SMS në DITA
Në 0689073730
DITA! Pothuajse të gjithë kanë dalë jashtë shtetit dhe kanë parë kontrastin në krahasim me ne. Çdo gjë në vendin e vet, rrugët rrugë, pyjet pyje, spitalet spitale, shteti shtet. Këtu është e kundërta. Sa vjen një fëmijë në jetë do paguash për doktorët, që këtu fillon jeta. Ilaçet të pakontrolluara, ushqimet, mishi, karburanti po ashtu, çdo gjë kundra njeriut. Opozita e sotme nuk shikon trarin në sytë e saj, po shikon qimen tek kundërshtari. Këto s’janë shkaqe po sebepe, po turpin e paçin për vete. Populli e di që mulliri bluan me ujin që vjen, jo me atë që shkon. Respekte! Kadri Godaj, Orikum.