Beteja e Tiranës, akti final i sëcilës do të luhet më 21 Qershor do vendosë përballë një mjek të mirënjohur në Shqipëri dhe një politikan të ri, i cili prej 2003 ka qenë mjaft aktiv në jetën politike në vend.
Halim Kosova përballë Erion Veliajt janë emrat që dy partitë kryesore në vend kanë vendosur t’i vënë përballë njëri-tjetrit në bashkinë më të rëndësishme të vendit, atë të kryeqytetit.
Por cilat janë profilet e dy kandidatëve?
Halim Kosova, i lindur më 28 tetor 1954 është një politikan i ri, por një personalitet në fushën e tij. Ai ka përfunduar studimet në vitin 1977 në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe në vitin 1982 ka përfunduar specializimin në Obstetri-Gjinekologji. Veç shumë specializimeve në Shqipëri dhe jashtë vendit, Halim Kosova në vitin 1985 ka realizuar për herë të parë në Shqipëri marrjen e gjakut në fetusin ‘In-utero’, në periudha të hershme të shtatzënisë për diagnostikime të ndryshme. Kjo ngjarje ishte mjaft e rëndësishme për mjekësinë shqiptare në atë kohë.
Pas një periudhe të gjatë si mjek gjinekolog, në vitin 2001 ai emërohet Shef i Shërbimit në Repartin e Obstetrikës në Spitalin Universitar Obstreti-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, Tiranë. Në vitin 2004 zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i këtij spitali, post të cilin e mban deri më 3 Prill 2013, kur dhe zgjdhet nga kryeministri i kohës Sali Berisha si Ministër i Shëndetësisë.
Në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, Halim Kosova ishte në listën e deputetëve të Partisë Demokratike të qarkut të Tiranes, duke arritur të zgjidhet deputet, post të cilin do duhet ta lërë tashmë, pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për qytetarin e parë të Tiranës.
Erion Veliaj. Ndryshe nga karriera e gjatë dhe vlerësuar e Halim Kosovës si mjek, kandidati i Partisë Socialiste Erion Veliaj vjen nga një tjetër fushe, politika dhe aktivizmi para saj. I lindur në Tiranë më 19 Dhjetor 1979, Veliaj përfundon studimet Bachelor në Shkenca Politike në “Grand Valley State University” në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më pas ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar, me fokus tek Integrimi Europian. Shfaqja e parë e Erion Veliajt në skenën publike dhe politike në Shqipëri ishte në vitin 2003 kur ai themeloi lëvizjen “MJAFT”, një organizatë që do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët për organizimin e protestave të veçanta dhe kreative kundër qeverisë Nano në atë kohë, duke ngritur disa kauza sociale dhe duke tërhequr vëmendjen e rinisë dhe shtresave të tjera të shoqërisë.
Në vitin 2008 vendos që t’i kushtohet politikës. Erion Veliaj dhe lëvizja “Mjaft” krijojnë partinë “G99”, e cila në zgjedhjet parlamentare të 2009, mori rreth 13 mijë vota në të gjithë vendin. Në vitin 2011, Erion Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin, duke u kthyer në një nga figurat publike të socialistëve në shumë prej debateve para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 2013.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i qarkut Gjirokastër, mandat të cilin do ta linte pasi u zgjodh Ministër i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale, post të cilin e mban aktualisht.
Në këtë detyrë mori disa nisma të rëndësishme, siç është ajo e hapjes se dosjeve dhe reforma e pensioneve.
1). Reforma në pensione. Një ndër reformat më të guximshme, por edhe më të domosdoshme për qytetarët ishte reforma e pensioneve, e cila duke rritur përfitimet për të gjitha pagat rikthehu besimin e qytetarëve në skemë, duke e rritur numrin e kontribuesve me 93,392 vetë në vetëm 1 vit.
2). Tregu i punës. Me hapjen e zyrave të reja e moderne të punës dhe ndryshimin e imazhit të shërbimeve të punësimit, reforma e tregut të punës dha rezultatet e para duke rritur numrin e të punësuarve.
3). Pagesat sociale. Një sfidë me rëndësi ishte edhe situata me pagesat sociale për shtresat në nevojë, të cilët nuk i merrnin pagesat e muajve të fundit të vitit. Pastrimi i skemave nga abuziviteti, dixhitalizimi dhe mirë-administrimi i financave bënë të mundur që ata t’i merrnin të gjitha pagesat në kohë në vitin 2014.
