Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Prefekti Vorpsi: Kultivimi i narkotikëve mohon shtetin e së drejtës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Prefekti Vorpsi: Kultivimi i narkotikëve mohon shtetin e së drejtës
AktualitetLajm i fundit cicerrLajme Flash

Prefekti Vorpsi: Kultivimi i narkotikëve mohon shtetin e së drejtës

Dita
Published April 15, 2015
Share
SHARE

Lufta ndaj kultivimit dhe shpërndarjes së bimëve narkotike ka mbledhur bashkë në një tryezë krerë të komunave dhe bashkive të Qarkut Tiranë, drejtues të drejtorive rajonale të kryeqytetit si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Qarkut.

Në fjalën e tij, Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi theksoi se eliminimi i bimëve narkotike në territorin e qarkut Tiranë, por edhe në të gjithë vendin është një çështje me interes kombëtar dhe ndërkombëtar që lidhet me sigurinë.

“Kultivimi i narkotikëve mohon shtetin e së drejtës, ekonominë dhe shëndetin publik. Për të gjithë këtë proces në funksion të zbatimit të ligjit, mbështetja dhe bashkëpunim me qeverisjen vendore janë të domosdoshme” theksoi prefekti Vorpsi.

Nga ana tjetër, Prefekti Vorpsi tha se për kultivimin e Cannabis Sativa zonat më problematike në Qarkun e Tiranës janë komunat, ndër të cilat ka pasur raste të kapjes në flagrancë të kultivuesve si: Komuna Zall Bastar, komuna Dajt, komuna Shëngjergj, komuna Zall Herr, Golem, Gosë, Lekaj, Synej, Kryevidh dhe Bashkia Rrogozhinë.

“Këto janë identifikuar si zona me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike dhe për ketë qëllim komisariateve respektive u është lëne detyrë e veçantë në planin e veprimit të përpiluar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë për goditjen e këtij fenomeni, për te përpiluar plan masash te veçante për kontrollin e këtyre zonave dhe parandalimin e çdo aktiviteti kriminal”  -tha në fjalën e tij Prefekti Sadi Vorpsi.

Tryeza e sotme erdhi pas një sërë takimesh të organizuara me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe drejtoritë rajonale të Qarkut të Tiranës për të shqyrtuar problematikat dhe për të nxjerrë detyrat për secilin institucion, me qëllim rritjen e sensibilizimit ligjor e moral të parandalimit të kultivimit dhe përdorimit të lëndëve narkotike.

Dita April 15, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?