Truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, mundi t’i shpëtojë arrestimit në muajin shtator të këtij viti, duke u mjaftuar vetëm me një shoqërim dhe marrje në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda më 16 dhe 17 shtator. Por megjithëse në gjendje të lirë për akuzën e gjobëvënies ndaj djalit të tij të dajës në Paskuqan të Tiranës, për Fatos Skejën dosja hetimore ende nuk është mbyllur dhe verifikimet vazhdojnë.
Gazeta “Dita” ka siguruar procesverbalin e marrjes në pyetje të ish-gardistit Skeja nga oficeri gjyqësor Ludovik Ndokaj më 17 shtator të këtij viti. Bëhet fjalë për makinën që efektivi i Gardës kishte marrë në përdorim nga prokurori i Shkodrës, Xhevahir Lita, por që më pas kjo makinë dyshohet se është përdorur në vjeljen e gjobës ndaj biznesmenit shqiptaro-amerikan Ramazan Hima.
Makina tip “Benz” u iku gjatë ndjekjes policore më 15 shtator në zonën e Dajtit, në operacionin e dështuar dhe që dyshohet se u dekonspirua. Por ndërsa u gjet pronari i saj prokuror, ky i fundit dëshmoi se ia kishte lënë në përdorim truprojës së ish-kryeministrit. Në këtë dëshmi të dhënë në prokurori nga Skeja, vihet re se si shpjegon ai mënyrën se si ia morën makinën në qendër, e disa paqartësi në shpjegime, si shkëmbimi i mjeteve me prokurorin, dërgimi i çelësave në shtëpi, apo detaje të tjera që për momentin e mbajnë gardistin si të dyshuar në gjobëvënien ndaj të afërmit të tij. Denoncimi për gjobëvënie është bërë nga vetë biznesmeni, që njëkohësisht është kushëri i gardistit. Skeja thotë në dëshmi se nuk ka probleme me djalin e dajës që kishte bërë denoncimin për gjobën 100 mijë euro, se ka qenë në një festë ditën që i morën edhe makinën. Se nuk e kërkoi mjetin më 16 shtator te Policia Rrugore pasi i thanë se ia morën me karroatrec, por u vu në kërkim të tij një ditë më pas.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PROKURORIA Pranë GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA – TIRANË
— Rr. “ Jordan Misja “ Tiranë
PROCES-VERBAL
PËR MARRJEN E TË DHËNAVE NGA PERSONI NDAJ TË CILIT
ZHVILLOHET HETIM
Në Tiranë, viti 2013, muaji Shtator, data 17.
Unë Ludovik Ndokaj, Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Për Krimet e Rënda Tiranë, në bazë të neneve 297 dhe 155-160 e vijues të K.Pr.Penale, mbaj këtë procesverbal me të dhëna përmbledhëse nga personi nën hetim, Fatos Skeja, i biri i Din dhe i Razije, lindur më 05.05.1975, Dibër, me kombësi Shqiptare, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, me profesion Oficer në Gardën e Republikës, me gjendje civile i martuar, banues në qarkun Tiranë, rruga Çollak-Farkë e Vogël-Tiranë, me Nr-ce~0694109622, me gjendje gjyqësore i padënuar, mbajtës i dokumentit identifikues pasaportë me nr-BJ9141634, pasi dyshohet për veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënie pasurie, parashikuar nga neni 109/b e 25 i Kodit Penal. Personit nën hetim iu komunikua e drejta për të mos dhënë shpjegime dhe se edhe të mos përgjigjet procedimi do të vazhdojë, në mbështetje të nenit 38/3 i K.Pr.Penale. Ju shpjegua gjithashtu se mund të shpjegojë gjithçka që çmon të dobishme për mbrojtjen e tij, në mbështetje të nenit 39/2 i K.Pr.Penale. Ju shpjeguan faktet për të cilat procedohet dhe arsyet e marrjes në pyetje të tij, si dhe të dhënat në ngarkim të tij, në mbështetje të nenit 256 i K.Pr.Penale. Me vullnetin e tij të lirë, personi ndaj të cilit zhvillohen hetime bën këtë:
DEKLARATË
Pyetje : Pozita proceduriale ju njeh të drejtën për avokat mbrojtës, a dëshironi të përfitoni nga kjo e drejtë ?
Përgjigje : Dëshiroj të jap shpjegimet e mia pa praninë e avokatit mbrojtës, pasi kjo që do të deklaroj është e vërteta, ndaj nuk është e nevojshme prania e një mbrojtësi. Pranoj të jap deklarime pa praninë e mbrojtësit.
