lashë shefin e policisë në qendër të qytetit, së bashku me qytetarin në fjalë hipëm në makinë dhe u nisëm drejt stacionit të trenit. Arbnori banonte në një shtëpi private rreth 1000 metra larg qendrës së qytetit. E kërkuam në shtëpi, por na thanë se nuk ndodhej aty dhe se nuk e dinin ku ishte.
Qytetari që erdhi me mua për të na ndihmuar më tha se ishte aktivist i PD-së dhe se dinte një “bazë” ku rrinin zakonisht drejtuesit e Partisë Demokratike. I kërkova të më çonte atje dhe ai ra dakord. Me makinën tonë u nisëm drejt “bazës”, e cila ndodhej rreth 100 metra në lindje të selisë së PD-së. Rreth 10 metra pa mbërritur aty, përballë nesh u shfaq një veturë dhe qytetari që ishte me mua kërkoi të zbriste e të takohej me ata që ndodheshin në të. E ndalëm makinën dhe ai zbriti, foli diçka me ta dhe, pasi u kthye më tha se në makinë ishin A.Hajdari dhe disa drejtues të PD-së që po shkonin tek selia e PD-së, por për Pjetër Arbnorin nuk e dinin se ku ndodhej.
E falënderova për ndihmën e dhënë dhe, pasi u ndamë me të, u nisëm me makinë drejt Institutit të Lartë Pedagogjik, sot universiteti “Luigj Gurakuqi”. Mbas 10′ dëgjova në radiondërlidhjet e policisë se turma që ndodhej para selisë së PD-së kishte marrë rrugën drejt godinës së Komitetit të PPSH-së, e cila ndodhej rreth 200 metra në perëndim të qendrës së qytetit.
I thashë shoferit të na çonte atje dhe, ndërkohë, u lidha me radio me shefin e policisë për t’i bërë të ditur situatën, por ai m’u përgjigj se e dinte dhe se do takoheshim tek ajo godinë. Kur mbërritëm tek Radio Shkodra dëgjova një krismë automatiku tek godina e partisë në pushtet që ruhej me roje. Kur vajta atje, më thanë se njëri prej policëve roje kishte parë turmën që vinte drejt objektit dhe, i frikësuar, kishte qëlluar në ajër kur turma ende ndodhej 100 metra larg objektit. I thashë njërit prej oficerëve të policisë, epror i policit që kishte zbrazur armën në ajër, që ta zëvendësonte me një polic tjetër, pasi mund të na sillte ndonjë pasojë. Dhe ashtu u veprua.
Turma prej rreth 700-800 personash, tepër e egërsuar, u afrua duke brohoritur parullat e mëparshme dhe, disa pjesëtarë të saj, duke goditur me gurë në drejtim të policëve që ishin aty. Në darkë do të merrnim vesh nga dy policë civilë, që ishin ndodhur tek selia e PD-së rreth orës 16.00, se Azem Hajdari, para se të nisej për Tiranë, i ishte drejtuar turmës me fjalët, “Çfarë kërkoni këtu? Atje shkoni tek Komiteti i Partisë…”. Dhe turma ashtu kishte vepruar.
Kur turma iu afrua godinës së Komitetit të PPSH, unë iu thashë 2-3 policëve që e ruanin atë, të hynin brenda saj për të mos u konfrontuar me njerëzit që vinin përballë, duke i fyer dhe goditur me gurë. Policët zbatuan urdhrin menjëherë. Ndërkohë, mbërriti edhe shefi i policisë me 7 oficerë e policë. Me shumë vështirësi arritëm t’i dalim turmës përpara dhe ta ndalim 10-15 metra pa mbërritur tek selia e partisë në pushtet. E vërteta është se gjetëm mirëkuptim tek 4-5 pjesëtarë të turmës. Ndonëse të panjohur për ne, ata u treguan të predispozuar t’i qetësonin më agresivët, që synonin të hynin në godinë e ta shkatërronin atë.
U lidhëm me radio me kryetarin e DPB, Çapajev Taçi, dhe i thamë të bënte ç’ishte e mundur për të gjetur drejtuesit e PD së rrethit dhe t’u kërkonte ndihmë për qetësimin dhe shpërndarjen e njerëzve të grumbulluar. Çapajevi e vlerësoi kërkesën tonë dhe u bë e mundur që rreth orës 18.00 të vinin shumë drejtues të asaj partie, si: P.Arbnori, A.Spahia, Xh.Uruçi, N.Thana etj. Ne u thamë se do të ishte mirë që t’u bënin thirrje simpatizantëve të tyre që të shpërndaheshin të qetë dhe pa incidente. Unë u dhashë një megafon për t’u folur të tubuarve dhe atë e mori në dorë P.Arbnori, i cili u tha, afërsisht, se demokracia kishte fituar në Shkodër dhe se ata duhej të qetësoheshin.
