Njerëzit po ndihen sërish të frikësuar si dikur, kurse vetë ata që janë pjesë e pushtetit ndihen si të tredhur nga frika e pushtetit. Problemi është se 20 vjet pas rënies së komunizmit, Berisha ka arritur të krijojë një kulturë komuniste të re dhe në raportet njerëzore mes shqiptarëve. Sot një protagonist i Lëvizjes së Dhjetorit, që nuk është pjesë e pushtetit apo që nuk është dakord me Berishën, urrehet nga ajo parti më shumë se një anëtar i Partisë së Punës së asaj kohe. Kultura e ndarjes klasore që Berisha ka kultivuar dhe tashmë po funksionon vetë në këtë vend, është bilanci më tragjik i kësaj që po ndodh. 22 vjet pasi rrëzuan frikën shqiptarët ndjehen sërish nën terror. Sa turp për të gjithë!
SMS në DITA në 0689073730