Pyetje : A mund të na e tregoni të gjithë veprimtatinë tuaj të datës 15.09.2013 ?
Përgjigje: Unë kam në përdorim numrat e telefonit 0682027118 dhe 0694109622. Në datë 15.09.2013, rreth orës 09:30, i kam hipur makinës tip “Benz Rexhina”, që është në pronësi të vëllait tim, shtetasi Qazim Krasniqi dhe bashkë me fëmijët jam nisur për tek një kancelari, e cila ndodhet në zonën e Tiranës së Re, pa mbërritur tek Pallati me Shigjeta, pasi doja që të blija mjetet shkollore për fëmijët e mi. Tek rruga e Elbasanit jam takuar me shtetasin Aurel Cenolli, pasi me këtë person e kisha lënë që një natë më parë që të shkonim tek kancelaria, pasi ai i njihte personat që ishin atje. Pasi hipi në makinë shkuam tek kancelaria e cila ndodhet te Tirana e Re. Shkuam atje, morëm materialet shkollore për fëmijët e mi, jemi ulur dhe kemi pirë një kafe për rreth 30 minuta. Rreth orës 11:00, jemi ngritur nga kafja dhe shtetasi Aurel Cenolli ka zbritur tek blloku “Vasil Shanto”, ndërsa unë jam nisur në drejtim të shtëpisë që të çoja fëmijët në shtëpi. Në shtëpi kam mbërritur rreth orës 12:00. Pasi kam lenë fëmijët në shtëpi i kam telefonuar një shokut tim shtetasit Xhevahir Litës. Në telefon i kam thënë tekstualisht kështu; “O Xhev, nga je”, ai m’u përgjigj; “Në shtëpi”. Unë i thashë; “A je për kafe se jam t’u zbrit poshtë”, e ai më tha; “Po”, dhe më tha që të takoheshim tek “Princ Parku”, unë i thashë; “Takohemi tek gjuhët e huaja”, dhe i kam thënë; “ A të duhet makina sot, pasi më duhet të shkoj deri tek motra ime në fshatin Çekrez të Tiranës, dhe ti e di që atje është rruga copë-copë”. Xhevahiri më tha pa problem se nuk është t’u m’u dashtë sot”. Rreth orës 12:30, jam takuar me Xhevahirin dhe kemi shkëmbyer makinat, kemi ndenjtur rreth 5 minuta aty dhe më pas jemi ndarë. Xhevahiri është nisur në drejtim të qendrës me makinën time, ndërsa unë u futa tek rrugica e RTSH, për në drejtim të Tiranës së Re, pasi atje doja që të takoja shtetasin Bernard Prenga. Sqaroj që pasi u takova me Bernardin, unë e pyeta për të atin e tij, shtetasin Fran Prenga, pasi kisha një muhabet pune me këtë person, dhe Bernardi më tha që i ati i tij ndodhej në Rrëshen. Pasi u ndava me Bemardin rreth orës 12:45, jam nisur për në drejtim të qendrës dhe doja që të pija një kafe dhe jam ulur tek një lokal afër “Piacës” dhe kam pirë kafe vetëm. Rreth 30 minuta më vonë jam ngritur nga kafja dhe jam takuar në trotuar rastësisht me shtetasin Sasha Hoxha, pasi jam përshëndetur me këtë person, kam vënë re që makina nuk ishte me në vendin ku unë e kisha parkuar. Fillova të shqetësohesha dhe bashkë me Sashën filluam të pyesnim personat që ndodheshin aty afër. Disa persona më thanë që makinën ta kanë marrë me karroatrec. Pasi mora dijeni që makinën ma kishin marrë me karoatrec, i kam telefonuar nipit tim shtetasit Rexhep Skeja dhe i kam thënë; “Hajde dhe më merr përballë Piacës nga krahu i Muzeumit se më kanë marrë makinën me karoatrec”. Për rreth 15 minuta kam pritur nipin që të vinte të më merrte. Rreth orës 14:00, pasi nipi erdhi, jam nisur për në drejtim të shtëpisë me nipin tim dhe makinën e tij. Rreth orës 14.30 kam mbërritur në shtëpi dhe kam ndenjur në shtëpi sikur nuk më kishte ndodhur gjë, pasi nuk doja që familjarët e mi të bëheshin merak, gjithashtu nuk i kam treguar as pronarit të makinës, pra shtetasit Xhevahir Lita, pasi as këtë të fundit nuk doja që të bëhej merak. Në shtëpi kam qëndruar deri në orën 17.00, pas kësaj ore jam nisur në drejtim të Paskuqanit me gruan dhe dy fëmijët e mi me automjetin e nuses time. Në Paskuqan do të shkonim tek shtetasi Lavdrim Ahmati, i cili është vëllai i gruas time dhe kishte ditëlindjen e të birit. Në Paskuqan kemi mbërritur rreth orës 18.00. Pasi kam mbërritur tek shtëpia e mikut, jam përshëndetur me ta dhe më pas ka filluar festa e ditëlindjes së djalit të tij. Në festë kam ndenjur deri në orën 12-të të natës, pasi rreth kësaj ore bashkë me familjen jam larguar nga festa dhe jam nisur për në drejtim të shtëpisë. Sqaroj që gjatë gjithë kohës që kam qëndruar në festë nuk kam pasur biseda telefonike me ndonjë person. Në shtëpi kam mbërritur rreth orës 01:00 të mëngjesit të datës 16.09.2013. Kam ra me fjet dhe jam zgjuar në orën 07.00 të datës 16.09.2013.