Dukej qartë se thirrja e tyre drejtuar turmës nuk ishte e sinqertë dhe nuk synonte shpërndarjen paqësore, por, siç do të më thoshte pas dy vjetësh një nga pjesëmarrësit në grumbullim, “Ata më shumë na nxitën e irrituan me ato që na thanë sesa na qetësuan”. Por, për hir të së vërtetës, kishte edhe përfaqësues të PD-së që dëshironin qetësimin e të grumbulluarve dhe evitimin e trazirave. Pasi u larguan figurat kryesore të asaj partie, disa aktivistë pa peshë qëndruan me ne edhe dy orë të tjera duke kontribuar në qetësimin e njerëzve. Njëri prej tyre, që m’u prezantua si kryetari i PD për shkollën e mesme veterinare, ndër të tjera më tha: “Kështu si e ka nisur, me rrëmuja, kjo partia ime s’do ta ketë mirë punën”. I thashë se kaosi është në dëm të të gjithë shqiptarëve.
Me keqardhje, më duhet të pohoj se turma e grumbulluar në datën 1 prill 1991 pasdite dhe që, s’i kalonte të 1000 vetët, përbëhej në pjesën dërrmuese nga lumpeni. Të rinj që kishin lidhur kokat me shamia apo shalle, gjysmë të maskuar, tepër të egër dhe që nuk hanin kurrfarë arsyeje, brohorisnin, shanin dhe shpesh i vërsuleshin godinës. Për rreth 6 orë që u detyruam të qëndrojmë me ta, na u dha rasti të komunikojmë drejtpërdrejt me rreth 30 prej tyre. Pothuajse të gjithë pohonin se kishin qenë një apo më shumë herë nëpër burgje, të dënuar për vjedhje, grabitje, vrasje etj. Ata thoshin se po luftonin kundër komunizmit dhe, në të vërtetë, s’dinin ç’ishte komunizmi, as demokracia, pasi ishin me arsimim të pamjaftueshëm.
Shpreheshin se zgjedhjet janë manipuluar dhe kur i pyesnim se nga e dinin, na përgjigjeshin se ashtu u kishin thënë. U thamë se rezultatin e zgjedhjeve e pranoi edhe Sali Berisha dhe se, po të ishin manipuluar zgjedhjet, PD-ja nuk do të kishte fituar pothuajse totalisht në Shkodër. Mirëpo ata s’donin të dëgjonin argumente. I shqetësonte shumë fjala e Xhelil Gjonit pas zgjedhjeve dhe frikësoheshin se mos zgjidhej ai presidenti i ardhshëm.
Pasi ra errësira filloi të frynte erë dhe, me kalimin e kohës, u bë ftohtë. Ky ndryshim atmosferik bëri që, pak nga pak, të grumbulluarit të largoheshin në shtëpi. Të fundit u larguan rreth orës 22.00. Nga disa prej tyre dëgjuam të thoshin se edhe të nesërmen rreth orës 9.00 do të ishin aty përsëri. E morëm më shumë si presion, por dhe nuk e larguam nga mendja jonë.
Pa gjumë, të lodhur dhe pa ngrënë, u kthyem në Degën e Punëve të Brendshme, rreth orës 22.00. Vajtëm me shefin e policisë në zyrën e kryetarit të DPB, Çapajev Taçi dhe, pasi e njoftuam me hollësi për çfarë kishte ndodhur, i thamë se ekzistonte mundësia që edhe të nesërmen rreth orës 9.00 të kishte grumbullime të tjera të paligjshme. Ai e ndau shqetësimin me drejtuesit e MPB.
Dola nga zyra e tij dhe u ngjita në katin e tretë të institucionit për të parë emisionin e fundit të lajmeve në një zyrë. Për mua dhe të tjerë si unë që flinim nëpër zyra, as që bëhej fjalë për të ngrënë darkë në atë orë. Rreth orës 22.30′, kur po ndiqja lajmet e TVSH, erdhi një oficer dhe më njoftoi se duhej të paraqitesha tek zyra e Çapajev Taçit.
Kur hyra brenda, gjeta atje Dilaver Paparen dhe dy-tre oficerë të tjerë. Çapajevi vazhdoi bisedën e nisur që më parë dhe duke na u drejtuar mua e Dilaverit tha se kishte biseduar me eprorët e MPB dhe se ata i kishin thënë që nëse të nesërmen më dy prill do të ketë përsëri grumbullime të paligjshme, ne si organe do të kërkonim ndihmën e PD-së së rrethit për shpërndarjen e tyre në mënyrë paqësore e, nëse ata s’do të na jepnin këtë ndihmë, atëherë forcat e policisë do të zbatonin ligjin duke i shpërndarë demonstruesit qysh në momentet e para të grumbullimit.
Ashtu si në vendet e tjera të botës, edhe në ligjet aktuale shqiptare, nuk parashikohej gjëkundi detyrimi i organeve të policisë për të hyrë në bisedime apo për të kërkuar ndihmën e forcave politike për shpërndarjen e grumbullimeve apo demonstrimeve të paligjshme. Nëse ne vepruam në atë mënyrë më 1 prill dhe nëse kjo na u kërkua nga drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të vepruar ashtu edhe më 2 prill, kjo tregonte se ne po bënim ç’ishte e mundur për të evituar konfrontime me grupet e irrituara të njerëzve, ndonëse ata po shkelnin ligjet. Kështu porosia e dhënë atë natë me telefon dhe të nesërmen me radiogram që “të zbatohet ligji me rreptësi dhe që në fillim të grumbullimeve të paligjshme” ishte brenda kuadrit të legjislacionit në fuqi dhe detyrave funksionale të policisë.
