Deputeti Dritan Prifti i ka vënë në një peshore dje, kryeministrin Sali Berisha, kreun e PS-së, Edi Rama dhe atë të LSI-së, Ilir Meta. Pas lajmit për një koalicion parazgjedhor PS-LSI, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Prifti, tha për Gazeta Shqiptare se: “Për Metën kjo lëvizje ishte taktike, për interesat e partisë së tij”.
Sipas Priftit, Meta “siguron nga PS 4 deputetë, të futur në listat e PS-së dhe mbështetje për 6 kandidatë të tjerë në qarqe. Ky është premtimi i Ramës ndaj tij, përveç bashkëqeverisjes. Për PS, – u shpreh më tej Prifti – kjo është tradhti ndaj opozitës, interesave të saj, ndaj votuesve, idealeve dhe shpresave të tyre. Rama dhe Meta tashmë barazohen në sy të çdo shqiptari. Unë sot nuk shoh asnjë dallim mes Ramës, Berishës apo Metës. Politika duhet të prodhojë aleanca të reja në ditët që vijnë për t’u dhënë shqiptarëve një alternativë të pastër, larg pazareve të neveritshme për karrige.
Unë distancohem nga kjo maskaradë”, deklaroi ish-deputeti i LSI. Ishte pikërisht Prifti që i “dha” opozitës dhe posaçërisht Partisë Socialiste, një gur të fortë në dorë, në momentin që ai vendosi të bëjë publike videon e regjistruar me Ilir Metën, video e cila dëshmoi një akt korrupsioni të kreut të LSI-së. Pas shfaqjes së kësaj videoje, reagimi në radhët e opozitës erdhi duke u ashpërsuar kundrejt qeverisë së koalicionit PD-LSI. Nxitur nga kjo, PS thirri në protestë qytetarë nga e gjithë Shqipëria në 21 janar 2011, protestë e cila përfundoi me vrasjen e 4 pjesëmarrësve. Nga ana tjetër, Prifti u largua nga LSI-ja për të vijuar jetën e tij parlamentare si i pavarur. Pas këtyre ngjarjeve, pati një moment, kur Prifti u afrua drejt koalicionit të PS-së, por kjo deri më sot nuk u zyrtarizua me një bashkim të tij me grupin parlamentar të PS-së.
Ende nuk dihet nëse Prifti do të konkurrojë për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit. Pak kohë më parë zërat folën për një përfshirje të kandidaturës së Priftit në listat e kandidatëve të PS, në qarkun e Fierit, por duket se pas kësaj marrëveshjeje, gjasat për një bashkëpunim mes PS e Priftit zvogëlohen.
(GSH)
Care ndodh nese dikush “pa dashje”, nxjerr ndonje video tjeter te Metes ne Shtator, kur te jete ne Qeveri me PS-ne?
Do kerkohet nga PS denimi Ilir Metes :)? Do therrase Sala demostrate per rrezimin e kualicionit te turpit?
Ca farse
Kush eshte pa mekate le te hedhe gurin e pare !
Eshte fat , qe Jesusi ‘ose Jashari’ , nuk u perpoqen me ane te kesaj filozofie te shpetonin shembelltyren e te perdales ne keto ane . Dikur para 2000 vitesh njerezit kursyen nje te perdal se kuptuan se masa e mekatit nuk ka kandar . Sot pas 2000 vitesh njerezit ne shoqerin tone , te pamoraleshmit , jane te gatshem te mbulojne me gur kedo . Fati i te perdales qe jetoi ateher
Jam dakord me Nikun. Keta qe sot hedhin gure si p.sh. Dritan Prifti, Bamir Topi, etj. nuk jane pa mekate.
Nuk me cudite kualicioni PS-LSI, por me vjen keq per faktin qe keto pazare behen per interesat e tyre personale ne kurriz te popullit. Nuk ka rendesi per ke voton por rendesi ka qellimi i perdorimit te kesaj vote.
PS i humbet zgjedhjet. Nuk ka rendesi se si do te votojme ne, Sala i ka bere gati kutite e votimit qe do te numerohen. .