Rreth orës 07.30 të mëngjesit jam nisur nga shtëpia dhe jam nisur që të çoja fëmijët në shkollë. Fëmijët i kam lënë në shkollë rreth orës 08.00 dhe nga aty jam nisur për në punë. Gjatë kohës që po shkoja në punë i kam telefonuar shtetasit Genc Peka, i cili është shok i imi. Në momentin që i telefonova e pyeta se ku ndodhej, ai me tha që jam në Qafë të Kasharit, une fillova t’i tregoj për problemin që më kishte ndodhur me makinën, ai me tha që nuk jam më në pozicionin e mëparshëm, pasi në vendin tim është emëruar Luan Shehu, dhe nuk të ndihmoj dot për problemin që ke. Pasi mbylla bisedën me Gencin, i kam telefonuar Xhevahir Litës dhe i kam treguar që ma kishin marrë makinën. Ai më tha, jam në Shkodër në punë, madje e di se ku është makina dhe më dha numrin e një oficeri policie të Drejtorisë së Tiranës, dhe me tha lidhu me këtë person dhe shko sqarohu me të. Unë pasi e mbylla bisedën me Xhevahirin, kam shkuar te stadiumi Dinamo dhe jam takuar me shtetasin Farn Prenga, dhe kam diskutuar në lidhje me problemet në punë me këtë person kam ndenjtur rreth 30 minuta. Më pas rreth orës 09.30 ka ikur tek Komanda e Gardës dhe jam takuar me shtetasin Artan Hoxha, dhe kam diskutuar me këtë person në lidhje me problemet e punës. Më pas rreth orës 11.00, jam larguar nga Garda dhe kam filluar aktivitetin e punës. Në mesditë, rreth orës 12.30-13.00 më ka telefonuar një oficer policie dhe më ka thënë që duhet të paraqitesha në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pasi duhet të sqaroja një problem. Kam shkuar në drejtorinë e Policisë rreth orës 14.00 dhe atje më kanë filluar të më pyesin në lidhje me ngjarjen e një dite më parë, për makinën që më kishin marrë. Atje iu dhashë të njëjtat shpjegime që po iu them edhe juve. Dje rreth 15.00 jam paraqitur dhe në prokurori, ku jam marrë në pyetje, pyetje e cila është lënë të vazhdohet dhe më datë 16.09.2013, ku dhe jam paraqitur sot. Rreth orës 16.15, dhe jam nisur në drejtim të shtëpisë. Pasi kam mbërritur në shtëpi jam munduar të lidhem në telefon me shtetasin Xhevahir Lita, pasi fola në telefon me të, më tha që nuk kishte mundësi që të më takonte. Kam ndenjur në shtëpi dhe nuk kam komunikuar me asnjë në telefon. Sot më datë 17.09.2013 jam paraqitur para jush dhe po jap deklarimet për të cilat ju po më pyesni. Kaq mund t’iu them në lidhje me makinën.
Pyetje : A e njihni shtetasin Ramazan Hima, nëse po, si jeni njohur me këtë person dhe çfarë lidhje keni me këtë person ?
Përgjigje : Po, e njoh. Është djali i dajës tim dhe marrëdhëniet me të janë shumë të mira midis njëri-tjetrit.
Pyetje : Gjatë gjithë ditës së diel, datë 15.09.2013, i keni pasur të hapur telefonat në përdorim tuaj ?
Përgjigje:Gjatë gjithë ditës telefonat i kam pasur të hapur.
Pyetje : A keni komunikuar me Xhevahir Litën pasditen e datës 15.09.2013 ?
