Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Prej vitesh qytetarët rreken të blejnë drejtësinë, shpresa e vetme Vettingu
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Prej vitesh qytetarët rreken të blejnë drejtësinë, shpresa e vetme Vettingu
Aktualitet

Prej vitesh qytetarët rreken të blejnë drejtësinë, shpresa e vetme Vettingu

Ornela
Published January 10, 2019
Share
SHARE

 Denisa Daka*

Skandali në Gjykatën e Fierit, ku të gjithë bashkë pame sesi një gjyqtar kërkonte para e favore seksuale në këmbim të një vendimi kujdestarie, suportuar nga një psikologe gjykate, nuk ehte i pari në morinë e shumë episodeve e ngjarjeve të tjera qē ndodhin çdo ditë në dyert e gjyqësorit shqiptar.

Një mori episodesh të tjera përcillen çdo ditë nga qytetarë të shumte, pranë organeve të vettingut tashmë, raste flagrante të etikës e mungesës së profesionalizmit të togave të zeza, ndërsa prej vitesh pluhuri i harresës ka mbuluar ndër vite shqyrtimin e çdo njërës prej tyre.

Fakti i të berit publik i këtij rasti, i cili konsiderohet skandal në këto përmasa, u bë shkak të çojë nē pranga këta të fundit.

Është e dhimbshme dhe e pafalshme absolutisht për gjithë çfarë ndodh e ç’ka ndodhur përgjatë 28 viteve, në “tempullin e drejtësisë”.

Mijëra qytetarë përgjatë këtyre viteve janë rrekur të gjejnë mundësi e alternativa pafund për të blere lirinë, kujdestarinë e fëmijëve, shtëpinë a pronën e tyre, vendin e punës humbur padrejtësisht e në shumë raste dhe nderin a qetësinë e mohuar a nëpërkëmbur, përmes një kaluari përpjekjesh titanike.

Fare pak syresh gjyqtarë a prokurorë janë larguar apo pezulluar nga detyra pas konstatimit të rasteve flagrante krejt, ndërsa askush nuk ehte detyruar të shpërbleje dëmin e shkaktuar apo të kërkoje ndjesë publike në favor të të dëmtuarve të cilët padrejtësisht kanë mbajtur mbi supe kusuret e zullumeve të tyre.

Në shumë raste gjyqtarë e prokurorë janë suportuar e mbështetur ndër vite jashtë çdo kriteri nga organet mbikëqyrëse, ç’ka ka sjelle një perceptim tejet të rende e të skajshëm para publikut, duke i konsideruar në shumë raste këto institucione bashkëpunëtore në krim.

Të tjerë syresh, qytetarë të shumtë, pa mundur të gjejnë fijet e duhura për të zgjidhur problemet e tyre, kane vajtuar pa limit pamundësitë a dështimin për të fituar të drejtën, përballe një sistemi të kalbur e problematik që kutërbon prej vitesh.

E ndërsa Vettingu po vijon me hapa të ngadalte e SPAK do tē marrë dhe ca kohë të ndezë motorrët për të nisur, dhjetëra syresh gjyqtarë e prokurorë të korruptuar e jo profesionale anembanë Shqipërisë, vijojnë qetësisht “punët” e tyre,.

Në morinë e proceseve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokuroreve nga organet e Vettingut, kriteri i integritetit dhe profesionalizmit kaloi në shumë raste tangjent krejt, ndera në mendjen e shumëkujt lanë gjurmë veç pasuri të shumta a llogari të fshehura a të padeklaruara, të dhuruara me bujari nga familjarët e tyre.

Do të ish frytdhënëse dhe efikase, që çdo ankesë e ligjshme dhe e drejte e çdo qytetari drejtuar drejtuar organeve të Vettingut, të vinte menjëherë në lëvizje këto të fundit, për të nxjerrë përballe ligjit secilin prej tyre, duke i bërë nder këtij sistemi, qytetarëve të këtij vendi posaçërisht.

Në rast të kundërt mbledhja dhe arshivimi i ankesave për t’u shqyrtuar në një kohë (pa kohē) për secilin prej tyre, përveçse do të krijonte një precedent te rrezikshëm do t’u jepte mundësi e shans serish këtyre të fundit, të vijonin me demet e tyre pa limit.

Ndera një pjesë e togave të zeza i bëjnë nder këtij sistemi, shumë syresh duhen larguar sa me pare për t’i kthyer shansin e mundësitë e humbura gjithsecilit prej nesh.

Të gjithë bashkë shpresojmë që vullneti i mire dhe qasja e duhur ndaj këtij fenomeni të rënde, një sistem rregullash përmes institucioneve të pavarura që garantojmë zbatimin e ligjit, të nxjerrë nga agonia një sistem të tërë, i cili po shkallmon e prish jetë njerëzish çdo ditë.

*Avokate

Ornela January 10, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?