4). Arsimi profesional. Një reformim të thellë pa edhe sistemi i arsimit profesional duke u orientuar drejt sistemit dual gjerman, duke i dhënë më shumë rëndësi praktikimit të aftësive teorike e duke i afruar aftësitë e nxënësve me kërkesat e tregut të punës.
5). Të përndjekurit politikë. Performanca e Veliaj në krye të MMSR do të mbahet mend edhe për guximin e treguar në nisjen e procesit të hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit si edhe në reformimin e sistemit të dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë, duke dhënë 4 këste në vetëm 1 vit, ndërkohë që në 8 vjet ata ishin dëmshpërblyer me vetëm 1 këst. /TCH
Më pas ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian…. Te adresa zyrtare e universitetit ky masterxhiu nuk figuron gjekundi. http://sro.sussex.ac.uk/view/creators/index.V.html.
Vetem ne Shqiperi behesh kryetar me shkolle te mesme si puna e Erjon Veliajt
reformator i shkelqyer, i duhuri per Tiranen, vetem VELIAJ
Nga cfare duhan shqiptaret dhe ne vecanti tiranasit ky Veliaj nuk ka bere asgje me karieren e tij politike, por te mos shqetesohet fare se e ka te mare Bashkine e Tiranes sic e mori Lulzim Basha ndaj Edi Rames.
Ky konkurim nuk ka nevoj per sondazh.
Minister i suksesshem dhe tani edhe kryebashkiak i suksesshem. Bravo Veliaj 🙂
turp dhe zhgenjim per socialistet emri i ketij te paafti total kur PS nuk i mungojn intelektualet e mirefillte
ISH SHITESI I FIQEVE TE QELBESIRES -alias- URA VAJGURORE
TIRANE – Në 7 maj 2012 në emisionin “Opinion” të Fevziut në Tv Klan tema e debatit ishte “Diploma Bossi, universitetet private”, kjo me rastin e zbulimit të faktit se djali i politikanit italian Umberto Bossi kishte marrë një diplomë në Universitetin “Kristal” në Shqipëri, pa shkelur fare në Shqipëri. Kritiku më iashpër në këtë debat ishte Erion Veliaj, i cili deshi të shfaqet si intelektuali i ri, i shkolluar në Perëndim, produkt i universiteteve më të mira, në kontrast me universitetet private shqiptare që shesin diploma. Gjatë emisionit, Fevziu kërkonte mendimin e Veliajt si atë të një intelektuali me formim perëndimor. Por Veliaj është shembull i diplomantëve të rremë që na vinë nga universitetet perëndimore.
Për të vërtetuar këtë do të mjaftonte që të silleshin si provë vetë fjalët që ka thënë dikur ministri i sotëm Veliaj, kur ka rrëfyer për shkollimin e tij në Perëndim. Veliaj, në intervista të ndryshme, është shprehur në mënyrë kundërthënëse për studimet e veta universitare. Në 25 mars 2008 Erion Veliaj ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazeta Shqiptare”, e cila në atë kohë i përkiste mikut të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, Carlo Bollinos, i cili do ta shiste tre vite më pas. Prandaj Veliaj nuk mund të ankohet se ia kanë tjetërsuar fjalët e tij. “Gazeta Shqiptare” e vitit 2008 është një burim po aq i besueshëm nga pikëpamja e Partisë Socialiste, sa gazeta “Zëri i Popullit”, që është organi zyrtar i partisë. Ja se çfarë thotë Veliaj në intervistën e tij te “Gazeta Shqiptare”, në 25 mars 2008:
“Unë kam mbaruar universitetin në Grand Valley State University në Michigan, SHBA dhe Master në University of Sussex, Angli… Gjatë gjimnazit kisha kursyer pak para vetëm për të paguar një semestër në universitet bashkë me një gjysmë burse për anglishten e mirë, që plotësonte vetëm kostot e mësimit. Shpenzimet e tjera më duhet t’i plotësoja me një punë gjatë pasditeve e mbrëmjeve me mirëmbajtjen e kampusit. Kam bërë çdo gjë, nga pastrimi i rrugëve nga bora, mbjellje pemësh e furnizimet në pika të ndryshme me kamionçinë. Sot vë buzën në gaz, atëherë kuptova se dhe po të isha person i pafat, minimalisht do mbijetoja me punë krahu që gjithashtu më jepte shumë kënaqësi. Pas një viti më mbaruan paratë dhe sado që të punoja nuk e plotësoja dot shumën. Ndaj vendosa që të punoja një vit, për t’ia rifilluar sërish më vonë me universitetin. Kisha planifikuar të shkoja në Chad të Afrikës Qendrore me një projekt të shkollës për të punuar me të rinjtë dhe po përgatitesha për t’u nisur atë pranverë.” (“Gazeta Shqiptare”, 25 mars 2008, f. 20)
