Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Profil/ Flaudio, studenti nga Skrapari që në fundjavë punon në ndërtim
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Profil/ Flaudio, studenti nga Skrapari që në fundjavë punon në ndërtim
AktualitetLajmi i fundit

Profil/ Flaudio, studenti nga Skrapari që në fundjavë punon në ndërtim

DITA Online
Published January 13, 2019
Share
SHARE

Flaudio është një i ri nga Skrapari, i cili ashtu si shumë bashkëmoshatarë të tij ka zgjedhur Tiranën si një mundësi, jo vetëm për t’u arsimuar, por edhe për të krijuar të ardhmen e tij. Ai studion në vit të dytë për Financë-Kontabilitet. Flaudio ndjek rregullisht ccdo orë leksioni ne auditorët e Bujqësorit me dëshirën për të mësuar sa më shumë nga dega që ka zgjedhur.

Por ai nuk është i vetmi nga familja e tij që ndjek studimet në Tiranë. Bashkë me të edhe e motra ndjek studimet në nivelin “master shkencor” në “Inxhinieri Elektronike”. Të dy ata jetojnë me qira, ndërsa prindërve u duhet që të bëjnë një sakrificë jo të vogël për t’u siguruar dy fëmijëve të tyre mundësitë për të ndjekur studimet.

Flaudio është i vetëdijshëm se pavarësisht ndihmës që merr nga familja, ai duhet të punojë sa herë që i jepet mundësia për të siguruar disa të ardhura shtesë për të përballuar jetësën, qiranë, por edhe për të pasur lekë për argëtim. Ndaj ai ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tjerë, ka zgjedhur që të mos presë vetëm nga ajo që mund të bëjë shteti dhe prindërit për të, por të marrë vet fatin e tij në dorë dhe të punojë sa herë t’i jepet mundësia dhe sa herë që ka kohë, pa lënë pasdore studimet që janë dhe investimi real për një punësim më të mirë në të ardhmen.

Këtë fundjavë, megjithëse ai festonte ditëlindjen e tij të 20, atë e gjejmë në kantierin e ndërtimit që është ngritur për rikonstruksionin e konvikteve të mjekësisë. Flaudio është pjesë e firmës që ka marrë përsipër të kryejë rikonstruksionin ai tregon se punon me të sa herë që ka kohë të lirë, kryesisht në fundjavë. Ai thotë se puna nuk është turp dhe se e ka për nder që nëpërmjet saj të sigurojë vetë një pjesë të të mirë të të ardhurave për të vijuar studimet.

“Nuk do ta besoni kush është ustai që ndërton sallën e leximit për studentët e mjekësisë! ?

Flaudio Methoxha, vetë student i Financës në Universitetin e Tiranës, punon në ndërtim me firmën që rikonstrukton konviktet.  Çdo punë është nder, jam shumë krenar për ty e gjithë studentët që punojnë!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në twitter ndërsa i referohet pikërisht takimit që pati gjatë inspektimit të punimeve me Flaudion.

 

v.l/ Dita

DITA Online January 13, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • Hosteni says:
    January 14, 2019 at 12:33 am

    Edhe ky emer me kish mbetur pa e degjuar. Flaudio. Ah pika majmuneve.

    Reply
  • Korcari says:
    January 14, 2019 at 1:22 am

    Flaudio e ka nga halli.Po dhemia e keqe E.V e perdor ne menyren me te poshter.Me dore te maskarenjve kemi mbetur.

    Reply
  • Sokrati says:
    January 14, 2019 at 1:25 am

    Kane te drejte shoket e tij qe protestojne.

    Reply
  • Saras says:
    January 14, 2019 at 6:32 am

    Te hyfte HOSTENI…..
    . Nuk te pelqen ty emri i studentit….po ky i yti…apo ky eshte shume i degjuar dhe i njohur,sidomos nga bujqerit.

    Reply
    • Hosteni says:
      January 14, 2019 at 1:00 pm

      Hahaha…ve bast se ti e ke emrin Kejsi ose Kejdi apo Klejvi, Klajdi …vari leshte.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?