POLICIA NUK KONTROLLON TERRITORIN, NDAJ NUK PARANDALON DOT KRIMIN
Prençi ka analizuar një rast, se si sot në komunën e Lurës, në një zonë turistike me mbi 1500 banorë me resurse të burimeve minerale, energjitike nuk ka një polic të emërtuar si inspektor i kontrollit të territorit. “Sot një punonjës policie përgjigjet për 3-4 komuna, sepse nuk janë organizuar strukturat mbi bazën e ndarjes administrative sipas komunave dhe bashkive dhe nuk ka bashkëpunim me to”, theksoi Prençi.
Sipas Prençit, sot ka një gamë të gjerë të kriminaliteti dhe një punonjës i vetëm nuk mund t’i mbikëqyrë ato, qoftë për kultivim, trafikim apo transportin të lëndëve narkotike, por edhe për krimet ndaj jetës, pronës. “Shumëllojshmëria e krimit është aq e madhe saqë një punonjës i vetëm s’mund t’i përgjigjet”, pohon Prençi.
Ai këshillon se duhet të ngrihen struktura të policisë e mos përqendrohen të gjithë policët në administratën qendrore, për të rrgulluar dhe hapur vende pune për miqtë, struktura që kanë ndryshuar 10 herë gjithsej apo 4 herë brenda një viti për t’u gjetur vende pune miqve, militantëve dhe nuk është krijuar një strukturë nga qendra në bazë për të mbikëqyrur dhe kontrolluar territorin.
“Nuk shkojmë dot as në 2,6 apo 3,2 policë për mbi 1000 banorë. Por po t’i lëmë policët të ruajnë kazinotë e fatit në Tiranë për interesa të mbrapshta, s’do kemi policë në Lurë apo Sarandë”, deklaroi Prençi.
Sipas tij, po qe se Policia e Shtetit nuk ka struktura për të evidentuar konfliktet nuk mund të bëhet parandalimi. “Policia e Shtetit sot ka humbur edhe autoritetin. Ka vajtur në një nivel shumë të ulët krahasuar me vitin 2005, 2006, kur kishte një frymë shumë të shëndoshë për ta goditur kriminalitetin. Kishte impakt në komunitet, në media, në të gjitha nivelet e qeverisjes, se lufta po zhvillohet e fortë, e vendosur”, tha ai.
POLICIA PATI SUKSES NË 2006-2007, PASTAJ DEGRADOI NË SHËRBIM TË ZYRTARËVE
Policia ka nisur të plotësojë formatin e duhur që në 2000-2002. Nisi ta marrë veten pas 97-ës. Kulmin suksesit e arriti në 2006-2007. Parti impakt në komunitet. Sepse pati angazhim maksimal dhe mbështetje politike. Më pas brenda pushtetit nisën të krijoheshin lobingjet, që u interesonte jo më rendi dhe qetësia, por korrupsioni, grabitja e pronave, miqësitë, interesat.
Policia nuk punonte më për ligjin, por me urdhra për të mbrojtur ofiqet zyrtarëve të lartë. Dhe vepronte në kundërshtim me ligjin. Pjesa poshtë nisi të stepet dhe nisi të zbehet se u bëhej presion të shkonin të mbronin gjëra të paligjshme.
U LARGOVA NGA POLICIA, SEPSE MAFIOZËT MBROHESHIN NGA EPRORËT E MI
Pyetjes mbi deklaratën e tij kohë më parë, se “koka që lëviz fijet e mafias është në Tiranë dhe a shpreson se nuk do të jetë më në Tiranë, a do ketë një rikthim të tij në polici, Prençi u përgjigj:
“Jam larguar me vullnetin tim, se shikoja në çdo qelizë një degradim dhe nuk kishim mbështetje dhe këto grupe mafiozësh, hajdutësh kishin mbështetjen e eprorëve tanë jo vetëm në polici, por dhe në qeveri, politikanë, prefektë etj.
Hoqa uniformën dhe dola hapur si qytetar për ta bërë publike. Dhashë dorëheqjen se doja që kriminalitetin ta luftoja si qytetar se nuk më mbështesnin eprorët. Nuk kthehem në polici sa kohë të jenë në qeveri ata që janë aksionerë në Bulqizë”.
RENDI PËRMIRËSOHET NËSE KA MBËSHTETJEN E POLITIKËS JO TË MBRAPSHTË
“Organizimi i policisë në bashkëpunim me pushtetin vendor, kështu do përmirësohet situata, se kështu ka bërë gjithë bota perëndimore. Shqipëria është shumë rurale. Infrastruktura në Shqipëri të dikton që të bashkëpunosh me pushtetin vendor. Po të arrihen këto, Shqipëria është plotësisht e kontrollueshme dhe evidentimi i çdo personi që ushtron aktivitet kriminal, gjithashtu. Policia do ketë sukses po të ketë mbështetjen e krerëve të politikës, e që mos e përdorin policinë për qëllime të mbrapshta”, deklaroi Shemsi Prençi.
te drejte ke zoteri njeres si ju ka nevoje policia jo mafioze qe i ngulin thiken mbrapa shpine ,,ashtu si ka bere si kabere antishqiptari serbi sali qeni ….23 vjet populli nuk ka pare nje dite te bardhe nga ky mishngrenes nga ky vampir qe nuk ngopet me gjak shqiptari ti vendin do ta kesh ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur ,,ne kemi nevoje per njeres qe nuk bejne kompromis me crimin ,,gjithe ajo armate kriminelesh qe do tu vihet fshesa njeres si ju duhen qe ti mbaje ne kontroll kete bande kriminelesh qe ka instaluar rugaci i vicidolit vetem kujdes te lutem se keta te vrasin naten ,dhe diten qajne me kuje,,,,,keshtu ka bere kapobanda i tyre salejaty pushka top te te behet z premci suksese
Zoti Premci kini qene nje officer poplicie I perkushtuar dhe I pakoruptuar.puna jote ku do ku kini punuar e ka treguar ate. Puna e filluar ne minierat e kromit ne Bulqize ishte nje rast kurajos dhe domethenes I punes dhe vepres tuaj per te shkateruar abuzuesit te lidhur ngushte me pushtetin.Sigurisht qe ju dini edhe te tjera gjera qe nuk I thoni.Ndoshta tani duhet te dilni me letra te hapura.Une jam I bindur edhe per punen madhore qe bête ne Prefekturen e Dibres ne zgjedhjet e 23 Qershorit se do te kini dhe zini nje vend te rendesishem ne organet e policies se Shtetit. Do vij tu takoj ne rastin me te pare kudo qe te jinni.Dhe do te vij nga larg nga matane Atllantikut per tju uruar ne detyre pa as me te voglin interes, vecse si nje njohes nga larg I qendrimeve parimore te tua dhe si nje gjysme Dibrani qe e ndjej vehten pasi ne vitet 1971-1975 kam punuar ne Ish Kooperativen Bujqesore Brezhdan afer venlindjes tuaj.
Policia cdo veprim sot e ben vetem kundrejt shperblimit provoni o njerez merrni 129 dhe pergjigja jane ne operacion do te vijne shume shpejt kete bejne keta byth…..