Një 29-vjeçar është kapur me 300 doza heroinë dhe është arrestuar sot në Tiranë. Mësohet se policia në kuadër të operacionit “Tufina” ka vënë në pranga Emiljan Dervishin. Këtij të fundit i janë sekuestruar gjatë kontrollin në banesë edhe 2 armë zjarri dhe 150 fishekë.