Kryetari i Zvicrës, Didier Burkhalter është pritur nga Kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk në Kiev.
Burkhalter, kreu i ngarkuar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i tha udhëheqësit ukrainas se ai do të kërkojë rritjen e numrit të vëzhguesve ndërkombëtarë në Ukrainë.
Por, jashtë temave politike nëse shikoni më mirë në fotografi, ju do të vëreni diçka të pakëndshme: Burkhalter nuk po qëndron para flamurit Zviceran.
Në vend të këtij flamuri, ai qëndron para flamurit të një shteti tjetër. Ky është flamuri i Danimarkës.
Dy flamujt kanë ngjashmëri andaj gabimi është i kuptueshëm, por kjo u ka rënë në sy mediave zvicerane.
Gazeta “Aargauer Zeitung” kishte shkruar se ky ndërrim i flamujve ishte i turpshëm, e “Basel Zeitung” kishte thënë se Burkhalter ishte përshëndetur me “flamur fals”.
Kryetari zviceran, për të mbuluar gabimin, e kishte marrë këtë incident me humor të mirë, pasi që ky nuk është ngatërrimi i parë që i ka ndodhur Zvicrës sa i përket flamurit.
Pasi që në Danimarkë gjatë vitit 2005 ishin publikuar karikatura të profetit Muhammad, protestuesit kishin djegur flamurin zviceran në vend të atij danez.
Ky eshte lajmime spekulativ i ndonje gataruci qe nuk perputh dot vizualitetin me ye menduarin!Ne foto siç shikohet eshte kr/ministri ukranias enderkohe titulli i ketij shkrimi flet per presidentin!N.q.se eshte i bindur se nuk ia lexon njeri kete shkrim eshte treguar i zgjuar qe e ka ilustruar me foto pavaresisht se kujt i perkasin,ndersa n.q.se ai nuk e di se kush eshte takuar e kush eshte ne foto,do ti lutesha mos ti beje dem kesaj gazete e i rekomandoj qe te shkoje tek “nata” e ta lere “diten” ne nivelin e saj!
qesharake menyra se si rezuan nje president dhe qeveri legjitime dhe akoma me qesharake eshte fakti se me cfare njerezish dhe cfare qeverie e zevendesuan ate? dhe keto njerez qesharake mbeshteten nga BE dhe USA
Dy flamujt kanë ngjashmëri andaj gabimi është i kuptueshëm,[artikulli]
Sigurisht, sa ka Gjyshja me Gjyshin : )))