Përgjigje : Nuk kam komunikuar me Xhevahirin. Ai me kish bërë telefon, por unë nuk e kam dëgjuar dhe nuk e kam hapur.
Pyetje: A ka ardhur Xhevahiri në shtëpinë tuaj në datën 15.09.2013 për t’u interesuar për punën e makinës apo mëngjesin e datës 16.09.2013 ?
Përgjigje : Nuk kam dijeni nëse Xhevahiri ka ardhur apo jo në shtëpinë time. Gjatë kohës që unë kam qenë në shtëpi ai nuk ka ardhur.
Pyetje : Ku e keni çelësin e makinës së Xhevahirit ?
Përgjigje: Çelësin e makinës e kam pasur në xhep dhe dje në datën 16.09.2013, rreth orëve të pasdites nuk e mbaj mend se sa ka qenë ora, kam dërguar nipin tim për të marrë makinën tek shtëpia e Xhevahirit. Unë kam shkuar tek banesa ime, e cila ndodhet tek lagja Çollak, banesë private pa numër. Nipi im që quhet Rexhep Skeja ka lënë çelësat e makinës së Xhevahirit dhe ka marrë makinën time që ndodhej atje. Tek banesa e Xhevahirit nipi më tha që ka takuar nusen e Xhevahirit.
Dua të sqaroj gjithashtu se gjatë ditës së diel, datë 15.09.2013, unë kam bërë thirrje vetëm me numrin tim AMC pasi numri im Vodafone nuk bënte thirrje, por vetëm pranonte, pasi nuk kisha bërë pagesën.
Pyetje : A keni gjë tjetër për të thënë ?
Përgjigje : Nuk kam gjë tjetër për të thënë.
Procesverbali, pasi lexohet, nënshkruhet nga pjesëmarrësi pa vërejtje.
DEKLARUESI
Fatos Skeja
Oficeri i Policisë Gjyqësore
Ludovik Ndokaj
po te ishte drejtesia ne pozita pune ky do te ishte ne teqe bashke me shkerdhenin.
ore po kaq trima jane keta, apo kujtojne se nuk i shpon plumbi e nuk ua tredh koqet spangoja e nuk ua pret veshet, buzet dhe gjuhen gershera e krasitjes?!!!! Keta si puna e ketij skejes e ca te tjereve qe kane qendruar pas ministrave si te forte, duhen palluar ne byth nga qente e zgjebosur te rruges ne mes te sheshit skenderbej, duke e transmetuar me kamera publike dixhitale te vendosura ne te gjithe Shqiperine
KY eshte kriminel i rrezikshem si BERISHA
bandat teroriste serbe jane te pafajshem denoni ata cera per nje cigare hashsa ju o minjte e gjykatave dhe mos tu dridhet goja ne vebdeimet qe jepni se me keta minjte e serbis sua mban
Dava malokesh, por te rrezikshem per shoqerine.
Hëmmmm!
Skejat e Sigurimit të Shtetit dje, në shërbim të “Penicilinës” sot.
Ky i biri i Berishes, ngjan si mongol ndersa syte e zgurdulluar tregojne etjen per para te lara me gjak…
Njĕ nga filozofet e Greqise se lashte,ne mos gaboj, Demokriti, thote nje gje shume te bukur per kete kategori:
KUR BEN NJE KRIM, EDHE NE MOS E DIFSHIN TE TJERET, AI TE RENDON GJITHE JETEN NE NDERGJEGJE…
Ndersa ky Skeja duket si dora e zeze e Familjes…
Per Skejen thone se eshte autori i djegjes se makines se MeroBazes?!…
Dava kriminelesh ordinere dhe mafjoze te paskrupullt, te cilet kane si devize te tyre , PARAJA NUK BIE ERE…
Por ne fakt Paraja , kur vjen nga Krimi, bie ere gjak!…
Mallkuar qofte kush e lindi kete fare te keqe!…
Ca lloj njerezish jeni juve me kaq smirellek ne bark ?
Kryebanditi e ndertoi sistemin e vet nga maja deri ne fund vetém me shtresa banditësh si puna e ketij skejës. Me cdo shtrese ndeshkonte dhe kontrollònte. Prandaj ne te gjitha shtresezimet shoqerore lindi urrejtja. Urrejtja e shembi ! Kryebanditi i mbaroi te gjitha shkollat por ajo qe duhet nenvizuar eshte se shpellaret sado qe ti shkollosh nuk ndryshojne kurrsesi. Shpellari shpellar mbetet aq i forte eshte mentaliteti i tyre fillestar? Shqiptaret duhet te kene kujdes kur zgjedhin!? Te mos shohin shkollimin por ne radhe te pare kushtet ku eshte rritur. Po qe shpellar di te shtiret si i mire por sapo mer pushtetin harroje miresine e tij…!