Gënjeshtra më e vogël këtu është ajo që Veliaj kishte menduar t’ i bënte studimet universitare me shpenzimet e veta financiare. Në të vërtetë Veliaj mori një bursë nga Sorosi. Çka i mbaroi Erionit, që në fillim të vitit të parë jo në përfundim, nuk ishin paratë, por fati. Erioni pësoi një dëmtim shumë të rëndë në njërën këmbë gjatë një ndeshje futbolli amerikan në shkollë. Në rast se Erionit do t’ i ishin mbaruar paratë ai do të kthehej në Shqipëri si një invalid dhe do të ecte rrugëve me shkop. Por Erioni edhe këtu gjeti një donacion që i hapi derën e një klinike private të shtrenjtë, ku ai bëri një operacion që kushtoi 120 mijë dollarë, në sajë të të cilit këmba iu rregullua. Por kjo nuk ka shumë rëndësi nga pikëpamja e çështjes për të cilën po shkruaj këtu. Gënjeshtra e dytë e Veliajt këtu është se ai u largua nga Universiteti amerikan pas përfundimit të vitit të parë të studimeve. Por të vërtetën e ka thënë vetë Veliaj në një intervistë tjetër, këtë herë jashtë Shqipërisë. Pikërisht në pranverën e vitit 2008, kur Erion Veliaj thoshte këto fjalë për “Gazeta Shqiptare”, ai kishte dhënë një tjetër intervistë për filmin dokumentar “The Albanian Renaissance”, që ishte pjesë e serialit “Return to Europe”, i realizuar me financimin e Bashkimit Europian. Me “The Albanian Renaissance”(Rilindje Shqiptare) në film kuptohet ardhja në Shqipëri e Erion Veliajt dhe miqve të tij, për të vënë në zbatim projektin sorosian të Lëvizjes “Mjaft”. Në këtë film rrëfëhet një jetëshkrim i Erion Veliajt, herë me fjalët e këtij të fundit, herë të autorëve të filmit, por edhe në këtë rastin e fundit, sipas të dhënave që ka ofruar Veliaj. (Filmin mund ta gjeni në ëebsite returntoeurope.org.) Në film thuhet për Veliajn:
“Erioni u largua nga Shqipëria në 1998. Ai shkoi në SHBA ku studioi në Grand Valley State University (GVSU). Pas një semestri ai u kthye në Shqipëri që të ndihmonte në krizën e refugjatëve kosovarë, duke punuar në një kamp refugjatësh në Peshkopi.”
Veliaj, ndryshe nga çfarë ka thënë në intervistën e cituar më lart, në “Gazeta Shqiptare”, këtu thotë se ka kryer vetëm një semestër të studimeve universitare në SHBA, gjë që as kjo nuk është e vërtetë, se edhe pjesën më të madhe të këtij semestri, ai e kaloi në spital. Por edhe në intervistën e vet për “Gazeta Shqiptare”, në 25 mars 2008, Veliaj e pranon tërthorazi se nuk e ka përfunduar as vitin e parë të studimeve universitare, çka kuptohet kur ai përshkruan aventurën e pjesëmarrjes së tij në atë që e quan thjesht “kriza kosovare”: “Qe viti 1999, kur kriza kosovare kish arritur kulmin dhe nëna, e cila po ndihmonte çdo ditë me refugjatët në Tiranë, po më luste të kthehesha të ndihmoja në Shqipëri më mirë. Një organizatë në Michigan (International Aid Inc.) po rekrutonte staf për të menaxhuar kampet e saj të refugjateve. Fillimisht nuk më pranuan, isha vetëm 18 vjeç e pa përvojë, ndërkohë që kërkonin dikë minimalisht 35, me Master e të paktën një dekadë punë në terren. Por duhet të kenë qenë shumë të dëshpëruar për të nisur dikë, sepse pas 24 orësh më takuan, kësaj herë me një biletë njëdrejtimëshe për Tirane. Në fund të 24 orëve të tjera e gjeta veten në Peshkopi për të bërë punën më të vështirë që kisha bërë gjer atëherë, menaxhimi i këtij super-operacioni qe shumë më i komplikuar se çdo gjë tjetër që kisha bërë më parë. Na duhej të përballeshim me njerëz të sëmurë, të humbur, të plagosur apo dhe disa që mbyllën jetën aty ato ditë. E gjithë ajo kohë më duket një ëndërr shumë e largët. Sot që jam i kthjellët e kuptoj që i hyra një aventure, por që fatmirësisht qe e suksesshme”. (“Gazeta Shqiptare”, 25 mars 2008, f. 20)
