Lulëzimi i qershive në Tokio u ka dhënë ngjyra parqeve duke rritur numrin e vizitorëve. Çelja e parakohshme e luleve në 16 mars shënon një rekord të ri, pasi nuk kishte ndodhur më parë kaq herët. Eventi është i shumëpritur çdo vit në Tokio dhe në vende të tjera të botës ku kopshtet ndërtohen sipas modelit japonez, ndër më të famshmit ai në Uashington, SHBA.