Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama duke e uruar për detyrën e re në drejtimin e qeverisë së Shqipërisë.
“Jam i prirur për të punuar me ju duke adresuar çështje dhe sfida të botës së sotme” shkruan presidenti Obama në fillim në letrës kopje të së cilës disponohet nga Top-Channel.
Si aleatë dhe miq shkruan presidenti amerikan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria tashmë kanë ndërtuar një partneritet me interesa të ndërsjellta. Ne jemi mirënjohës për vendosshmërinë e Shqipërisë, në angazhimin tonë të përbashkët në Afganistan dhe Siri sikurse edhe rrolin e Shqipërisë për stabilitetin e Ballkanit”.
Në vijim të letrës presidenti Barak Obama thotë:
“Unë e di që ju si kryeministër do të punoni në mënyrë konstruktive me të gjitha partitë politike në konsolidimin demokratik dhe ekonomik nëpërmjet reformave duke e çuar Shqipërinë më afër realizimit të aspiratës për t’ju bashkuar Unionit Europian. Ju keni vijueshmërinë e ndihmës në këto përpjekje”.
Presidenti Obama e mbyll letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama me këto fjalë.
“Ju lutem pranoni urimet e mija më të mira në një kohë që ju merrni përgjegjësi të reja. Nën udhëheqjen tuaj unë shpresoj dy vendet tona do ta thellojnë akoma më shumë partneritetin tonë të fortë.
Ju më mire na botoni letren jo citimet e gazetarit? Nuk shoh ndonje gje te vecante te ato qe thuhen ne kete lajm. Thjesht nje leter kortezie qe mund t’i ishte drejtuar kujtdo qe do zgjidhej kryeminister. Po te kishte ndonje adresim si person per edi ramen atehere do te beja tjeter koment.