Meqënëse vetë Veliaj thotë se erdhi me ngut në Shqipëri, në kulmin e krizës humanitare të shkaktuar nga dëbimi i shqiptarëve të Kosovës prej serbëve, dhe kulmi i krizës erdhi në mars 1999, atëherë del se Erioni ka ardhur në Shqipëri e shumta në prill 1999. Pra, ai nuk e ka përfunduar as vitin e parë të studimeve universitare. Merret vesh, Veliaj nuk ndërpreu shkollën për të punuar për një OJF që menaxhonte krizën, se ai e kishte ndërprerë tashmë shkollën për shkak të aksidentit që pati dhe tashmë, që nga muaji shkurt, gjendej në Shqipëri për periudhën e rikuperimit, duke menduar që të siguronte bnjë vend fitimprurës tek OJF-të që menaxhonin krizën. 18-vjeçari Erion erdhi, siç thotë vetë, në krye të një superoperacioni, për të cilin duhej minimalisht një 35 vjeçar me eksperiencë. Kuptohet se në këtë superoperacion kishte në dorë dhe superfonde financiare. Një nga arsyet për të cilat e vunë Erionin në krye të këtij superoperacioni, ishte se 18 vjeçarë si ai, u duheshin njerëzve të mafies humanitare ndërkombëtare për të nënshkruar dokumente, ashtu që ata të vidhnin me firmën e kalamajve si Erion Veliaj. A do t’ i besonte sot Ministri Veliaj një 18 vjeçari me diplomë gjimnazi, që ka braktisur studimet universitare një detyrë të rëndësishme, si ato që pati Veliaj gjatë krizës humanitare në kohën e Luftës së Kosovës, apo edhe në Kosovën e pasluftës? Kuptohet se jo! Në të vërtetë Erion Veliaj edhe sot nuk është i aftë për t’ i kryer ato detyra me të cilat u ngarkua në vitet 1999-2000.
Sipas atyre që na ka thënë Veliaj më lart del se ishte nëna e tij ajo që i paska thënë të braktisë shkollën për të ndihmuar “refugjatët” e ardhur nga Kosova (Është domethënëse përzgjedhja e termit: Erioni nuk thotë “të dëbuarit”, por “refugjatët”, a thua se shqiptarët e Kosovës ikën me vullnetin e vet nga shtëpitë e tyre), të cilët sipas Erionit ajo kishte filluar t’ i ndihmonte tashmë. Meqënëse nëna e Veliajt, e cila në atë kohë punonte me një pagë të lartë në një OJF amerikane në Tiranë (Qendra “Lincoln”) kishte nisur të punonte me pagë të lartë edhe në OJF-të që menaxhonin krizën humanitare, atëherë kuptohet se ajo po e ftonte djalin e saj që të vinte dhe ai në Shqipëri se ishte hapur “Sezami” si tek ajo përralla e njëmijë e një netëve dhe mund të fitoheshin shumë para nga OJF-të me të cilat ai kishte lidhje dhe që tashmë ishin përmbytur me para.
Më tutje Veliaj, në intervistën e tij të 25 marsit 2008, për “Gazeta Shqiptare” thotë se në përfundim të luftës ai shkoi në Kosovë: “Në qershor 1999 u kthyem bashkë me refugjatët dhe hapëm zyrën në Prishtinë. Pas një viti e gjysmë aty, vendosa të rikthehem në shkollë pas ditëlindjes së 20-të në Prishtinë”. (“Gazeta Shqiptare”, 25 mars 2008, f. 20)
“Hapëm zyrën në Prishtinë” thotë ky sharlatan i paturpshëm! Me ç’ atribute mund të vepronte kështu një 19 vjeçar, që zotëronte vetëm diplomën e gjimnazit dhe kishte braktisur vitin e parë të studimeve universitare? Çfarë ekspertize zotëronte ai me të cilën mund të asistonte Kosovën e pasluftës? Merret vesh, asgjë. Ai thjesht mund të luante komedinë e një eksperti të rrejshëm, ndoshta personazhi më grotesk i burokracisë ndërkombëtare në Kosovën e pasluftës. Në filmin “Albanian Renaissance” thuhet për Veliajn: “Në qershor 1999 Erioni shkoi në Kosovë për të ndihmuar që të rindërtoheshin dhe të ripajiseshin gjashtë spitalet kryesore regjionale dhe klinikat në Rrafshin e Dukagjinit”.
