Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Presidenti Nishani nuk ka më besim tek Kryeprokurori, Adriatik Llalla
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Presidenti Nishani nuk ka më besim tek Kryeprokurori, Adriatik Llalla
Lajmi i funditPolitike

Presidenti Nishani nuk ka më besim tek Kryeprokurori, Adriatik Llalla

redaktor
Published May 26, 2016
Share
SHARE

Presidenti Bujar Nishani dhe Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, gjate nje takimi me prokuroret e rretheve, ku Nishani ka kerkuar rezultate te prekshme ne luften ndaj krimit dhe korrupsionit prej cdo prokurori.

Duket se kreu  i shtetit e ka bërë “adet” që sa herë do të përfshihet në politikë kundër kundërsharëve të tij politik, dhe për të na kujtuar pozicionin e tij pro PD, thërret një grup nga “shoqëria civile” dhe njofton nismat e tij kundër Bashkisë së Tiranës, konkretisht kundër kryetarit të saj, Erion Veliaj.

Gjatë një takimi të Presidentit Bujar Nishani me një grup aktivistësh civilë, për mjedisin ai i ka informuar të pranishmit se ka kërkuar në mënyrë institucionale “një hetim të pavarur e të paanshëm ndërkombëtar të ndërtimit në parkun e Liqenit artificial të Tiranës, në respekt dhe zbatim të Konventës së Aarhusit, nënshkruese e së cilës është edhe vendi ynë”.

Kërkesa për hetim ndërkombëtar për “Parkun”, në realitet shpreh mosbesim të hapur nga kreu i shtetit ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Duket se pasi Llalla nuk arriti t’i “provojë” deklaratat e tij për “përgjimin”, duke e nxjerrë bllof kreun e shtetit, ky i fundit ka vendosur të mos ia falë. Dhe këtë duke deklaruar hapur se do të kërkojë hetim ndërkombëtar për Veliajn në lidhje me Parkun, ndonëse e kishte thirrur Llallën 3 javë më parë duke ia kërkuar atij fillimisht këtë hetim. Duket se në këto momente ka një konfuzitet tek kreu i shtetit, i cili është qytetari i parë që shpreh hapur se nuk ka besim tek Kryeprokurori, të cilin e ka dekretuar vetë.

Gjatë këtij takimi, siç bën me dije dhe zyrate shtypit të Presidentit, aktivistët kanë vënë në dukje se, “duke pasur parasysh zhvillimet e kohëve të fundit, tashmë është krijuar një përballje ku Presidenti dhe qytetarët janë dhe qëndrojnë fort në anën e kushtetueshmërisë në mbrojtje të thelbit të shtetit të së drejtës, të përfaqësimit sa më të ligjshëm e të moralshëm të interesave të popullit dhe të garantimit të të gjitha të drejtave të tyre”.

redaktor May 26, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • info analitike says:
    May 27, 2016 at 1:10 pm

    “Duket se pasi Llalla nuk arriti t’i “provojë” deklaratat e tij për “përgjimin”, duke e nxjerrë bllof kreun e shtetit”
    Dita shiko se me pergjimet ka dale bllof Tahiri, Cako, Ambasada italiane dhe Interforca. Ceshtja e pergjimeve ka nxjerre ne pah genjeshtrat sa nga ministri Tahiri ashtu edhe nga italianet. Duke germuar thelle jane zbuluar gjera shume interesante qe provojne edhe akuzat qe pati bere Zagani. Une e kuptoj qe per te mbrojtur llokmen tuaj te tortes qe bujarisht jua ka ofruar Rama ju po perpiqeni te mbuloni me zhurmusa e propagande cdo te zeze te rilindjoteve, por hetimi mbi pergjimet tashme ka kaluar kufijte e Shqiperise. Per me teper lexoni ketu:
    http://www.ilfattoquotidiano.it/2016/05/26/albania-pm-politici-intercettati-con-strumento-importato-illegalmente-dalle-autorita-italiane-solo-addestramento/2762046/

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?