Duke pasur parasysh situatën e krijuar, qysh atë natë urdhëruam repartet e policisë të përforconin ruajtjen e ORV-ve dhe të ishin në gatishmëri të nesërmen që në orën 07.00. Rreth orës 23.30′, shkova për të fjetur në zyrë.
Më 2 prill 1991, pasi u zgjova nga gjumi dhe piva një kafe, rreth orës 07.00 shkova tek zyra e shefit të policisë dhe së bashku u paraqitëm tek kryetari i DPB. Çapajev Taçi na tha se kishte biseduar me kryetaren e Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Shkodrës, Terezina Marubin, dhe kishin rënë dakord që atë ditë, rreth orës 08.00 të bëhej një mbledhje në zyrën e saj ku, përveç shefit të policisë, të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e partive politike të rrethit. Meqë, në situatën e krijuar, parashikohej të kishte përsëri grumbullime të paligjshme rreth orës 09.00, ishte menduar që në atë mbledhje të diskutohej, për daljen nga situata dhe pushteti ekzekutiv i rrethit t’u kërkonte të gjitha forcave politike të kontribuonin për eliminimin e trazirave, duke u bërë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre për paqe e qetësi.
Më vonë do të merrnim vesh se atë ditë, më 2 prill 1991, qysh në orën 07.00, Çapajeve Taçi i kishte dërguar degës së PD të Shkodrës një shkresë me anën e të cilës i kërkonte që të ndërhynte për të qetësuar e shpërndarë anëtarët dhe simpatizantët e saj, përndryshe do të zbatohej ligji me vendosmëri. Siç u pa më vonë, ndonëse përmbajtja ishte formuluar me pak arrogancë, qëllimi kishte qenë gjithnjë i mirë, parandalimi i ballafaqimit të dhunshëm midis popullit dhe shtetit, të përfaqësuar nga policia.
Nuk besoj se ndokush në DPB besonte deri më 2 prill se këto grumbullime të paligjshme organizoheshin nga PD. Jo vetëm që sektori i Sigurimit të Shtetit që duhej të siguronte informacionin e fshehtë ishte paralizuar plotësisht, por, përderisa PD, me anën e kryetarit të saj S.Berisha kishte pranuar rezultatin e zgjedhjeve, ne besonim se këto tubime ishin spontane dhe shprehnin thjesht mllefin e akumuluar tek njerëzit për regjimin që po kalonte në muze. Koha do të tregonte se, ashtu si për probleme të tjera, ne po gabonim përsëri në gjykimet tona.
Në çastin kur po i bënim prezent Çapajev Taçit mundësit e pakta të forcave të policisë për përballimin e demonstrimeve të paligjshme, njoftohemi me radio nga patrulla e policisë se para selisë së PD-së kishte grumbullime njerëzish. Ishte ora 07.20′. U konsultuam me kryetarin e DPB dhe ai na tha (mua e Dilaverit) të niseshim për në qendër të qytetit dhe t’u kërkonim drejtuesve të PD-së të bënin çmos që njerëzit të shpërndaheshin. Nëse ata nuk ju ndihmojnë,- tha Taçi,- ju merrni masa dhe bëni të mundur shpërndarjen e tyre me forcën e policisë, por duhet të ndërhyni qysh në fillim pasi, po të bëhen shumë, nuk i përballoni dot.
…
Dolëm nga zyra dhe pasi hipëm në një makinë të policisë, vajtëm në qendër të qytetit. Lamë makinën rreth 50 metra larg selisë së PD dhe u nisëm për atje. Jo më shumë se 50-60 të rinj ishin grumbulluar para selisë së PD dhe thërrisnin parullat e një dite më parë, si dhe: “Eja, mblidhuni këtu-këtu!”. Gjërat e para që na bënë përshtypje ishte fakti se si kishte mundësi që këta njerëz, jo më larg se 3-4 metra nga dritaret e zyrave të PD bënin thirrje për grumbullime dhe askush nga drejtuesit e saj nuk reagonte. Së dyti, disa nga të tubuarit hynin e dilnin nga selia e PD me parulla në dorë, të cilat i merrnin ose i përgatisnin në ato zyra. Fillimisht menduam se në seli nuk duhej të kishte asnjë drejtues të asaj partie.
Kur iu afruam grumbullit të njerëzve, shefi i policisë iu drejtua atyre, “Çfarë bëni more çuna, nuk është mirë të bëni kështu. Sot nuk do ju lejojmë më të krijoni rrëmuja, prandaj ikni në punën tuaj!”.
Të gjithë heshtën, por e mori fjalën njëri prej tyre, një djalë i ri dhe i gjatë. Ai na u drejtua pa ndrojtje dhe na tha: “Ne nuk çajmë kokën për njeri, sot do ta djegim, pas pak do të vijnë edhe studentët”.
I thashë Dilaverit se studentët ishin në sistem korrespondence pasi ashtu kishin kaluar që në muajin shkurt me një urdhër të Ministrit të Arsimit. Shpejtuam që të takonim drejtuesit e PD-së. Hymë në seli dhe pamë se në zyrën që ndodhej në anën e majtë ishin mbi 10 vetë. Nuk ndodheshin P.Arbnori dhe Xh.Uruçi, përkatësisht kryetar e sekretar të PD për rrethin e Shkodrës.