Kush e ngarkoi këtë djalë 19 vjeçar që mbante vetëm diplomën e shkollës së mesme, dhe nuk kishte kryer as vitin e parë të studimeve universitare, me këto detyra që kërkonin specialistë me përvojë, përveçse me diploma dhe me kualifikime shkencore? Përgjigjia është sorosianët të cilët gjendeshin me shumicë në burokracinë ndërkombëtare që kontrollonte Kosovën e pasluftës. Veliaj, 19 vjeçari me gjimnazi merrte një pagë të madhe, si të ishte një ekspert i kualifikuar. Abuzimet e Veliajt nuk nisën me Lëvizjen “Mjaft” në Shqipëri. Gjatë dy viteve, që nga marsi i vitit 1999, Veliaj u pagua me 4000 USD në muaj, përveç benefiteve të tjera, si dhe përfitimeve abuzive që siguroi duke shitur ushqime, barna dhe sende të tjera nga ndihmat humanitare.
Për të zbuluar të vërtetën e studimeve universitare të Veliajt këtu do të përsëris një citim që kam bërë më lart nga intervista e tij e 25 marsit 2008, për “Gazeta Shqiptare”, ku ai thotë se në përfundim të luftës ai shkoi në Kosovë: “Në qershor 1999 u kthyem bashkë me refugjatët dhe hapëm zyrën në Prishtinë. Pas një viti e gjysmë aty, vendosa të rikthehem në shkollë pas ditëlindjes së 20-të në Prishtinë”. (“Gazeta Shqiptare”, 25 mars 2008, f. 20)
Meqënëse Veliaj ka qëndruar në Prishtinë për një vit e gjysëm pas qershorit 1999, siç thotë vetë, kjo do të thotë se ka qëndruar deri në dhjetor 2000. Veliaj i nisi studimet universitare në SHBA në 1998, për ta ndërprerë vitin e parë, sipas fjalëve të tij, në mars 1999, por në realitet, që në nëntor 1998. Më pas, deri në dhjetor 2000, kur supozohet të ishte mesi i vitit të tretë të universitetit, Erioni ka qenë në Prishtinë. Sipas atyre që thotë vetë, në dhjetor 2000 vendosi të rikthehet në universitet, kur sipas rregullave të çdo universiteti në botë, mund të rikthehej vetëm në vjeshtën e vitit pasardhës, 2001. Erioni nuk e thotë se në ç’ vit të universitetit u rikthye, kur faktikisht ai nuk kishte përfunduar as vitin e parë.
Por Erioni nuk u rikthye saktësisht në shkollë. Ai e rrëfen kështu vazhdimin e historisë: “Nga përvoja në Kosovë, shumë grupe më kërkonin për punë afatshkurtër në menaxhimin e krizave të ndryshme. Kjo më lejonte të ndiqja shkollën, të kisha një punë dhe të udhëtoja pafundësisht. Një vit e kalova shumicën e kohës në Amerikën Latine, El Salvador, Republikë Domenikane, Peru, Argjentinë, Uruguai. Më pas, vitin e fundit në Afrikë, Afrikë të Jugut, Ruande, Burundi, Kongo (ish-Zaire), Tanzani, Kenia dhe Ugandë. Në fund mbylla tezën e diplomës në Afrikë dhe me mësimet nuk dola keq, përkundrazi. Në fund të vitit 2002 u diplomova për Shkenca Politike”. (“Gazeta Shqiptare”, 25 mars 2008, f. 20)
Si mund të bëheshin këto tre gjëra njëkohësisht, të cilat Veliaj thotë se i ka bërë: “të ndiqja shkollën, të kisha një punë dhe të udhëtoja pafundësisht.” Aq më tepër kur punët që bënte Erioni nuk qenë punë part time si ato që bëjnë shumë studentë, por misione ndërkombëtare gjithandej botës? Gjatë viteve 1998-2002, pra në kohën kur supozohet që Erioni të ketë kryer studimet universitare në SHBA, sipas vetë pohimeve që bën ai me sinqeritetin e tij cinik, ai ka qenë kudo, në Shqipëri, Kosovë, El Salvador, Republikën Domenikane, Peru, Argjentinë, Uruguai Afrikë të Jugut, Ruande, Burundi, Kongo (ish-Zaire), Tanzani, Kenia, Ugandë etj., përveç qytetit në SHBA supozohej të bënte shkollën. Në vitin 2000, kur Veliaj punonte në Kosovë, ai ka qenë njëherësh edhe konsulent i qeverisë së Rëanda-s. Në vitet 2000-2001 kur në Kosovë u bënë zgjedhjet e para vendore dhe parlamentare, Erion Veliaj, me të vetmen diplomë shkolle, atë të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, padiplomuar ishte atje si funksionar i OSCE-së, me detyrën e Kosovo-Outreach- Coordinator-Consultant!
