Janë prezantuar sot në kryeministri, drejtori i ri i Teatrit të Operas dhe Baletit Ilir Kerni dhe ai i Galerisë së Arteve Artan Shabani.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama premtoi një reformë rrënjësore si dhe mbështetje për projektet në kulturë dhe art
“Ju siguroj për angazhim tim të plotë me zemër dhe mendje për të mbështetur idetë projektet dhe planet tuaja dhe të dy institucioneve tona të mëdha. Jam po aq plotësisht i angazhuar për të mbështetur një reformë tërësore të sistetimit tonë të kulturës dhe të artit ku sot preken gjurmët e një rrënimi. Po të mos ishit ju njerëzit e talentuar politikat rrënuese kulturore të gjithë këtyre viteve do të kishin shkretuar gjithë kulturën dhe artin tonë” tha Rama.
Rama vlerësoi edhe punën e ministres së kulturës Mirela Kumbaro ndërsa kërkoi bashkëpunim me artistët për të shënuar një faqe të re në kulturën e vendit.
“Unë kam besim se nën drejtimin e ministres Kumbaro, me bashkëpunimin tuaj dhe përmes dialogut ne do të hapim faqe të re të qeverisjes sonë të kulturës, për rritjen e cilësisë së produkteve kulturore dhe artistike. Sot dua ta felenderoj ministren për vizionin, për vullnetin e fortë dhe punën mbresëlënëse që ka nisur duke hedhur piketat e një reforme rrënjësore” tha Rama.
Gjithashtu kryeministri Rama i bëri thirrje të gjithë artistëve që ndodhen jashtë vendit të kthehen në atdhe për të dhënë kontributin e tyre duke u premtuar mbështjen e qeverisë.
“Shqipëria ka nevojë për talentin,aftësinë dhe ekperiencën e tyre dhe u premtoj se në këtë vend do të gjejnë mbështetjen e qeverisë” tha Rama.
I dashur kryetar Edi. Me vjen mire qe nuk e ke afer keshilltrarin e kultures Mirin e Kali Trojes. Po cne ky me qeverine tende o kryetar. Jam i bindur qe pas ca kohesh do ta degradosh si elektricist ne repartin e mirembajtjes se kryeministrise.
I nderuar kryetar bej nje prove dhe lere te arredoje nje apartament 2+1 ne Tirane, qe ti dale boja fare.
e pame e pame dhe reformen tende. Stuhi ne nje gote uji. Grive sallate me vite rjesht, te besuam e te ndoqem si ushtare, morem dhe ofendimet dhe percmimet e njerzve e tani thua jo nenpunes militante. epo shko meri ne kine nenpunsit, se ata qe jan ktu dhe te votuan, militante do je. Turp per ato qe thua e genjen ne mes te dites
Arti kishte nevoje per nje shkundje.Shume mire ka bere Kryeministri qe i ka hequr ato struktura te artrofizuara. Edi Rama unstoppable.