Nga të pranishmit, njoha vetëm Ali Spahinë, deputet dhe anëtar i kryesisë së PD-së. Pasi i përshëndetëm, me ta komunikoi Dilaveri. Ai u tha: “Ç’bëni kështu? Ne dje i lejuam, por sot nuk mund t’i lejojmë më dhe, nëse ju nuk angazhoheni të na ndihmoni, ne do të zbatojmë ligjin”.
Disa prej të pranishmëve, e kryesisht Ali Spahia tha: “Ne s’kemi ç’u bëjmë, ata s’janë tanët dhe nuk na dëgjojnë. Edhe dje nuk na dëgjuan, prandaj s’merremi me atë punë.”
Një tjetër na tha, si me ironi: “Po ju a jeni shtet juridik, përse nuk i shpërndani me forcë?”
“Shiko zotëri,- i thashë,- kjo është rruga më e shkurtër, por ne dëshirojmë të mos përdorim forcën pasi ajo nuk sjell asgjë të mirë”.
“Nga ne mos prisni ndihmë,- tha Ali Spahia,- ju i dini vetë punët tuaja”.
Dukej qartë që kishte ndryshuar qëndrimi i tyre në krahasim me një ditë më parë, kur erdhën, qoftë edhe formalisht, e u folën të tubuarve.
Ndërsa ne po bisedonim, nga dritarja e asaj zyre që shikonte nga sheshi, pamë se rreth 100 nxënës të shkollës së mesme “Jordan Misja” po ecnin në resht dhe me mësues në krye po shkonin drejt godinës së PPSH-së së rrethit që nuk ishte më larg se 200 metra prej aty. Me ta u bashkua edhe grupi i të rinjve, që ndodhej qysh më parë para godinës.
Numrin e ardhshëm do të lexoni:
-Babai i kaosit, Berisha, vjen në pushtet
-Akuza mjerane e një trupe juristësh të tredhur
-Katër muajt e lumpenit dhe humbja pushtëruese në zgjedhjet lokale
Edhe bufi e dinte se reaksionaret antishqitpare te lidhur me viqet e Serbise ne Shkoder e kishin cerdhen. Nje gje do te doja ti thosha Celes.
Vertet beson ti se Ramiz Alia nuk ishte asi nen menge i serbomedhenjve?
Serbet sollet ne pushtet A. Zogun, E. Hoxhen dhe S. Berishen duke perdorur te njejtat metoda.
Pse Saliu i Sheqeres AS/i i serbeve nuk eshte !?
Llogjika e asaj situate kuptohej keshtu:PD duke pare se PPSH fitoi shumicen dhe me 1 Prill nuk ndodhi asgje qe te ndryshonte situaten,vendosi ta zgjidhe me kurbane.Vrau 4 djemte e Shkodres dhe fajesoi pushtetin si vrases.Argumentat e Gjekes dhe te Bedri Islamit cuditerisht perputhen,megjithese ata nuk ishin bashkepunetore ne ate kohe.Ky ishte fakt,prandaj qendrojne.Jo vetem kaq,por skenari i ketij 2 Prilli te Zi u perserit me 21 Janar me te njejten skeme,por nuk funksionoi sepse nese ne 2 Prill 1991 nuk kishte kamera e televizione,me 21 Janar kishte plot te tilla si pro por edhe kundra PD-se,qe ia nxorren bojen. So kush nuk i ka kuptuar taktikat e Sali Berishes e nepermjet tij UDB-se eshte idiot e naiv.Dhe me keqardhje e them se ka akoma shume te tille ne Shqiperi e pertej saj.
A ja vlen ,te shkruajme fakte pafund ,per dicka ,qe populli por edhe institucionet e drejtesise shqiptare i dine?! Mungon vullneti politik! Por shpresa vdes e fundit! Do t’i lutesha Zotit ose Cakos,spikerit te sportit ,qe te shikoja Berishen dhe Meten apo dhe te gjithe te perlyerit para gjyqit! Ndihmona o Zot!
Kjo tregon se jemi nje
popull pa Dinjitet ,
Perballe masakres qe politikanet ,
i kane bere popullit ne keto 25 vjete ,
E meritojme te quhemi Dele .
Dhe dele do te jemi ,
deri ate dite qe do ti kapim per
Bythe e ti fysim ne Burgje ,
duke u sekuestruar pasurite e vena Nga korrupsioni .
ia vlen, sepse \faktet jane fakte dhe duhet te shkruhen qe te ngulitet mire historia se kush jane shkaterruesit e Shqiperise, se si erdhi klasa politike e tanishme ne pushtet dhe se si jane shkaterruar bazat e shtetit shqiptar.
Nuk duhet te perseritet me kjo katrahure e fundit te shekullit te 20 dhe fillimit te shekullit te 21, katrahure qe vazhdon dhe godet te ardhmen e Shqiperise pa pushim
E po cti besh Nanos e ketij steges se bilardos qe Sali serbin e lane te livallis edhe sot e kesaje dite
Me ben pershtypje qe A.Hajdari ne Mars 1991 levizte me makine. E kujt ishte kjo makine? Ne kete kohe ne Shqiperi nuk kish makina private, por vetem shteterore.