E megjithëse Erion Veliaj në vitet e universitetit udhëtoi rreth botës pafundësisht, si Filias Fogu, ai megjithatë në vitin 2002, në krye të katër vjetëve, pretendon se ka marrë një diplomë nga universiteti amerikan?! Në rast se Erioni nuk gënjen, atëherë gënjen ky universitet kur thotë se është një shkollë serioze. Në rrëfimin e tij për filmin “Albanian Renaissance” Veliaj thotë se ai bëri një marrëveshje me Universitetin e tij, një vit pasi shkoi në Kosovë: “Në qershor 1999 Erioni shkoi në Kosovë për të ndihmuar që të rindërtoheshin dhe të ripajiseshin gjashtë spitalet kryesore regjionale dhe klinikat në Rrafshin e Dukagjinit. Një vit më vonë, Universiteti i tij, GVSU pranoi që ta lejojë atë që të punojë nëpër botë dhe të studiojë në distancë duke mësuar në të njëjtën kohë.”
Por në ndërkohë Veliaj nuk kishte shkelur në Grand Valley State University që nga fundi i semestrit të parë të vitit të parë, në 1998. Cili Universitet në botë, që mbahej si serioz, do të pranonte që të bënte në vitin 2000 një marrëveshje me një student që nuk kishte shkelur në Universitet që në vitin 1998? Merret vesh, ose GVSU nuk është Universitet serioz, ose Erion Veliaj mban një diplomë krejt false, jo më si ajo e djalit të Umberto Bossit, e cila gjithsesi nga pikëpamja proceduriale është e rregullt. Në çdo rast, diploma e Veliajt është e pavlefshme.
Krejt shkollimi i Erionit që nga viti i tretë i shkollës së mesme është një interval mes punëve të tjera. Pasi mori diplomën e rrejshme universitare, Erion-“Filias Fogu” i OJF-ve u kthye në Shqipëri: “Kur u ktheva në Shqipëri dhe me disa miq filluam MJAFT-in, arrita të shkëputem pak ditë në javë për rreth një vit, 2004-2005 për të përfunduar Master-in për Politika Europiane në Britaninë e Madhe (University of Sussex) mes një bursë Chevening të qeverisë britanike”. (“Gazeta Shqiptare”, 25 mars 2008, f. 20)
Si paska gjetur kohë Erioni të studiojë për master në në vitet 2004-2005, në Britaninë e Madhe, kur ai në atë kohë na mbiu çdo ditë ekraneve në Shqipëri me Lëvizjen “Mjaft”, më shumë se Fatos Nano që ishte Kryeministër dhe Sali Berisha, të marrë së bashku? Dhe pastaj çfarë lloj masteri është ky që vazhdoka “për rreth një vit”, kur studimet normale për master vazhdojnë dy vite? Vini re si thotë Veliaj më lart, me lehtësinë më të madhe: “arrita të shkëputem pak ditë në javë për rreth një vit”. Kjo do të thotë se Veliaj çdo javë, për gjatë një viti udhëtonte nga Shqipëria në Britaninë e Madhe me aeroplan. Shpenzimet për këtë janë kolosale për një punonjës të ri të një OJF-je, që ndonëse merrte një rrogë shumë të madhe për standardet shqiptare, ajo nuk i mjaftonte për të përballuar katër udhëtime në muaj për në Britaninë e Madhe. Madje këtu duhet pasur parasysh se Veliaj ka kryer udhëtime edhe në shumë vende të tjera të botës gjatë kësaj kohe. Merret vesh, Veliaj nuk ka kryer as studimet për master, dhe këtë gradë shkencore ose nuk e ka marrë fare, ose Universiteti i Sussex ia ka dhënë falë ndërhyrjes së Sorosit, në mënyrë abuzive. Pra, edhe masteri i Veliajt është si diploma e Universitetit “Kristal” e djalit të Umberto Bossit.
