Pranvera Arabe është një lëvizje revolucionare demonstratash, protestash dhe luftërash që po ndodhin në botën arabe e që kanë filluar më 18 dhjetor 2010.
Në vendet arabe, shumë aktivistë që kanë luajtur një rol vendimtar në Pranverën Arabe, kanë përdorur rrjetet sociale si mjeti kyç për të shprehur mendimet e tyre në lidhje me veprat e padrejta të kryera nga udhëheqësit e tyre. Informacioni publik i transmetuar nga Mediat Sociale ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë aktivizmit të kohëve moderne.
Duke qenë në gjendje të shpërndajnë një sasi të madhe informacioni të pacensuruar dhe të saktë, përmes rrjeteve sociale ka kontribuar për kauzën e shumë aktivistëve. Përmes faqeve të rrjeteve sociale, aktivistët arabë jo vetëm kanë fituar fuqinë për të mposhtur diktaturat e fuqishme, por gjithashtu ka ndihmuar civilët arabë të ndërgjegjësohen për komunitetet e fshehta që ekzistojnë dhe përbëhen nga vëllezërit e tyre, të cilët janë të gatshëm të dëgjojnë historitë e tyre.
Deri më sot, udhëheqësit nga Tunizia, Egjipti, Libia dhe Jemeni janë larguar nga pushteti. Ngritje civile kanë ndodhur në Bahren dhe Siri, gjithashtu, protesta të mëdha kanë shpërthyer në Algjeri, Irak, Jordani, Kuvajt, Marok dhe Sudani.
Protestat kanë ndarë teknika nga më civilet në fushata të qëndrueshme duke përfshirë greva, demonstrata, marshime dhe tubime. Gjithashtu, përdorimi efektiv i Mediave Sociale për t’u organizuar, komunikuar dhe informuar përballë përpjekjeve të shtetit për shtypje dhe censurën ndaj internetit.
Disa analistë kanë theksuar që ka shumë pika të ndryshme nga lëvizjet e mëparshme për sa i përket rezultateve dhe rolit organizues të internetit.