Makinat qe vuri sigurimi i shtetit si per azemin ashtu edhe per saliun diten qe u hodh busti ne tirane.Kta te gjithe jane spiunet e sigurimit.
Ne mars e prill 1991 me dekret te Ramiz Alise ishte lejuar importimi i makinave private, kundrejt pgimit te takses doganore 10 000 leke te reja per veture dhe 15 000 leke te reja per furgon. Makinat e para private i solli ekujpazhi i anijes Dajti nga Triesteja, dhe 2-3 dite me vone me 20 shkurt duten , kur u rrezua busti i Dulles anija tirana solli partine e dyte te veturave private dhe nje mikrobuaz te vogel Fiat 2000, keshtu qe ne shkurt-mars kishte makine. Shteti per me teper i kaloi ne inventar PD-se si parti legale disa makina per qendren dhe pas zgjedhjeve edhe dsa makina per deget kryesisht per transportin e deputeteve te PD-se te sapo zgjedhur (3-4 deputete per 1 makine). Dekreti i Ramiza alise eshte i fund Janarit 1991 per makinat private. Ne maj 1991 policcai aplikoi targat e zeza per makinat private.
Pash zotin!!??Nuk u ngopet me ksi soj historinash!!??Te gjithe qe e “levrojn kte fushe” jan jasht shtetit. Ne dime qe hekri rrihet kur esht i nxehte , prandajn nuk besoj se kto ngjarje do te zbardhen. Duhet ta mesoni qe LLumi ka zene LLumin dhe PIK.
O Gjeke, ha e pi ate asistencen kanadeze e mjaft me perralla.
Qe nga koha e krijimit te shtetit shqiptar e deri me sot Serbia ka patur dhe ka nje agjenture te fuqishme ne te gjitha hallkat drejtuse te shtetit.Qellimi ka qene dhe eshte vetem nje.Per aq kohe sa nuk eshte ne gjendje ta pushtoje te pakten ta katandise ne nje vend te percare ku shqiptaret I hane koken njeri tjetrit.Kulmin kjo strategji e ariti me ardhjen ne pushtet te agjentit te UDB Sali Ram Berishes qe I dha goditjen fatale Shqiperise dhe kombit shqiptar.Per aq kohe sa barku qe polli keta tradhetare nuk do shterpesohet fati yne ka per te qene me zi se ckemi kaluar deri me sot Idhujt e reme qe krijuam keto 25 vjet duhet ti zbresim nga piedestali dhe duhet te ndergjegjesohet populli per te mare vete ai fatet e tij ne dore dhe jo te behet viktime e forcave te erresires qe kurre nuk kane sherbyer per Shqiperine por e kane shkateruar,grabitur e shitur ate.
Eshte e kote te flasesh per kete dite, se vete familjaret e viktimave, u rreshtuan me vrasesit dhe i presin vrasesit, cdo 2 prill.
E kam fjalen per vellane e Arben Brocit, qe jam teper i sigurte, qe e di me mire se cdo shqiptar, qe urdheruesit e vrasjeve te 2 prillit, jane Berisha, Hajdari, Arbnori dhe Spahija, qe kerkonin me cdo kusht, te irritonin shkodranet.
E kam fjalen per familjen e Azem Hajdarit, qe e dine shume mire se kush e vrau Azemin, ose kush e organizoi vrasjen e tij dhe perseri e presin vrasesin, cdo pervjetor.
Perse kujtohen pikerisht keta qe vete Saliu me te vetet i vrau dhe nuk perkujtohet Artan Lenja, qe u vra nga nje plumb, tek shkolla e bashkuar, ku kapterr presidenti, ishte rreshtuar tek vullnetare e Enverit?
Natyrisht keta vrases e kujtone kete date, se duan akoma te mbushin mendjen popullit, se ne nuk jemi vrasesit.
Bravo!
Interesant kjo shifra 4,(te vrare) edhe me 21 Janar later veta u vrane!! Si duket e ka fiksim berisha ket numer, sepse I eshte mbush mendja se po vrava 4 vete vij ne pushtet! Mendje e nje te semuri I denje per filma triller(horror). I tille eshte S.berisha, mallkuar qofte fracas e tij.
Nje saktesim juve te Dita-s kur prezantoni Gjek Çelen.
Nuk ishte zv/drejtor i polkicise se Shkodres, se nuk ishte ky organizim i strukturave te MPB qe eshte sot.
Gjek Çelaj ishte zv/shef i policise ne DPB Shkoder.
Shkrimi i tij, eshte nje pershkrim jetsor i ngjarjes, nje ditar personal i sakte i ngjarjeve te 1 Prillit 1991 ne Shkoder.
