Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gauck nderon shqiptarët për mbrojtjen e hebrenjve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Gauck nderon shqiptarët për mbrojtjen e hebrenjve
Bote

Gauck nderon shqiptarët për mbrojtjen e hebrenjve

anazapta
Published November 10, 2013
Share
SHARE

Nëntë  nëntori i vitit 1938 shënohet gjithandej në Gjermani si përkujtim i “natës së kristaleve”, ose e njohur ndryshe si “nata e pogromit” (përndjekjes) të hebrenjve nga nazistët. Kjo natë ka shërbyer si hyrje për gjenocidin mbi hebrenjtë, që është realizuar më vonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Gjermani dhe në pjesë tjera të Evropës.

Në 75 vjetorin e kësaj nate, presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck ka nderuar “heronjtë e heshtur” të rezistencës kundër diktaturës naziste, transmeton albinfo.

Siç dihet nga historia, në trazirat e organizuara nga nazistët më 9 nëntor 1938 qenë rrënuar shumë sinagoga (faltore të hebrenjve), ndërsa janë shkatërruar po ashtu mijëra  lokale dhe shtëpi të qytetarëve hebrenj nëpër Gjermani.

Përfaqësues të hebrenjve dhe të romëve, që po ashtu patën pësuar nga nazizmi, janë ende në kërkim të njohjes së plotë zyrtare të dëmshpërblimit, si viktima të nazizmit.

Me rastin e 9 nëntorit, Gauck ka qenë i pranishëm edhe në hapjen e ekspozitës “Besa, një kodeks i nderit”, që është bërë në Frankfurt am Oder, raportojnë mediet gjermane.

Kjo ekspozitë shëtitëse është hapur deri më tash në shumë qytete të Gjermanisë, Austrisë, Lihtenshtajnit etj. Seria e ekspozitave është kontribut i organizatës izraelite për kujtimin e holokaustit “Yad Vashem”.

“Besa, një kodeks i nderit” synon të vejë në pah solidarizimin e pashembullt të shqiptarëve me hebrenjtë e përndjekur gjatë LDB-së. Shqipëria është vendi i vetëm në botë në të cilin pas Luftës së Dytë Botërore ka pasur më shumë hebrenj se sa para luftës. Rezultat ky i guximit qytetar të shqiptarëve të cilët kanë rrezikuar jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë që “u kishin ardhur në besë”, në shtëpitë e tyre.

Në hapjen e ekspozitës në praninë e presidentit Gauck, kryetari i landit të Magdeburgut., Dietmar Woidke ka thënë: “Kjo ekspozitë tregon se si janë shpëtuar hebrenjtë nga shqiptarët myslimanë. “Këta njerëz kanë vepruar njerëzisht dhe nuk kanë pranuar të verbohen nga një ideologji”.   /  Koha

anazapta November 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • ARUSHA says:
    November 11, 2013 at 11:44 am

    hebrejte i shpetoi populli shqiptare dhe kjo nuk i dedikohet fese por vetem popullit shqiptarit dhe vetem shqiptarit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?