Por Renzo Bossi, djali i Umberto Bossit i cili mori një diplomë të rreme në Universitetin “Kristal” nuk i solli ndonjë dëm Shqipërisë, ndryshe nga Erion Veliaj, i cili me diplomat e tij të rreme sot është ministër që drejton një superministri e cila ka përqëndruar shumë sektorë ku qarkullojnë shumë para, të takapaguesve shqiptarë dhe të donatorëve ndërkombëtarë. Të gjitha këto para gjenden nën kontrollin e golden boy sorosian, Erion Veliaj. Ky që në moshën 18 vjeçare dhe në vazhdim, u quajt i aftë që t’ i besoheshin shumë milionë dollarë dhe euro donacione ndërkombëtare, nga të cilat ai ka vjedhur me sa ka mundur. Kryeministri Rama i cili mburret me reformën universitare duhet të bëjë transparencë për diplomat e ministrave të tij, duke nisur natyrisht që nga vetja. Nëse nuk e bën këtë ata mijëra studentë të cilët janë prekur nga kjo reformë selektive, dhe mijëra studentë të tjerë të indinjuar me mënyrën si po shkojnë gjërat në Shqipëri, do të thonë “Mjaft”, veçse kjo nuk do të jetë një “Mjaft” patetike si ajo e Veliajt në 2003, por një “Mjaft” që i ngjan kushtrimit luftarak, për të cilin ka nevojë Shqipëria që të shpëtojë nga diktati i sharlatanëve të çdo ngjyre politike.
SHITESI I FIQEVE NE FAQEN ONLINE TE GVSU-se
Nder te tjera, edhe pse eshte modifikuar ne dt. 15.05.2014 (sigurisht me kerkesene tij si kercimbuthe qe eshte) perseri thelbi nuk ka ndrushuar, thuhet:
“…. ka shpenzuar kohe per te studjuar ne GVSU…”
Qesharak deri ne humbje ndjenjash, pretenduesi per poltronen e kryebashkiakut te Tirones ne 2015-ten.
Ja Linku: http://www.gvsu.edu/alumni/module-spotlight-view.htm?entryId=0ACF6DBD-DD23-E772-95E2055347C746B9&siteModuleId=6510D038-0466-229B-61CF38FD1B8F7C19
Dhe teksti I modifikuar ne anglisht:
” Erion Veliaj, ’02
Though Erion Veliaj, ’02 chose Grand Valley by pure coincidence, his journey leading him to where he is today proves that it was destiny. A native of Albania, Veliaj has been named to a cabinet position in the new center-left government of Albania, following elections in 2013.
Veliaj was named Minister of Social Welfare and Youth last fall, and said he has high hopes to accomplish many goals on fronts including employment services, labor issues, social services, youth, pensions and more.
“All in all never a boring day at the ministry,” he said. “The outgoing government used and abused a lot of our social funds, so we’re scrambling to find a way to recuperate funds for those who most need them – the disabled, orphans, and the very poor. It’s a ‘Samaritan’ project of sorts, difficult but probably the most satisfying job in the world.”
Veliaj assumes the four-year ministry position in Albania after spending time studying international relations and political science at Grand Valley. He used his classroom experience to start MJAFT in 2003, a youth protest movement against corruption and lack of public services in Albania. The organization was awarded the United Nations Civil Society Award in 2004.
He discovered GVSU when a team from Grand Rapids came over to help at a local orphanage he volunteered at. At the time GVSU had helped set up the School of Social Work at his main university in Albania.
“It was suggested that I gave GVSU a go. It sounded like a great adventure, and so it was!” said Veliaj.
Veliaj said encouragement from his professors at Grand Valley helped him learn more about his chosen path and how he could use his talents for change. He said Professor Polly Diven encouraged him to move to Kosovo for a year following NATO liberation efforts there to learn about international relations first-hand rather than via a textbook. Veliaj also said his experience with Professor John Constantelos’ model-EU group was significant, as the students won a major tournament by running a mock government of Sweden. Constantelos also mentored Veliaj as he completed his capstone work in Rwanda following the proceedings of the genocide court in Kigali.
“I can’t think of any other place that encourages students to explore and learn on the ground like the team of professor-mentors at Grand Valley,” Veliaj said.
While he believes his proudest career moment is yet to come, Veliaj is quite pleased to see the thousands of people they have helped lift out of poverty in eight intense months. Though back in his native land, Veliaj admits he misses snow the most about GVSU.
This spotlight was compiled with assistance from GVSU Institutional Marketing and University Communications.