Jo sot, por dhe athere, kur gjerat shikoheshin dhe trajtoheshin turbullt, shumekush e kuptonte, (madje dhe qorrat dhe horrat me shume se te tjeret) se ajo ishte fillesa e zbatimit te nje skenari ogurzi antikombetar, i pergatitur me shume kujdes ne guzhinat e famkeqes UDB ne Beograd dhe Titograd (Podgorice), te cilat nen pretekstin e luftes kunder komunizmit ne Shqiperi, do te pergatisnin dhe realizonin se bashku dhe me mebeshtetjen e plote te perfaqesuesve te tyre te maskuar dhe te infiltruar ne te gjithe strukturat e sigurise por dhe te institucioneve te shtetit social komunist, pa shume mundim katrahuren shqiptare te veshur me mantelin e demokracise.
1 Prilli 1991 do te udhehite kalvarin e fatkeqesive dhe tragjedive shqiptare ne keto 25 vjet postkomunizem qe nga vjedhjet, shkaterrimet, djegiet, vrasjet dhe qe do te kulmonte me fundosjen e shtetit me 1997, grushtin e shtetit me 1998 dhe deri ne vrasjen e kater njerzve te pafajshem ne bulevard. Kjo eshte nje periudhe historike e nje tranzicioni qe perveç shkaterrimit te vlerave ekonomike dhe vrasjeve , shkaterroi dhe degjeneroi vlerat e shqiptarit si njeri, si individ, si inetlektual, si punetor, si paqedashes, si i ndershem dhe korrekt, si dashamires dhe tolerant, qe ka dy personazhe, Ramiz Alia dhe Sali Berisha, personazhe qe duhen gjykuar me gjakftohtesi dhe maturi per te gjitha fatkeqesite qe i sollen ketij populli dhe ketij vendi me veprimet e tyre abuziviste per shkaterrimin e shtetit, mbjelljen e anarshise, kulturen e krimit, te korrupsionit dhe te mosndeshkimit, duke kryer sherbimin e tyre ndaj padroneve, te cilet ata i dine se ke kane, por qe jane te qarte qe kane qene jane dhe mbeten antishqiptaret me te terbuar, barbaret e zbritur nga shpellat e Karpateve te Rusise ne shekujt e pare te ketij dymijevjeçari dhe qe zaptuan teritoret e ballkanit perendimor.
Te gjithe personazhet e tjere te 1 Prillit e ne vazhdim duke filluar me ish kepucarin rrugaç te Tropojes, i cili shkoi per dhjam qeni sipas planit te padroneve te tij dhe duke vazhduar me ish te burgosurit por dhe ish spiunet e shokeve te tyre te vuajtjes se denimit, te birin e regjentit fashist , Filip Tomes, te vetquajturin “Mandele”, Pjeter Arbenori, mjekun sadist qe shkuli shpretken e A.B per t’i shpejtuar vdekjen, Ali Spahiu dhe plot kriminel ordiner, halabake dhe rrugaçe parazite te Shkodres, ishin kukullat ruse te Sali Berishes sipas skenarit te UDB-es, skenar qe mund te zberthet vetem nese filloj hetimet per Sali Berishen duke e mberthyer prapa hekurave.
Ndryshe Shqiperia edhe per shume kohe do te vazhdoje ne kete fare rrokopuje.
Ne fakt Saliu ka qene edhe pjestar i bandave te Xhaferr Deves dhe ishte pjesmarres ne vrasjen e Qemal Stafes. Per te vrare Vasil Shanton dhe Vojo Kushin perdori kusherijt e vet nga Tropoja dhe nje here ne muaj hante darke me Titon nga ku merrte udhezimet se si ta mjekonte Enverin dhe si ta vriste dale nga dale, meqe Enveri nuk i bindej me Titos. Titoja nuk e dinte qe Enveri nuk i bindej me ngaqe harronte shpesh meqe vuante nga dementia senile, megjithate nepermjet Saliut e helmoi Enverin dhe urdheroi Mehmetin (edhe ky agjent i vjeter jugosllav) qe te vriste vehten me perpara qe te dukej sikur ishte ky njeriu qe donte te helmonte Hoxhen duke i hequr komplet dyshimet nga mjeku Sali Berisha, pioner i kundezbulimit rus me origjine nga Tropoja e Kines. Pasi te hapen arkivat e zbulimit kinez do te dali qe Saliu e rrefuzoi rekrutimin meqe nderkohe ishte angazhuar me jugosllavet dhe qysh ne vitin 1982 kishin planifikuar dy masakra te medha 2 Prillin dhe 21 Janarin. Ne ate te 2 Prillit s’kishte nevoje per ndihma te tjera, por per ate te 21 Janarit ishin lene dy vende bosh qe do te plotesoheshin me vone kur te behej e qarte qe per vrasjet e 21 Janarit do te duhej edhe kontributi i Edvin Rames dhe Ilir Metes. Te gjitha keto do te vertetohen sapo te miratohet ligji per hapjen e dosjeve shqiptare qe ndodhen ne Beograd dhe Moske.
Na ke bere per te qeshur ose me sakt per te pjerdhur, me keto qyfyre te llojit kripe Duçeje dhe shurre serbi.
