Mbush 65 vjeç më 14 nëntor dhe ka studiuar gjithë jetën e tij për të qenë mbret. Në moshën kur njerëzit shkojnë në pension, Çarls është ende në pritje për të marrë detyrën e mbretit. Shpesh mbrëmjeve, i lodhur nga përgatitjet e përditshme, punonjësit e dëgjojnë që mërmërin frazën e tij zakonshme: “Ah gjërat që bëj për Anglinë…”. Ja pra se çfarë ka bërë Çarls në 65 vitet e fundit
Më 14 nëntor, kur të mbushë 65 vjeç, princi Çarls do të bëhet trashëgimtari më jetëgjatë i fronit të monarkisë britanike. Vetëm Uilliami IV, i kurorëzuar në moshën 64-vjeçare në vitin 1830 e mbante deri më tani këtë rekord.
Edukimi
Është i pari pauses froni që ka shkuar në shkollë dhe është diplomuar. I ati Filip e dërgoi në Gordonstoun (Skoci), një vend të cilin Çarls e krahasoi me një burg nazist. Sjellja e Filipit ndaj tij ka qenë gjithnjë e tipit “noto ose mbytu”: Çarls ka mësuar të notojë por ka pirë edhe shumë ujë. Kur ishte i vogël zihej aq shpesh me të motrën Ana, sa i ati iu dhuroi të dyve doreza boksi. Raportet me të i ka ende të këqija, ndërsa ato me të ëmën, e akuzuar se ka qenë pak e interesuar për të birin, janë thjesht formale. Që i vogël, princi zhvilloi idenë thelbësore të jetës së tij: Do ta bënte botën më të mirë, duke ia nisur nga shtëpia e tij.
Familja
Figurën atërore, Çarls e gjeti te xhaxhai i madh, lordi Mantbaten, një njeri i shëtitur, i cili zgjodhi gruan e duhur për tw, mbesën e tij Amanda Knatchbull. Por Çarlsi i propozoi shumë vonë dhe kështu përfundoi në krahët e Dianës së re dhe naïve. Vetëm Kamila, e cila është njëkohësisht bashkëshorte, baba dhe nënë për të, i jep fund pasigurive të tij.
Në udhëtim
Nuk mban një celular dhe askush nuk mund ta telefonojë apo ta ndërpresë gjatë udhëtimeve dhe takimeve të tij. Gjithmonë merr me vete një kostum zie, në rast se dikush vdes papritur në shtëpi. Kur ka udhëtime private, nget një “Aston Martin”, të cilin ia ka dhuruar e ëma Elisabetë 44 vjet më parë. E ka modifikuar në mënyrë që të funksionojë me bio-karburant, që nxirret nga distilimi i verës dhe përpunimi i mbeturinave të djathit
Ushqimi
Nuk ulet kurrë për drekë, as në shtëpinë e tij dhe as jashtë. Mund të ndodhë që ndonjëherë të konsumojë ndonjë sanduiç ose ndonjë lëng portokalli. Ushqimi i tij i preferuar është torta me fruta e Uellsit. E ëmbëlson çajin me mjaltin. Nuk ha kurrë në avion sado që të zgjasë udhëtimi
Veshja
Çarls nuk është shëndoshur kurrë dhe prandaj mund të mbajë veshjet dhe uniformat, të cilat i vishte 30 vjet më parë. Ka rreth 50 lloj këpucësh, të gjitha të punuara me dorë nga Xhon Lob, kushtojnë 1000 euro pala. Por ia vlen vërtet sepse ka këpucë të cilat i përdor prej 45 vitesh. Këmishët i porosit te “Turnbull & Asser” duke paguar 400 euro për një. Në të njëjtin vit u shfaq në listën e burrave të veshur më mirë në botë dhe në atë të atyre më pak elegantë.
Kafshët dhe ambient
I do të gjitha kafshët përveç maceve. Në rezidencën skoceze të Birkhall, u jep ushqim ketrave, të cilët lejohen në kuzhinë. Ai mendon se është e nevojshme të angazhohemi të gjithë për të shpëtuar Tokën,dhe vetë e filloi duke vendosur në pallatin Bakingam (në vitin 1980) një kontenier për të mbledhur shishe bosh. Të gjithë e vunë në lojë.
Jeta ushtarake
Është komandant i dhjetëra regjimenteve, që për Krishtlindje iu dërgon arka me uiski. Si kolonel i Regjimentit Mbretëror të Uellsit ka shkruar për ushtarët, në anglisht dhe gjermanisht, një libërth udhëzimesh se si të flirtojnë me vajzat.
Kulturat e huaja
Është pro integrimit të popujve me njëri-tjetrin, admiron Dalai Lamën dhe kur takon njerëz nga Arabia e vendos firmën e tij në arabisht, gjuhë të cilën vazhdon ta mësojë.
Puna
Çarlsi punon 365 ditët e vitit, duke përfshirë këtu edhe Krishtlindjet. Gjatë 10 viteve të fundit ai ka udhëtuar 99 herë për llogari të qeverisë. Vetëm në 2012-n ka qenë i pranishëm në 657 evente zyrtare dhe ka pritur mbi 7500 persona në rezidencat mbretërore. Edhe ditëlindjen e tij do ta kalojë në Sri Lanka, në mbledhjen e kryeministrave të Komonuelthit. Duhej të shkonte mbretëresha, por ajo është gjithnjë e më e lodhur dhe këtë vit nuk do t’iu dorëzojë as dhuratat për Krishtlindje punonjësve të pallatit Bakingam. Për Çarlsin po afrohet koha e “punëve të mëdha”./D.Gjuzi
Informacion i shkurter qe nuk te lodh, por teper interesant.
Shkrimi mbyllet me nje fjali qe i permbledh te gjitha : Per Carlsin po afrohet koha e ” puneve te medha “, por ai deri me sot nuk ka bere asnje pune dhe sikur nje pune ne muaj te beje, kur te kurorezohet mbret do te quhen “pune te medha”. Sic duken bathet ka shume mundesi, te mos bej anje pune, se mund te largohet nga kjo bote, para Mbretereshes.
Ky spitullaq e yshti gruan te behej kurve,duke e acaruar me dhuratat e dashnores.