Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u uron të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë Festën e Pashkëve.
Kreu i shtetit tha se qoftë kjo ditë dhe gjithë të tjerat pas kësaj, ditë plot vullnet, kurajë dhe forcë për të përballuar çdo vështirësi.
“Dita e Ringjalljes na ndihmoftë të gjithëve për të besuar edhe më shumë tek e mira, për të qenë të prirur ndaj bashkëjetesës së harmonishme’, tha Nishani.
Ndërkohë presidenti Nishani nënvizon se ‘në këtë ditë të shenjtë, sfida e afrimit me BE-në varet më së shumti nga mirëkuptimi që do të jemi të zotë të realizojmë midis nesh dhe nga dëshira për të pasur një vështrim më të kthjelltë mbi të nesërmen’.
“Sivjet ne kemi sfidën e madhe për t’iu afruar edhe më shumë familjes europiane. Kjo sfidë varet më së shumti nga mirëkuptimi që do të jemi të zotë të realizojmë midis nesh dhe nga dëshira për të pasur një vështrim më të kthjelltë mbi të nesërmen. Të besosh tek e mira, te shpresa, te paqja dhe te jeta më e mirë, është oguri më i natyrshëm në këtë festë. Dhe ne meritojnë edhe shpresën, edhe jetën më të mirë. Gëzuar Festën e Pashkëve!”, theksohet në mesazhin e urimit të Presidenti Nishani.
Ik ore bajge president asgje nuk na bashkon ne me ty. Ti je nje plehre qe mbulon krimin, je nje ordiner qe merr shpesh udhezime nga kryekrimineli Sali. J ky je ti dhe ti nuk ke te drejte te flasesh per bashkejetesen fetare, MALLKUAR TY DHE PJELLA JOTE.