Sipas statistikave të fundit, në zonat rurale jeton 47% e popullsise së vendit, per rjedhoje nje sasi e konsiderueshme e forcave aktive per pune. Shifrat zyrtare te deklaruara te punesimit ose te zenjes me pune te popullsise ne zonat rurale, krahasuar me disa tregues ekonomik e social te evidentuar te krijojne pershtypjen se nuk kan perputhje llogjike ndermjet tyre. Keto shifra duken paradoksale kur mesatarja e madhësisë së fermës është vetëm 1.26 ha, kur ka një numër të konsiderueshëm familjesh pa tokë, kur numri i fermave është në rënie, jo për shkak të konsolodimit të tyre dhe kur akoma shfrytezohet rreth 18-20 % e siperfaqes se tokes bujqesore te privatizuar.
Nisur sa me siper, ne analizen ne vijim jemi bazuar ne disa tregues te dale nga perpunimi i informacionit qe jepet ne Vjetarin Statistikor te MBUMK te vitit 2011. Ne menyre te permbledhur po rendisim disa konstatime.
1. Sipas Vjetarit Statistikor 2011, ne zonat rurale popullsia e afte per pune eshte 1061548 banore. Kjo shifer eshte rezultat i llogaritjes se popullsise te grup moshave nga 16-64 vjec ose te zbritjes nga numri i pergjithshem i popullsise ne zonat rurale i grup moshave nen 5, 5-14 dhe mbi 65 vjec dhe popullsise qe eshte ne emigracion te perhershem. Nga perpunimi i te dhenave rezulton se ne zonat rurale, e afte per pune eshte 63.8% e popullsise aktuale, duke variuar nga 50.2% ne Qarkun e Vlores ne 71.7% ne Qarkun e Elbasanit (Paraqitja grafike nr 1)
Tab. dhe graf.1 Popullsi e afte per pune, ne % ndaj popullsise ne zonat rurale
Qarku | Berat | Diber | Durres | Elbas | Fier | Gjirok | Korce | Kukes | Lezhe | Shkod | Tirane | Vlore | Republ |
Pop. e afte per pune, % | 61.8 | 68.4 | 61.6 | 71.7 | 63 | 66.4 | 71.6 | 72 | 66.9 | 66.5 | 54.8 | 50.2 | 63.8 |
2. Nga perpunimi i te dhenave per shpenzimin e diteve te punes per familje ne bujqesi, frutikulture, blegtori dhe aktivitete jashte fermes rezulton se mesatarisht nje familje shpenzon 547 dite pune ne vit. Duke krahasuar kete tregues per qarqet e vendit verehet se ka nje dispropocion te madh ndermjet tyre. Ndersa ne Qarkun e Shkodres shpenzohen 304 dite pune per familje, ne Qarkun e Tiranes shpenzohen 891 dite pune ne vit.
3. Ditet e punes per familje te shpenzuara jashte fermes, mesatarisht perbejne 30.3% te diteve te punes te shpenzuara per nje vit. Ne disa qarqe si Tirana, Duresi, Kukesi e tj., % eshte me e larte dhe varion nga 37.4 ne 48.7%, nderkohe qe ne ne Elbasan punesimi jasht ferme per familje eshte e rangut 6.7%, ne Diber 14.2% dhe ne Shkoder 20%
4. Duke llogaritur me 315 dite pune per nje person ne vit (nje dite pushimi ne jave) rezulton se mesatarisht ne shkalle vendi zihen me pune gjate gjithe vitit 1.76 pjesetar te familjes te afte per pune. I pare simbas qarqeve ky tregues varion nga 0.96 ne Qarkun e Shkodres ne 2.82 ne Qarkun e Tiranes. (Paraqitja grafike nr 2)
Tab. dhe graf. 2 Pjestare te familjes te zene me pune (PZP) dhe forcat e afta per pune (FAP) per ferme
Qarku | Berat | Diber | Durres | Elbas | Fier | Gjirok | Korce | Kukes | Lezhe | Shkod | Tirane | Vlore | Republ |
FZP/Ferme | 1.47 | 1.42 | 2.22 | 1.8 | 1.62 | 1.97 |
1.74 |
2.07 |
1.43 | 0.96 | 2.82 | 1.63 | 1.74 |
FAP/Ferme | 2.96 | 3.21 | 2.71 | 3.44 | 3.02 | 2.65 | 3 | 3.81 | 3.14 | 3 | 2.9 | 2.35 | 2.99 |
5. E shprehur ne %, rezulton se ne shkalle vendi jane zene me pune 58.2% e pjesetareve te familjes te afte per pune, duke variuar nga 32% ne Qarkun e Shkodres ne 97.2% ne Qarkun e Tiranes dhe eshte e lire (pa pune) 41.8% e pjesetareve te familjes te afte per pune.(shiko tab.3)
Tab. 3. Punesimi dhe forcat e lira ne familjen fermere
Qarku | Berat | Diber | Durres | Elbas | Fier | Gjirok | Korce | Kukes | Lezhe | Shkod | Tirane | Vlore | Republ |
Punesimi ne fam. fermere % | 49.6 | 44.2 | 81.9 | 52.3 | 53.6 | 74.3 | 58 | 54.3 | 45.5 | 32 | 97.2 | 69.4 | 58.2 |
Forca te lira per fam. fermere % | 50.4 | 55.8 | 18.1 | 47.7 | 46.4 | 25.7 | 42 | 45.7 | 54.5 | 68 | 2.8 | 30.6 | 41.8 |
Nga konstatimet e mesiperme nxiren shume konkluzione, disa nga me te rendesishemit po i rendisim me poshte.
