Prindërit e Caroline Crouch e dinë mjaft mirë sekretin e Babis dhe arsyen se përse ai e vrau bashkëshorten e tij. Kështu shkruajnë mediat greke dhe britanike.
Mediat greke shkruajnë se prindërit e Caroline dinë shumë më tepër për motivin e vërtetë të autorit të krimit, por edhe për një “sekret” që Caroline mund të ketë ditur çka bëri që burri t’i merrte jetën.
Ndërkohë që “The Sun” në Britani zbulon detaje të reja nga momenti i arrestimit të Babisit, transportimit të tij nga Alonissos për në Athinë. “The Sun” duke iu referuar një burimi policor shkruan se vrasësi fillimisht u transportua me anije nga Alonissos në Skiathos dhe prej andej me aeroplan në Athinë.
Por përse nuk u transportua me helikopter nga Alonissos në Athinë? “Operacioni ishte planifikuar në detaje. Ne nuk donim ndonjë rrezik. Ne e dinim në këtë fazë që ai ishte i rrezikshëm, i aftë për gjithçka” tha një nga hetuesit.
Sipas raportit, “oficerët e policisë dyshohet se kanë refuzuar të transportojnë burrin pilot të Caroline me helikopterin e policisë sepse ishin të shqetësuar se ai mund të përpiqej ta rrëzonte atë në një përpjekje për vetëvrasje” shkruan “The Sun”.
Babis Anagnostopulos u arrestua 37 ditë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.
o.j/dita
E nxorri fytyren kriminale, qelbesira.
Qeveria dhe media greke ti kerkoje falje Shqiptareve.
o pirdho
ta thanë fare mirë,”ne pasqyruam ato që kishte thënë ky qelbësira”!!
me sa kam parasysh ata,medja greke, nuk thanë”ne mendojmë se e kanë bërë shqiptarët o gjeorgjianët”,por thanë se “PILOTI(nuk e di përse theksohet profesioni në çdo rast)ka thënë se “mua mu dukën se mund të ishin të huaj,shqiptarë o gjeorgjianë””!këtu ka një ndryshim të madh!!është njëllo sikur ti të thuash “fajin e ka përkëthyesi dhe jo i përkëthyeri”!!përkëthyesi vetëm përkëthen,saktë, dhe nuk mban përgjegjsi çfar thotë tjetri!!
Mediat greke gjithmone i kane hedhur benzine zjarrit duke nxjerre perfundime perpara policise dhe gjykatave per autoret e krimeve te ndryshme duke etiketuar shqiptaret si autore.Kjo eshte fytyra e vertete e grekeve qe media i jep ze sepse jane racista dhe frikacake.Vetem me shqiptaret sillen ne kete menyre se me kombesite e tjera kane frike epse Shqiptaret nuk kane shtet qe ti mbroje.