Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Nishani dekreton amnistinë për të burgosurit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Nishani dekreton amnistinë për të burgosurit
AktualitetLajm i fundit cicerr

Nishani dekreton amnistinë për të burgosurit

redaktor
Published March 25, 2014
Share
SHARE

I është dhënë sot amnistia një grup të burgosurve që nuk paraqesin rrezik për shoqërinë.  Kreu i shtetit, Bujar Nishani ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për dhënie amnistie” dhe ndryshimet në kodin e procedurës penale. Amnistia për të burgosurit është ndër më të gjerat dhe synon përjashtimin nga vuajtja tërësisht apo pjesërisht e dënimit e të gjithë personave që plotësojnë kriteret sipas dispozitave të këtij ligji.

Përfituesit:

-Nga amnistia përfitojnë personat e dënuar me burgim deri në 3 vjet me gjobë, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji.

-Përfitues do të jenë edhe ata persona të dënuar femra, që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 4.

-Gjithashtu, do të përfitojnë dhe personat e dënuar meshkujt që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 4.

-Nga ky ligj përfitojnë dhe personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 4.

-Përfitues janë dhe personat e dënuar me burgim, të cilët, në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë vuajtur efektivisht 9/10 e dënimit të dhënë, pavarësisht ndalimeve të parashikuara në nenin 4. Në këtë afat nuk llogariten uljet e dënimit, faljet ose çdo përfitim tjetër sipas ligjit.

-Të gjithë atyre personave të dënuar të cilët nuk përfitojnë nga sa më sipër u amnistohet: a)një vit e gjysmë për personat e dënuara femra (gra) dhe të miturve në kohën e kryerjes së veprës penale; b) një vit, për personat e dënuar meshkujt ( burra).

-Gjithashtu, amnistohen plotësisht nga ndjekja penale të gjithë personat, që deri më 31 dhjetor 2013 kanë kryer vepra penale, të cilat parashikojnë një maksimum deri në 3 vjet burgim ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë, me përjashtim të veprave të parashikuara në nenin 4 pika 2.

 

***

Lirohet nga detyra ambasadori Gazmend Barbullushi

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ditën e sotme lirimin nga detyra të Gazmend Barbullushit. Ai është ambasador në Mbretërinë e Holandës.

“Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 21, pika 2, dhe 31, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, dekretoj: Zoti Gazmend Barbullushi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, rezident, dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCW”, jo rezident.”- thuhet në dekretin e Presidentit Nishani.

redaktor March 25, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?