Ne zonat rurale eshte e punesuar 58.2% e popullsise se afte per pune, nivel ky shume i ulet kur mendon se pervec afro 695 mije ha toke bujqesore, ne keto zona shtrihen rreth 1700000 ha me pyje dhe kullota, miniera të ndryshme, vend burime nafte, me qindra kilometra bregdet, lumenj, zona malore me dëborë për periudha disa mujore etj.
Ne zonat rurale, aktiviteti kryesor i punesimit eshte puna ne ferme (bujqesi, pemtari, blegtori). Ne kete aktivitet prodhues jane punesuar 69.7% e pjesetareve te familjes te afte per pune. Ky nivel punesimi nga aktiviteti ne ferme eshte akoma i ulet kur sipas statistikave shteterore jane rreth 100 mije ha toke bujqesore e privatizuar qe ende nuk kultivohet.
Shkalla e ulet e punesimit te pjesetareve te familjes te afte per pune (58.2%) ka ndikuar dhe eshte ne perpjestim te drejte me te ardhurat dhe nivelin e jeteses. Simbas llogaritjeve rezulton se ne zonat rurale te ardhurat mesatare bruto per familje jane 200 USD ne muaj.
Aktualisht, ka nje nivel te ulet te shfrytezimit te alternativave te tjera punesimi. Ne aktivitetet jashte fermes shpenzohen 30.3% e diteve te punes gjithsej per familje. Kjo per aresye se nuk ka patur nje bashkrendim te politikave qeverisese per venjen ne eficience te atributeve qe ofrojne rajone te ndryshme te vendit. Nderkohe diferencat e medha ndermjet qarqeve ne drejtim te diteve te punes jashte fermes tregojne per politika te diferencuara ne zhvillimin e rajoneve rurale.
Perqindja e ulet e punesimit te popullates tregon per mungese vizioni per zhvillimin shume planesh dhe permiresimin e nivelit te jeteses ne zonat rurale. Nderkohe, atributet e seciles zone ofrojne mundesi per diversitet aktivitetesh dhe shfrytezim racional te resurseve.
Perqindja e ulet e punesimit ne zonat rurale eshte shkaku kryesor i emigracionit dhe i migrimit te brendeshem. Akoma cdo vit emigrojne perkohesisht 169263 banore te zonave rurale ose rreth 15.9 % e popullsise se afte per pune.
Ne perfundim, gjatë periudhës 8 vjeçare në kalim, nuk ka patur vizion të qartë për hartimin dhe zbatimin e politikave efikase për zhvillimin e bujqësisë dhe te zonave rurale. Hartimi dhe zbatimi diletant e jo i mirëkoordinuar i reformave për bujqësinë, nuk arritën të sigurojnë progres të qëndrueshëm dhe perspektiv. Për rrjedhojë, bujqësia është një sektor i prapambetur dhe jo efektiv i ekonomisë, që nuk është në gjendje të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për familjen fshatare, zenjen me pune te popullates se afte per pune, sasi dhe cilësi të mjaftueshme të produkteve për tregun vendas, produkte konkuruese për tregun ndërkombëtar. Për pasojë, po vazhdon braktisja e sektorit të bujqësisë dhe po thellohet varfëria rurale.
Konkluzionet e mesiperme dhe te tjera te dala nga nje analize e hollesishme e politikave te derisotme dhe te gjendjes aktuale social-ekonomike ne zonat rurale, kane qene indikatoret kryesore qe Partia Socialiste ta shpallte Zhvillimin Rural nje nder prioritetet kryesore te programit te saj. Në qendër të filozofisë së re është përmirësimi cilësor i jetës të popullsisë së zonave rurale (objektivi kryesor) dhe jo vetëm rritje e prodhimit bujqësor.
