Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Presidenti Maqedonas tërheq plotësisht faljet polemike
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Presidenti Maqedonas tërheq plotësisht faljet polemike
Bote

Presidenti Maqedonas tërheq plotësisht faljet polemike

Elton Tafaruci
Published June 7, 2016
Share
SHARE

Sinisa Jakov Marusic BIRN

Lëvizja presidentit maqedonas për të revokuar të gjitha faljet të hënën erdhi pasi BE-ja dhe SHBA-ja tha se vendimi i tij i dhjetë ditëve më parë për të tërhequr faljet e 22 nga 56 të dyshuarve, kryesisht politikanë të lartë, nuk ishte i mjaftueshëm për të ringjallur përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike të vendit dhe se nuk i dilte kundër dëmit të shkaktuar nga faljet e para.

“Gjatë këtyre dhjetë ditëve të fundit [që prej tërheqjes së pjesshme të faljeve], kemi qenë dëshmitarë të interpretime të ndryshme të këtij vendimi në skenën e polarizuar politike”, tha Ivanov në një deklaratë të shkurtër për shtyp, duke iu referuar akuzave të opozitës se po mbronte politikanët e partisë VMRO DPMNE në pushtet nga ndjekjet penale.

Ai këmbënguli gjithashtu se pavarësisht presionit për tërheqjen e faljeve, dhe pranimit të tij më pas, ai është ende i sigurt se ato do të kishin kontribuar “për pajtimin kombëtar dhe se ishin një mënyrë për të dalë nga kriza politike”.

Tërheqja e plotë e faljeve erdhi një ditë para vizitës së planifikuar të të dërguarit special të Gjermanisë për Maqedoninë, Johannes Haindl, i cili pritet të ringjallë bisedimet e krizës midis partive politike në vend, pas disa javësh bllokim.

Më 12 prill, presidenti Ivanov fali 56 politikanë të lartë dhe bashkëpunëtorët e tyre, duke bllokuar punën e Prokurorisë Speciale që po i hetonte ata për korrupsion të nivelit të lartë, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE të arritur verën e kaluar.

Ai këmbënguli se kishte vepruar për të ndihmuar kapërcimin e ndarjeve të thella politike në Maqedoni.

Megjithatë lëvizja e presidentit e përkeqësoi situatën politike në vend pasi ngjalli protesta anti-qeveritare në qytete të ndryshme të Maqedonisë, por pati edhe protesta në mbështetje të partisë në pushtet VMRO DPMNE të ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Elton Tafaruci June 7, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?