Gjithsesi nofka e zgjedhur, perveç fjales se pare, i pershtatet shkrimit tend o deputet i skuadres se Berishes. Autori i shkrimit, duhet ta dish qe nuk eshte shoku yt, se ti patjeter do jesh ndonje shok i Zem kepucrregulluesit qe eshte n’ate bote. “Shpikjet” qe na ofron me infot e tua te nxjerre nga ndonje wc ne Monte Negro, jane pikerisht ato qe me teper se groshet qorre na provokojne shfryrje gazrash, pavarsisht se nuk eshte vendi. Saliu i Ram Shiqeres prej Vuçidoli, nuk ka qene pjestar i bandave te Xhaferr Deves dhe as pjestar i vrasjeve te Qemal Stafes, Vojo Kushit e Vasil Shantos (eshte ndyrsirellek dhe rivrasje kur satirizohen nga bashibuzuke anonime), por nusja e tij Sllobodanka e shqiperuar, eshte vajze dhe mbese e bashkepunetoreve te Xhaferr Deves, Tito -Rankoviçerve dhe pjelles se tyre UDB.duhet ta dish se ashtu si muti nuk mbulohet me shurre dhe oshetima e pordheve nuk mbulohte me kollitje apo zhurme karrikesh. Jane bemat e secilit qe i pani ate qe i takon, ndaj mos merr persiper te besh rolin e lolos, aty ku problemet nuk jane probleme lolosh.
Nqs ti gagaç qesh a pjerdh me te vertetat historike qe sapo zbulova une ketu vetem tregon papergjegjshmerine tende, papjekurine intelektuale dhe zorre te semura. Ti duhet ta kuptosh qe per te gjitha keto nuk eshte faji im. Po megjithate une po te bej nje pyetje shume serioze duke vene ne dukje qe mua me verte nuk me rruhet shume as per Saliun, as per Edvinin dhe sidomos as per Enverin. Lexoj shume komente gjeniale midis te cileve edhe komenti jot qe e bejne Sali Ram Berishen agjent serb. Kjo mund te jete keshtu. Po atehere, dhe ketu eshte pyetja ime, fare serioze, jo prej loloje e jo prej Pichakari, si ka mundesi qe i shpetoi Enverit, qe kishte aq shume qef te fuste ne burg agjentet serbe, kineze, ruse etj. E dyta si ka mundesi qe gjysma e miletit po gerthet deri sa po ngjiret qe Saliu eshte agjent serb, e atij nuk po i hyn gjemb ne kembe? He mo Dordomuz, hidhu, a ke ndonje pergjigje serioze, per kete pyetje serioze. Ti duhet ta dish qe pordhat e komentuesve neper forume nuk i merr asnjeri seriozisht, prandaj edhe une leshoj pordhe sipas qefit tim. Me vjen keq qe ty tu prishka bulluri kaq shume. Kur Saliun ta arrestojne, ta gjykojne e ta denojne, atehere po ke te drejte te flasesh. Megjithse edhe kete Gjeken (me mire eshte nicku im se ky emer koti) sikur e pat denuar drejtesia dhe ky sapo gjeti rastin kur banditet ne 1997 nuk pyeten me per shtetin, ia mbathi dhe u struk ne Kanada. Ou, harrova ajo ishte drejtesia e korruptuar e Berishes. Ne pritje te pergjigjes serioze, pyetjes sime serioze.
O ZOTI SHAHIST!!??? ME PELQEN SHUME EGZAKTESIA JUAJ NE PERMBLEDHJEN HISTORIKE TE KOLLOSEVE QE JANE DALLUAR NE 70 VJETSHIN E FUNDIT. DESHIROJ QE DHE Z. VEZHGUES TE PLOTESOJE MANGESITE QE KA DUKE RILEXUAR VEPREN E FUNDIT . KAM PERSHTYPJEN SE DHE Z. HORRI I BULEVARDIT DO TI VLEJ TUNG
Gjek Çela nje oficer specialist, i ndershem, patriot, i rregullt, punetor, qe do vandin e tij ka punuar me zemer e shpirt. Shkurt ishte model. E lexoj me endje ndonese i kam jetuar ato kohe. PD nuk la llum te shoqerise se kaluar pa afruar rreth vetes. Ndaj dhe eshte katandisur ne kete gjendje sot. Nje parti (pjese) bande e kunder interesave kombetare.
Nejse. E kishim fjalen tek Gjeka. Ishte nje specialist e shqiptar i vertete. Ne gjyqin farse qe u zhvillua ne Shkoder ai ka mbajtur nje diskutim brilant, te jashtezakonshem. Asnjehere nuk e largoj dot vemendjen nga ai pamflet, ndonese gjithcka ishte paravendosur nga banda e saliut qe i sherbente padronit.
U vertetua plotesisht se te 4 te vraret ishin qelluar nga afer dhe vrima hyrese ishte 9.3 mm e kalibrit e jo 7.62mm qe dispononte policia e kohes.
Kjo njolle e zeze e zbatuar nga spiunet serbe ne Shqiperi ishte njolla me e turpshme. Ajo solli tere katrahuren e me pasme. Prishjen, djegjen, shkaterrimin e gjithckaje te mire, kolapsin e pa fund, vrasjet masive, 1997, 1998, Gerdecun, 21 janarin, prishjen e djegien e pyjeve, plantacionet me fruta e perime, “mbjelljen” e fushes me shtepi e grabitje te prones se te tjereve, vrasje politike e ç te numerosh me shume…
Gjek Cela ishte oficer policie, pra pjestar i bandes se zagareve qe persekutonin popullin shqiptar.