Duke i u kthyer temes qe analizohet ne kete artikull, punesimi dhe ulja e varferise ne zonat rurale eshte nje ceshtje per te cilen eshte ne funksion i gjithe programi “Per zhvillimin rural”. Objektivi kryesor per kete ceshtje eshte krijimi i mundesive per zenjen me pune te te gjithe popullates se afte per pune. Ne menyre me te detajuar, ne program jane programuar dhe aktivitetet nepermjet te cilave do te realizohet ky objektiv, nder me kryesoret e te cilave mund te permendim: i. Zhvillimi i bujqesise nepermjet modernizimit te saj, perdorimit te teknologjive te perparuara, shfrytezimit racional te burimeve tokesore te vendit, shfrytezimit racional te burimeve ujore dhe venjes ne eficience te plote te skemave te ujitjes dhe kullimit, aplikmit te skemave mbeshtetese, rajonizimit te kulturave e prodhimit bujqesor e blegtoral, aplikimit te skemave te konsolidimit te tokes e te kooperimit etj. ii. Zhvillimi i agrobisnesit nepermjet modernizimit te teknologjive, krijimit te lehtesirave fiskale, aplikimit te skemave mbeshtetese, permiresimit te sistemit te kreditimit, promovimit te produkteve tradicionale, rajonizimit, etj. iii. Perdorimi i qendrueshem dhe i integruar te burimeve natyrore (pyje, bimesi pyjore, kullota, pasuri nentokesore, peshkim etj) e atributeve te tjera qe ofrojne zonat rurale dhe mbrojtja dhe menaxhimi i peisazhit nepermjet permiresimit te politikave per administrimin e teritorit, stimulimit te aktiviteteve per rigjenerimin e tyre, stimulimit te aktiviteteve jashte fermes, politikave mbeshtetese, nxitjes se aktivitete fitim prurese, nxitjes se eksporteve etj. iv. Zhvillimi i turizmit, agroturizmit etj nepermjet evidentimit dhe promovimit te vlerave te cdo rajoni rural bregdetar dhe malor, permiresimit te infrastruktures inxhinjerike (rruge, sistem elektrik etj), promovimit te produkteve tradicionale, promovimit te vlerave historike etj. v. Permiresimi dhe zhvillimi i sherbimeve nepermjet kualifikimit te burimeve njerezore, zbatimit te politikave nxitese financiare, permiresimit te infrastruktures, nxitjes se inisiativave private etj. vi. Mbështetja e grupeve të prodhuesve nëpërmjet rritjes se madhesise se sipermarjeve, konsolidimit dhe specializimit te fermave, rajonizimit te prodhimit, rritjes se partneritetit të prodhuesve në tregje, integrimit mes prodhuesve dhe përpunuesve etj.
Ne perfundim, aktivitetet e mesiperme do te mundesohen nga nje mbeshtetje e fuqishme financiare e cila konsiston ne 5 fishimin e financimeve publike, aplikimin e e skemave mbeshtetese dhe reduktimin e detyrimeve fiskale.
*Anetar i grupit te punes per hartimin e programit te PS “Per zhvillimin rural”
Eshte nje analize e hollesishme per gjendjen e punesimit ne zonat rurale. Por mendoj gjithashtu se statistikat e dhena nga INSTATi jane shume te pabesueshme sepse realiteti eshte ndryshe dhe numuri i te punesuarve ne keto zona eshte mjaft me i ulet se shifrat zyrtare.
Analize shume e mire dhe e vlefshme. Rritja e nivelit te jeteses, e te ardhurave dhe aktivitetit rural, nuk mund te kuptohet pa rritjen e punesimit. Ne raportin ndermjet shfrytezimit te kapitalit natyror dhe atij njerzor ka nje raport te disbalancuar. Ne nje kohe qe ambienti rural shfrytezohet e keqmanaxhohet ne menyre brutale (zenia e tokes bujqesore, humbja e saj nga kushtet atmosferike, shkaterimi i pyjeve dhe kullotave, teknikat e prapambetura, amortizimi i investimeve publike ne ujitje, kullim, mbrojtjen e tokes se ambientit rural), interesi per te krijuar te ardhura ekonomike nga ky ambient nepermjet punesimit eshte i ulet. Nuk eshte vetem punesimi i ulet ne ferme, por eshte akoma shume me i ulet ky punesim jashte saj ne aktivitete te tjera rurale dhe pothuaj 0 ne punet komunale ne fovor te ruajtjes se ambientit rural. Pra punesimi ne zonat rurale eshte problem shqetesues, jo vetem ne fermat bujqesore, por edhe ne aktivitetet jashte saj. Ne nje kohe kur ambienti rural po degradon dita dites, rritja e e punesimit per rikuperimin e tij merr nje rendesi te madhe per faktin se ky ambient (si ne ferme dhe jashte saj) krijon te ardhura te vazhdueshme dhe te qendrueshme dhe permireson dukshem jetesen dhe te ardhurat per familjet rurale. Bardhi çeshtja qe ke paraqitur eshte shume e rendesishme per zhvillimin e qendrueshem rural. Bravo.
Analize shume e sakte dhe shkencore .Urime!
Nje analize e hollesishme , e detajuar dhe qe perdor shume te dhena statistikore. Duke bere analizen e zhvillimit (prapambetjes) te zones rurale edhe konkluzionet per zhvillimin e metejshem te saj dhe rritjen e punesimit jane te drejta dhe plotesisht te arritshme.
Bardhi te falenderoj per kete shkrim me vlera.
analize e hollesishme por e nevojshme vetem per akademike, kemi nevoje per politika nderhyrjeje me shume se sa studime