Keta ishin ` forcat e erreta`,qe shkonin tek qyteti studenti dhe rrihnin studentet e dhjetorit ne fillim te 91-shit.Ne ate kohe fajtori ishte:-O Ramiz,o shkerdhate,ti na cove refugjat!Po tani kush e coi ne Dajt kete `forcen e erret`Ramiz Alia?Po te rrefehet si ne teqe kjo `forca e erret`do te zberthehen shume enigma te demokratures vicidoliane,nga eleminimi Azem Hajdarit,Gramoz Pashkos,deri tek Arben Broci.
He looks like a chiwawa dog.
Po ca eshte kjo alibi,me ngriten makinen dhe nuk u interesove ti,na ora 12 deri ne mengjesin tjeter,duke patur dhe nr e tel te bashes e jo me te atyre cerave te bashes qe ngren makina,tel nuk merte vetem te mernin,1 tel te zotit te makines nuk ja bere,dhe te nesermen nuk vajte ku cojne makinat qe ngre karotreci,po kur erdhi dhe te mori nipi pse nuk i the te veje dhe te interesoheshe per makinen. Po keto alibi nuk i ha 1 kalama,dhe ai av megjithe mpleksen qe ke ber ti nuk ka pate ca te te ndihmoje me shume. Kjo eshte alibi per te then qe me denuan kote,qe mos te prishesh dhe me fisin,se qe eke bere ti se levize topi. Ti nuk dije gje qe djalit te dajos tend nuk i kan ven gjobe,shume habi,ti punon ne garde,bodigardi familjes milloshevic,cne kur ti shkon shume pse nuk ta beri djali dajos nje zile dhe te te thoshe ca hadhi kish. Ik e beje cicin
Ky maloku nuk ka nevoje fare per hetues se ka rene brenda vete, njehere thote qe e mora makinen “borxh” per te shkuar tek motra ne Cekreze, pastaj hidhet e thote qe me makinen e gruas, malokja paska lene gomarin dhe bredh me veture, ka shkuar tek vellai i gruas ne Paskuqan per ditetlindje. Gjate gjithe dites ka takuar dhe ka pire kafe vetem me shpellare nga Bernard Prenga , jo Fran Prenga, jo Cenolli jo Hoxha, e Peka etj, ore kur shkonte ne ne pune ky cfare ishte, shefi i kamandantit te Gardes, jo dado i femijeve qe i conte ne shkolle e gruaja krihej, etj pallavra. Ky pune paska pasur vetem gjobe venien, ka arritur deri tek djali i daljes duke e treguar cfare ndihmes bariu dhish i keq ka qene duke grabitur gjakune e tij pa le te tjeret, e ka mesuar nga Shkerdheni qe u merrte me canten e zeze bizneseve te dhjetat e familjes. Eshte shume e qarte por hetuesi nuk i ka bere asnje pyetje rreth ores ku ky plehre ka marre canten me euro i ndihmuar me makine nga Prokurori i Shkodres. Si ka mundesi te vjedhin makinen e ti shkon ne gosti e pi raki e nuk kujtohesh cfare te ka ndodhur me ate e aq me teper e marre borxh, por vetem kur te kane njoftuar qe makina eshte marre si prove e krimit per grabitjen e bere. Ke akuzuar te majtet ne pushtet qe jane peshe e lehte, por ti ore cuni i Dinit qe nuk di gje, pesha e ligjit eshte me e renda qe mund te ekzistoje, ndau me robt e familjes e bej gati rrobat per te shkuar atje ku te pret Zani Caushi ty edhe te tjereve per t’u mesuar lojen e kapjes se sapunit.
O plehre muti po ti duket sa kulture mbart qysh nga etiketimi emrit dhe paske goje te flasesh dhe ironizosh te tjeret? Si mund te paragjykosh ne kete menyre ? Po sigurisht,ndodh kur fshihesh pas vellos se internetit,burrat veprojne ndryshe!
te gjitha i din iliri i kadaifite dhe videos bashke me ramen po me kete veprim bejne ate qe familja berisha ta heq qafe vete kete teroriste ndersa shteti po te doje i mesone te gjitha ky di shume me shume sec mundete te mendojne kushdo vete m berishete e dine sa po vuajn me kete arestim e dini sa do ti groposi qe kushedi cpo heqe familja e ketij mijra kercenime qe ky mos te flase po shteti te bene gjemen e dine mire aa qe ishin ne pushtete ky eshte i vdekure tani u pervelua