Ai nuk duhet te flase pasi nuk eshte shenjetor!
Nese do te respektohej ligji i fiktatures asnje diktature nuk do rrezohej.
Nderi ia kerkon te rrije urte!
Une mendoj se zoteris ia kerkon sa nderi personal aq edhe interesat e shoqerise qe te flas. Ne qofte se thote te paverteta le te themi se po na rren.
Sa u takon ligjeve, ato ligje qe ai permend ketu dhe ne gjithe librin e tij jane ligje qe nuk i kishte vetem diktatura, por jane sot e gjithe diten ne fuqi ne Shqiperi dhe ne gjithe boten e qytetume.
Atehere po ato ligje duhet te zbatohen pe 21 Janarin, apo jo?
Po po ato ligje u zbatuan edhe ne 21 janar ! Me ndryshimin e vetem se UDB-ja ne 21 janar ishte pjese e trupave te gardes se Saleh Berishovicit , ndersa ne 2 prill , ishte pjese e bandes se Saleh Berishovicit !
Nese ne 21 janar i kreu vrasjet me uniformen e shtetit shqiptar , ne 2 prill UDB-ja , i kreu vrasjet tinez dhe me snajper !
Cfare ka qe nuk arrin te kuptoje rradakja tate ? Apo te mbeti qejfi se te shajtem UDB-ne dhe kelyshet e saj Saleh me kompani ?
O Lesho, nonen UDBse, Saleh Berishovicit e kujt te dush ti Lesho. Une vetem nji gjo kisha me i thone rradakes sate. Kto punet e politikes jane pak si sport i ronde per ca si puna jote. Ti ik e meshtilli noi dopie, futi pak gjize e nai qep t’njome, masnej po ta dha gruja futi noi teke, po s’ta dha ik e luje nja dy here me dore. A more vesh o lesh?
Ky person ka bere detyren, se ne shqiptaret ishim injorant, dhe na mori prej bythe nje kepucar dhe nje doktor i deshtuar, ky persone nuk donte rrenimin e vendit , ashtu sic ndodhi dhe e pam te gjithe qe u shkaterruan dhe u dogjen institucione ,shkolla,spitale, dyqane, keto ishin pasuri e shqiptareve, qe me vone u privatizuan me letra ( higjenike) me vlere,,,, disa vazhdojne tu duket vetja heronj per ato vite(, ku kam mar pjese dhe une si shum shqiptare) por sot po ti bejme analizen atyre viteve shqiperine e shkaterruam ne shqiptaret, shqiperia ishte vendi i fundit qe ishte akoma komunizem dhe do shkonte drejt pluralizmit nuk kishte rruge tjeter, dhe ketà kriminel qe moren ne dore shqiperine drejt demokracise shfrytezuan thjesht injorancan e shqiptareve, shqipetareve qe me injorancen e vet vazhdojne ti votojne akoma kata qenie te peshtira,
Gjek Çelaj thotë të vërtetën, koha tregoi se çfarë rrugë morën ngjarjet në Shqipëri, pas masakrës së 2prillit të 91shit, ku nxitës të rëmujës ishin saliu, ali spahija, pjetër toma , azem hajdari , për interesat e tyre për të ardh sa më shpejt në pushtet. ku svihet në dyshim që vepronte dhe dora e UDB që e ka mbështetur sali monstrën , në atë periudhë kam qenë ushtar në, bardhaj Shkodër , më trasferuan nga fushë studa e Peshkopisë në Shkodër ka fundi prilli fillim maji, Pasi kishte ndodhur ngjarja, situata në atë periudhë ishte shumë vështirë pas asaj që kish ndodhur .
Te thenat dhe te dhenat e Gjeke Celajt i perkasin historise,dhe ajo nuk mund te behet vetem me te dhenat e Saliut por duhen dhe keto,aq me teper kur ka qene deshmitare okular.
te verteten po thot , azemi ka qen nje legen burr , qe i futi shkodranet ne vallen e tij . i lumte se ka tall kar … me ta se keshtu e meritojn shkodranet jan fodulla qe e mbulojn fodullekun e tyre me humor
Tere jeten ne ballkan ka sunduar sigurimi frances dhe mbeshtetjen me te madhe e ka pasur ne serbi, prandaj dhe ate e beri te madhe, ndersa serbia ka qene e ulur kembekryq jo vetem ne Shqiperi por ne te tere rajonin. Ishte nderhyrja amerikane dhe influenca e saj qe te vinte Serbia ne ato kufij qe edhe sot nuk jane te sajat por e cunguar ajo nuk gjen rehat prandaj dhe eshte e prirur qe ballkanin perendimor qe per te i qan syri ta beje carcaf, prandaj cdo gje pritet nga ajo. 2 Prilli eshte produkt i saj me agjenturen e saj, sic jane dhe shume provokime te tjera dhe qe jane mbeshtetur nga agjentet e saj qe nga me te fundmit ishte dhe Sali qeni birishaudbishi por te tjere vazhdojne te qete momentet e udhezimeve qe do tju afrohen…………..
Njesoj……..