Page last modified May 15, 2014 “
E.Velia nje politikan qe duhet te mbeshtetet si profile e fizonomi I politikanit te sukseseshm te se ardhmes ,nje minister qe sa shkeli ne dere te qeverise,mori nje femije te plagosur rom me makinen e ministrit nga rruga dhe qoje per mjekim ne spital.Kjo ishte nje gjeste raste simbolike ,por ka raste qe njeriu dhe shoqria meson me shume nga nje gjeste pozitv i rastit njerzor simbolik se sa qindara leksione morali.Si minister ralizoi disa reforma te sukseseshme perfekte ne qeverisje 2 vjete ,eshte I gjalle dhe dinamik ,I shkathte dhe I sukseseshm .Sulmi per dasmen ishte me prapavije politike ambicioze.Eshte brilant.Po Halm Kosova ?.. KREJTESISHT I PA PERSHTATSHEM .Ka pranuar nje sfide prej budallai qe e ka te sigurte humbjen dhe turprimin ,ky nuk ka dhe moshen per ta rikuperuar humbjen te qendronte si gjinokolog .Tirana nuk ka nevoje per asistence lindje me gjinokolog plak, dhe ase nje kryetar plak , por ka nevoje per nje kryetar te ri energjik tu dale punve zot,ne nje Tirane qe e gjene te shpartalluar ,TIRANA duhet te jete : METROPOL Europian! dhe kete e ralizon vetem E.Veliaj,kam besim se do ralizoi me sukses me rindertimin e stacionit trenit qe shkatrroi per 24ore Luli ,gjithashtu dhe tramin ne raste se do ti duhet Tiranes.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#
XUME PROTOPAPA ! …je lodhur shume me shkrimin e gjate kunder E.Veliajt !Nejse ti je nga ata njerez me bote te zeze je ambicioz , je shembulli me negative qe shpalos vrere per E.V.Ne bote ka njerez me vullnet te forte qe kryene ne nje dite 100 pune ,ka dhe njerez te pa afte si ti te zhvullnetshem qe nuk arrijne te kryjene as 2 pune ne dite.Ankthi juaj kunder sukseseve te E.veliut me sa duket te ka transformuar ne nje moster.Ne se ditet e jetes tuaj te kane hidhruar prej kotesise e monotonise e merzitjes ,kjo ,kjo ndodhe sepse s’ke aftesi, shkathtesi,intelegjence,je dembel ziliqar.. ,te mungon qellimi. KRIJOJE !..Jepi nje finale jetes tende ,analizo me vemendje prirjet intelektuale,morale ,mundesit e tua ,ose ece si Erjon me 100 pune te kryera ose rri si ti me dy pune te mbrapshta qe ke harxhuar duke shkruajtur per biografin e pa autorizuar te Erijonit ,mjerimi juaj me keto shkrime nuk do lodhje te madhe per ta kuptuar e ke arritur .Baza morale e jetes jane gjithmon te njetat njerez fatal je armik i perpjekjes ,po pate lodhje jepi fond j…do te shkruajm nje epitapf te koka :ketu prehet i deshpruari !…~~~~~~#
MITROVICIAN ME LESH NE TRU
Kur te polli jot’eme nga Vaganica ne “shtepine e kurvave” te Gremnikut, veterinari i Rudarit te Vogel ngaterroi profesionin nga doktor lopesh ne doktor idiotesh, dhe beri te pamunduren qe te mos bije ne toke e nuk ja arriti dot: kaq i madh ishte demtimi qe pesove sa tu mbush rradakja me lesh ne vend te truve.
Me qe ke veshtiresi per te kuptuar shqipen, jo me ta shkruash ate, futja nje dopio shlivovice andej nga mejhanja e Selime Beranit ne Vinarcin e Poshtem, e ne se e gjen te mbyllur, mos hezito te vraposesh andej nga Vaganica tek Bari i Zades se Qerim Baliut, e pse jo te mos shijosh pak shurre kosovare ne fabriken e birres te Velibor Antoniçit ne Koshare.
Ja pse duheni shpjerdhur ju kosovaret e serbizuar nga trojet tona, bashke me ish shitesin e fiqeve ne vagonat e trenit, Erion Luanush Veliaj. Mos u frikesoni se do ngeleni pa breke ne bythe larg kufinjve shqiptare, do ju prese me kraet e hapura Nazifja e Qemal Beranit ne Kaçadollin klinikes me te fameshme ne Ballkan per nderrim seksi.
Ikni andej nga erdhet, kafshe te serbizuara, para se te rikthehemi ne tokat tona e t’ju tregojme ku bien kufinjte e thanave, e hidherimi t’jua thaje edhe ate pak peshtyme qe ju ka ngelur ne gurmazet tuaja bythgojore.
Me fale per lapsusin jam skifteri ,suksese G.Dita ~~~~~~~~~~~.