Një aktore porno u premton kënaqësi lojtarëve nëse ngjiten në Championship
Një aktore porno, ndër më të njohurat në Britaninë e Madhe, Michelle Barret, u ka bërë një premtim të veçantë lojtarëve të skuadrës së zemrës, Sheffield United. Skuadra aktualisht gjendet në League One dhe synon të ngjitet në Championship për sezonin e ardhshëm. Nëse ia arrin, 31-vjeçarja Barret i ka premtuar çdo futbollisti se do ta kënaqë në mënyrë orale. Ndërkohë, ajo premton befasi edhe më të mëdha nëse më 2014 skuadra arrin të rikthehet në Premier League. “I dua ata djem dhe do të bëja gjithçka për klubin tim. Jam rritur në një familje ku Sheffield United është fé. Sezonin e kaluar na iku në play-off ngjitja në Championship, ndaj këtë herë kam vendosur t’i motivoj djemtë. Nëse kthehen në Championship, të gjithë do të ketë kënaqësi orale në sasi të pakufizuar”, ka thënë Michelle, e cila sapo ka përfunduar xhirimet e filmit të saj të 200-të.